-
Shtëpi me ‘borxhe’! Kapet niveli më i lartë i kredive për banesa në 3 vitet e fundit, 362 mln € në 6 muaj
Vetëm në gjysmën e parë të vitit shqiptarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese ose 24% më shumë se vjet. Banka e Shqipërisë ka evidentuar 2 arsye kryesore, çmimet e larta të pronave dhe kufizimi i kredisë për blerje shtëpie që ndërmori banka dhe që nisi zbatimin nga 1 korriku.
27 Gusht 2025, 14:54 -
Dëmshpërblimi i ish- të dënuarve politikë, publikohet lista e parë e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë
Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti.
26 Gusht 2025, 15:24 -
ILD kalon ‘provimin’ e Ministrisë së Financave, përmbush 59 detyrimet: Sistemi i kontrollit të brendshëm rezultoi efektiv!
Gjatë javës së parë të qershorit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave
21 Gusht 2025, 12:03 -
Çmimet e referencave/ Profesionistët letër Ministrisë së Financave: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet
Aleanca e Profesionistëve të Lirë paralajmëron se çmimet e referencës nuk ndjekin tendencën e tregut, për rrjedhojë politika të tilla do të nxisin tendencën rritëse të çmimeve të shitjes së apartamenteve.
20 Gusht 2025, 10:33 -
Tregtia dhe turizmi rrisin fitimet, prodhimi ‘Made in Albania’ shënon rënie në 5 muajt e parë të vitit
Ministria e Financave ka publikuar së fundmi raportin e monitorimit të situatës makroekonomike janar-maj 2025, ku rezulton se të gjithë sektorët e ekonomisë kanë rritur fitimet me përjashtim të prodhimit. Fitimet e bizneseve në këtë periudhë arritën në 285 milionë euro ose 18 milionë euro më pak se plani.
9 Gusht 2025, 16:00 -
-
Referencat rritin dhe taksën mbi pronën, çdo vit priten 26 mln € më shumë në buxhet! Po bëhet gati ‘reforma e taksimit’
Rreth 26 milionë euro më shumë të ardhura do të përfitojë buxheti i shtetit nga referencat e reja të pronave që hyjnë në fuqi në 1 janar 2026. Për shkak të rritjes së vlerës së pronës do të rriten edhe taksat që do të paguajnë qytetarët. Ministria e Financave paralajmëron reformë tjetër për taksimin e pronave.
25 Korrik 2025, 17:02 -
Sigurim i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve, do ngrihet Fond Kombëtar! Kush nuk paguan, nuk merr shërbime publike
Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim thuhet se do të ngrihet 'Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. Kush nuk bën sigurimin e banesës nuk merr shërbime nga Kadastra, e-Albania dhe QKB.
23 Korrik 2025, 22:11 -
Bregdeti i 'pakapshëm', çmimi për metër katror në Durrës e Sazan 2000 euro! Ministria e Financave publikon referencat e reja
Hovi i çmimeve të kripura të pronave nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që Ministria e Financave ka bërë publike. Sikundër Report TV e pati paralajmëruar, çmimet e reja të metrit katror në vend do të rriten me gati 100% në jug dhe deri më 300% në bregdetin e Durrësit (Vollga).
23 Korrik 2025, 17:02 -
Nga 1 janar 2026 nis rivlerësimi i pronave, tatimi do të jetë 5%! Përfitojnë bizneset, por edhe banesat në proces legalizimi
Një tjetër rivlerësim i pasurive të paluajtshme pritet të ndodhë, nga 1 janari 2026. Projektligji është hedhur për konsultim publik dhe parashikon normë tatimore 5% për çdo pronë të rivlerësuar, tokë, apartament apo truall nga qytetarët apo bizneset.
23 Korrik 2025, 16:51 -
Ministri Malaj vizitë në dy biznese në Lushnje, apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt
Gjatë bisedës me përfaqësues të këtyre bizneseve, Ministri theksoi rëndësinë që çdo tregtim nga ana e tregtarëve të pakicës i produkteve bujqësore dhe blegtorale, si produktet e bulmetit apo produktet e mishit, duhet të shoqërohet me faturë fiskale.
18 Korrik 2025, 12:30 -
Në gjashtë muaj u mblodhën 366 mld lekë të ardhura, ndikim pozitiv rritja e pagave të shtetit! Shtohen edhe shpenzimet
Gjashtëmujori i parë i vitit është mbyllur me 366 miliardë lekë të ardhura nga tatimet e taksat. Tatimi mbi pagat ka pasur kontributin më të madh në rritjen e të ardhurave në këtë periudhë. Ndërkohë Ministria e Financave raporton për shpenzime në vlerën 332 miliardë lekë, duke bërë që gjashtë muajit e parë të vitit të mbyllen me suficit.
18 Korrik 2025, 12:27 -
-
Pensionet dhe ‘Mbrojtja’ marrin ‘pjesën e luanit’, buxheti i institucioneve rritet me 210 mln € deri në 2028! Ushtria 80 mln euro më shumë
95 institucione do të marrin 210 milionë euro më shumë para nga buxheti i shtetit deri në vitin 2028. Në programin buxhetor afatmesëm që ka hyrë në fuqi, rritja më e madhe e shpenzimeve parashikohet për pensionet dhe mbrojtjen, ndërsa buxheti do të ulet për drejtësinë dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
9 Korrik 2025, 16:35 -
Bujqësia e nënfinancuar/ Sejko kërkesë bankave: Shtoni kreditimin, sektor jetik për ekonominë! Malaj: Garanci sovrane 3 mld lekë
Në një kohë kur bujqësia po vuan kreditimin, Guvernatori Sejko dhe ministri i Financave Petrit Malaj kërkojnë nga bankat që të japin më shumë kredi për sektorin dhe të jenë të gatshme të zbatojnë garancinë sovrane prej 3 miliardë lekësh, të vendosur nga qeveria shqiptare.
8 Korrik 2025, 10:36 -
Në prag zgjedhjesh ministritë e bashkitë rritën borxhet, deri në mars shkuan 94 mln €! Institucionet 40 mln euro investime të papaguara
Në tremujorin e parë të këtij viti, në pragun e fushatës elektorale, detyrimet e prapambetura të ministrive dhe bashkive në vend arritën në 94 milionë euro, me një rritje me 21 milionë euro. Sipas raportit të Financave, borxhet më të mëdha të institucionet qëndrore e vendore lidhen me mungesën e lukuidimit të investimeve ndaj privatit.
20 Qershor 2025, 20:23 -
VKM/ Qeveria i jep Ministrisë së Financave rolin e aksionarit të parë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”.
19 Qershor 2025, 17:41 -
Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, nuk u realizuan investimet! ‘Financat’: Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld euro
Pesëmujori i parë i vitit është mbyllur me 3 miliardë euro të ardhura nga tatimet e taksat dhe nga arka e shtetit janë shpenzuar 2.6 miliardë euro. Sipas raportit të Ministrisë së Financave, investimet nuk u realizuan me 126 milionë euro për shkak të fushatës elektorale.
17 Qershor 2025, 19:50 -
Rishikohet për herë të dytë buxheti/ 56 mln euro për sigurinë digjitale, 10 mln euro më shumë për bujqësinë
Për shkak të mos realizimit të shpenzimeve në 5 muajit e parë të këtij viti dhe për të mbështetur me fonde shtesë sigurinë digjitale dhe sektorin e bujqësisë, qeveria ka rishikuar për herë të dytë buxhetin e shtetit. Akti normativ ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.
13 Qershor 2025, 11:27 -
Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore
Përfaqësuesit e CEFTA-s thanë se duhet punuar edhe më tej në drejtim të lehtësimit të procedurave doganore. Ministri i Financave, Petrit Malaj: Të përkushtuar në përafrimin e procedurave tona me standardet e BE-së, për tu bërë pjesë e Unionit Doganor
12 Qershor 2025, 16:29