-
Këtë të shtunë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në Kishën Katolike në rrugës e “Kavajës”. Ai tha se në vigjilje të Pashkës kemi shumë nevojë të kujtohemi se dashuria e mund urrejtjen, se bashkimi e mund përçarjen.
8 Prill 2023, 17:45 -
-
-
VIDEO/ Vrasja e 37-vjeçares në Shkozë, momenti kur tezja shpërthen në lot
8 Prill 2023, 09:30 -
-
-
Vrasja në Tiranë, del emri, kush është 37-vjeçarja që u vra nga kunati i saj
8 Prill 2023, 07:16 -
Tiranë/ 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën në Shkozë, më pas vret veten! Dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor! 37-vjeçarja po flinte me vajzën 2 vjeçe kur u qëllua
8 Prill 2023, 07:00Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Policia po heton përfshirjen e një personi të tretë në ngjarje.
-
-
Meta dhe Berisha bëhen bashkë për takim në Vorë! Ish kryeministri kërcënon: Nëse FBI nuk e arreston Ramën, do e çoj atje ku e meriton
7 Prill 2023, 18:51Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë në një takim elektoral në Vorë, nga ku kanë hedhur sërish akuza ndaj Edi Ramës. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Vora është dëshmi e papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë.
-
-
Transport falas pas 14 majit, Shabani: Këlliçi na kopjoi gabim, e kemi vetëm për studentët dhe pensionistët! Ne gjenerojmë shpresë, partitë e vjetra pa surpriza
7 Prill 2023, 18:01Kryetari i Partisë ‘Nisma Thurje’ Endri Shabani pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit Berisha-Meta ka kopjuar skemën e tyre për transformimin e transportit publik në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, komenton platformën e Belind Këlliçit që premton për transport publik falas duke thënë se kanë të njëjtën skemë, por vetëm për 2 kategori, studentët e pensionistët.
-
Veliaj me të rinjtë: Fushata jonë modeste dhe me kosto të ulët! Puna e mirë flet vetë, s’kemi nevojë të premtojmë avionë falas
7 Prill 2023, 17:28Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me grupet dhe shoqatat rinore të qarkut, tha se Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit do të zhvillojë një fushatë modeste dhe me kosto të ulët.
-
-
Kërcënoi një grua që të tërhiqte kallëzimin për babain e tij, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë! Në banesë i gjenden dokumente të falsifikuara
7 Prill 2023, 13:02Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një grua. Në pranga ka rënë i riu L.S, i cili raportohet se ka kanosur një grua me qëllimin që kjo e fundit të tërhiqte kallëzimin në polici për babain e tij.
-
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, paraqitet sërish në SPAK për privatizimin e bazave të ushtrisë në Sarandë dhe Shëngjin
7 Prill 2023, 11:10Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish në SPAK mëngjesin e ditës së sotme. Kjo është hera e dytë që Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.
-
Morën me qira ‘Audi Q8’ në Kosovë dhe e shitën në Tiranë, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët që i hoqën pajisjen GPS
7 Prill 2023, 10:59Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shitën një makinë “Audi Q8” të marrë me qera në Kosovë. Në pranga kanë rënë K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë. Ndërsa u shpallën në kërkim edhe F. B. dhe J. C si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme.
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, 2 të arrestuar në Vorë! U merrnin nga 600 euro për person
7 Prill 2023, 09:05Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm
-
-