-
15 Shkurt 2022, 15:12
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:07Në krah të Bardh Spahisë dhe Voltana Ademit, i bëri thirrje qytetarëve në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale më 6 mars, që të mos votojnë në logon e PD, pasi do të jetë "një votë e hedhur kot". Sipas Berishës, vulën dhe logon e PD, Bashës ja ka dhënë Rama, ndërsa thotë se 'beteja' e tij është me të dy.
-
Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, Eduart Ksolla mohon autorësinë e krimit: S'kam qenë në vendin ku ndodhi ngjarja! Hetuesit i gjejnë gjurmë baruti në duar
15 Shkurt 2022, 10:2830 vjeçari Eduart Ksolla, i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjecarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.
-
Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, vihet në pranga 30-vjeçari! Në '96 një nga familja Tonaj i vrau babanë
14 Shkurt 2022, 17:07Policia ka arrestuar si autor Eduart Ksollën, 30-vjeç lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re, i cili dyshohet se ka vrarë për gjakmarrje 47-vjeçarin, Prek Tonaj. Eduart Ksolla është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj.
-
Luftë kanabisit, krerët e bashkive të veriut: Duam ndihmën e policisë! Ademi: Shkodra zonë problematike! Gjonaj: Kryeashkiakët telefonohen nga trafikantët dhe policët han e pinë me to
14 Shkurt 2022, 15:20Kryetarët e Bashkive të veriut të Shqipërisë kërkojnë më shumë bashkëpunim me policinë në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ata kërkojnë kontroll të imtësishëm nga efektivët e thjeshtë të zonës deri tek kryetarët e bashkive, që sipas vetë kryebashkiakëve shumë prej tyre hanë e pinë me trafikantët e drogës
-
-
-
Del fotoja, kush është 47-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër
13 Shkurt 2022, 19:56 -
-
Ekzekutohet me armë zjarri punonjësi i Ujësjellësit në Shkodër! 47-vjeçari u qëllua me kallashnikov brenda në lokal! Viktima 11 vite më parë tentoi të merrte hak për 2 vëllezërit e vrarë (VIDEO)
13 Shkurt 2022, 19:24Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi 47-vjeçari Prek Tonaj në fshatin Grudë të Shkodrës. Punonjësi i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër u qëllua për vdekje teksa ndodhej në lokal në qendër të fshatit nga një autor ende i paidentifikuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje pasi 11 vite më parë Tonaj është arrestuar pasi së bashku me 2 persona të tjerë, pasi tentuan të vrasin një person.
-
PD i përgjigjet Berishës: Në Shkodër u shfaq aleanca e 'non gratave'! Berisha s'tha asnjë fjalë për Tom Doshin! Vrerë e mllef ndaj demokratëve
12 Shkurt 2022, 20:04Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër, si kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhje te pjesshme të 6 marsit. PD shprehet se sot në këtë qytet u shfaq aleanca e ‘non gratave’ ndërsa shtojnë se Berisha nuk tha asnjë fjalë për Tom Doshin. PD më tej thekson se kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ kanë vetëm një mission, të bëhen mburojë e ‘non gratës’ dhe të dëmtojnë PD-në.
-
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Berisha thirrje kandidatit të Bashës: Hiq dorë nga kjo fushatë! 6 marsi është i Bardh Spahisë
12 Shkurt 2022, 16:19Ish-kryeministri Berisha, i bëri thirrje kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushatit. Berisha i bëri thirrje këtij të fundit ta lërë këtë fushatë, të bëjë disa ditë pushim dhe të takohen më vonë përsëri, se gabime bëjnë të gjithë.
-
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Spahia sulmon Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët! Më votoni për t'i treguar atyre që mbajnë zyrat se partia është e jona
12 Shkurt 2022, 16:01Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e "Shtëpia e lirisë", ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre për qëllime personale dhe për t'u pasuruar.
-
Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati: Nuk do merrem me politikë të madhe por me qytetin tim
12 Shkurt 2022, 15:19Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër Xhemal Bushati ka zhvilluar një takim me qytetarë në Shkodër duke i kërkuar votën dhe premtuar se synimi i tij kryesor është të ndryshojë faqen e Shkodrës dhe të zhvillojë sa më shumë atë duke ia kthyer qytetarëve.
-
Restaurimi i shtëpive në Pedonalen ‘Kol Idromeno’ në Shkodër, Ministrja e Kulturës: Grante për pronarët në zona muzeale
10 Shkurt 2022, 18:19"Bonusi i rijetëzimit" për restaurimin e shtëpive në zonat muzeale u prezantua në qytetin e Shkodrës. Ministrja e Kulturës tha se pronarët e këtyre objekteve historike do të përfitojnë nga 10 deri në 50 mijë USD.
-
Zgjedhjet e 6 marsit, prezantohet kandidatja e PS për Shkodrën, Majlinda Angoni: Shkodranët s'kanë më kohë për të humbur! Gjiknuri: Basha dhe Berisha, 2 të dështuar
9 Shkurt 2022, 17:50Majlinda Angoni do të garojë për PS në Shkodër, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ajo u prezantua sot te shkodranët, ku i kërkoi t'i besonin votën për t'i kthyer Shkodrës 'atë që i ka munguar për 30 vite'.
-
Ambasadori italian në Shkodër: Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat! Reforma në Drejtësi kyçe për integrimin në BE
9 Shkurt 2022, 14:02Nga Shkodra ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci tha se është besimplotë se këtë vit do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në. Bucci theksoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, por ndër to për procesin e integrimit është reforma në drejtësi
-
VIDEO/ Goditje dhe pështyma ndaj një vajze gjyqtare, ja modeli i futbollit që Armand Duka promovoi sot në Shkodër me Lazër Matijan
8 Shkurt 2022, 16:05Nëse doni të kuptoni se çfarë modeli promovon prej vitesh Armand Duka në Federatën Shqiptare të Futbollit, mjafton të shikoni këtë video skandaloze. Burri në rreth quhet Lazer Matija, njeriu që Armand Duka sapo zgjodhi në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, duke manipuluar zgjedhjet përmes së njëjtës skemë që vodhi edhe në zgjedhjet e Tiranës.
-
Ekzekutimi i Pashko Ujkës, familja ofron 25 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në gjetjen e vrasësit
8 Shkurt 2022, 13:44Familja e Pashko Ujkës ofron 25 mijë euro shpërblim për këdo që do të ofrojë ndihmë për gjetjen e autorit, të vrasjes së të afërmit të tyre. Kështu ka bërë me dije e bija e ish-deputeti, i cili u ekzekutua në mënyrë mafiozë në mes të qytetit të Shkodrës më 29 Nëntor 2021
-
