-
-
Reciprociteti i targave, serbët paralajmërojnë barrikada! Osmani: Respektojmë ligjin, s’tërhiqemi! Vuçiç: Do bëjmë rezistencë, s’iu lejojmë të na vrisni
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova nis konfiskimin e makinave me targa serbe më 31 tetor, kur është vendosur edhe afati i fundit nga kryeministri Albin Kurti për reciprocitetin.
27 Tetor 2022, 10:10 -
-
Negociatat për Kosovën në OKB dhe Serbisë në BE? Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shpejt
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre. Në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për të cilin dihen pak hollësi.
26 Tetor 2022, 19:46 -
Kriza energjetike, Vuçiç-Rama-Kovaçevski në video konferencë! Presidenti serb: Folëm për një 'dimër të sigurt'
Presidenti i Serbisë, Aleksnder Vuçiç, ka njoftuar në Instagram se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Vuçiç njoftoi se kanë biseduar për situatën energjetike për këtë dimër si dhe hapat e përbashkët në lidhje me takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
26 Tetor 2022, 12:52 -
-
Reciprociteti me Serbinë/ Albin Kurti i vendosur pas kërkesës së BE: S'do ketë shtyrje të afatit për targat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor, ajo që ishte përcaktuar që në fillim.
25 Tetor 2022, 12:57 -
-
-
Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën dhe çështje rajonale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.
24 Tetor 2022, 15:21 -
Qeveria e re në Serbi, Ivica Daçiç zgjidhet Ministër i Jashtëm
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç. Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.
24 Tetor 2022, 08:36 -
-
Osmani: SHBA-ja s’ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke me Serbinë! E vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.
23 Tetor 2022, 13:00 -
-
Kosova ‘merr’ liberalizimin e parë, lëvizje vetëm me kartë identiteti mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ministrat e jashtëm të BP kanë rënë dakord në Berlin për lëvizjen e lirë me karta identiteti mes shtetasve të rajonit, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale!
21 Tetor 2022, 18:04 -
Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman?
Që nga viti 2012, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një dialog politik për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së. Aktualisht synohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve - gjë që ende nuk ka ndodhur. Dialogu është ndërprerë disa herë. Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh.
21 Tetor 2022, 10:10 -
Pas vizitës në Kosovë, Escobar mbërrin në Beograd: Pres vazhdim dinamik të dialogut
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”.
20 Tetor 2022, 12:37 -
-
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd paralajmëron Serbinë: Kjo nuk është 'nëna Rusi'
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare
19 Tetor 2022, 19:28 -