-
Dëmtimi i Parkut Kombëtar të Apolonisë/ drejtoresha: Ndodhi më 13 prill gjatë karantinës, kanë nisur hetimet! Pritet që këtë javë të nisë restaurimi
Drejtoresha e Parkut Kombëtar të Apolonisë, Ornela Durmishaj në një prononcim për mediat shprehet se pritet që këtë javë të nisë puna për restaurimin. Ajo ka shtuar se është dëmtuar një monument gjatë mbylljes totale, monumenti i Nimfeut, i cili është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë.
13 Qershor 2020, 10:38 -
-
SHBA: 800.000 dollarë për rindërtimin e monumenteve në Shqipëri të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit
Në kuadër të ditës Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, ambasada amerikane në vendin tonë ka dhuruar 800.000 dollarë për ruajtjen e monumenteve të kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë të dëmtuara nga tërmeti I 26 Nëntorit.
18 Prill 2020, 18:46 -
-
Moti i keq shemb një pjesë të banesës monument kulture në Gjirokastër (VIDEO)
Është shembur në Gjirokastër muri anësor i një banese tre katëshe e cila është monument kulture. Shembja e murit së banesës tre katëshe Çani ka ndodhur për shkak të moti të keq. Për këtë është lajmëruar edhe DRKK Gjirokastër.
14 Nëntor 2019, 19:24 -
Lezhë, objekte kulturore dhe site arkeologjike drejt degradimit
Të shumta janë objektet kulturore të cilat po shkojnë drejt degradimit pasi nuk janë përfshirë ne fondin e mbrojtjes apo ruajtjes se tyre. Shqetësimi është ngritur në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë Lezhë . Ndërsa në Roskovec në këtë ditë ndërkombëtare të trashegimisë kulturore është shpallur projekti për restaurimin e kishës së Shen Gjergjit.
18 Prill 2019, 18:20 -
Berat/ Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Sinjë e harruar, monument kulture i kategorisë së parë
Edhe pse është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, kisha e Shën Mërisë në fshatin Sinjë të Beratit është lënë në harresë. Kjo kishë është ndërtuar në shekulli XII-XIII, në zemër të një shpelle, në një terren mjaft të vështirë shkëmbor, ndërsa vlerat që mbart janë mjaft të rralla.
1 Dhjetor 2018, 17:10 -
Ura e Kurçajt në Krujë drejt shkatërrimit, asnjë përkujdesje për monumentin kulturor
Ura mbi lumin Zerzë të fshatit Kurçaj edhe pse është monument kulture ajo po shkon drejt shkatërrimit total. Shirat e rrëmbyeshëm dhe mungesa e përkujdesjes ka bërë që ajo të degradohet totalisht.
22 Qershor 2018, 22:56