-
Projektligji/ Asnjë shpenzim pa dokument dhe deklarim i çdo pasurie e detyrimi, çfarë parashikon sistemi i unifikuar i kontabilitetit për institucionet
Të gjitha institucionet publike do të zbatojnë një sistem të unifikuar kontabiliteti, duke regjistruar në mënyrë të detajuar çdo pasuri, detyrim, të ardhur dhe shpenzim. Çdo transaksion duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, ndërsa të dhënat financiare duhet të përputhen me regjistrat e Thesarit.
5 Nëntor, 21:01 -
Shtyhet përsëri hapja e 'basteve online', Malaj: Po rishikojmë përsëri ligjin për më shumë kontroll (VIDEO)
Qeveria do të rishikojë sërish ligjin për lojërat e fatit. Teksa pritej që këtë vit të hapej gara për të dhënë licenca për “bastet sportive online”, Ministria e Financave thotë se ligji do të ndryshohet për të rritur më shumë kontrollin e këtij tregu. Bastet u mbyllën në vitin 2019 ligjërisht, por ky aktivitet vijon të ekzistojë në paligjshmëri.
4 Nëntor, 11:48 -
Në 2027-ën, buxhet edhe për 15 bashkitë që shkrihen, Malaj: Fondet e mbetura u kalojnë bashkive të reja në shtator, ndryshon edhe formula e financimit (VIDEO)
Shpenzimet për pushtetin vendor në vitin 2027 janë planifikuar në vlerën e 114 miliardë lekëve, nga të cilat 56 miliardë shpërndahen nga buxheti i shtetit.
3 Nëntor, 13:41 -
Pr.buxheti 2027 shqyrtohet në komisione! Zv.ministri Mehmeti: 17.9 mld lekë për bujqësinë, 75.4 mld për infrastrukturën
Opozita mungoi në Komisionin e Burimeve Natyrore, ku zëvendësministri i Financave, Andi Mehmeti prezantoi fondet e parashikuara për bujqësinë, infrastrukturën dhe mbrojtjen, si dhe ndryshimet në skemën e bonusit të bebeve.
2 Nëntor, 09:41 -
Nga 1 janari 2027, rriten deri në 20 mijë lekë pagat e mbi 8500 policëve! 1.1 mld lekë për bursat e studentëve në nevojë
Rritje të ndjeshme të pagave të policisë parashikohen më projektbuxhetin e ri të prezantuar sot nga Ministria e Financave. Paga bazë për rreth 8500 punonjës policie me gradën inspektor rritje me 20 mijë lekë të reja, duke shkuar në 93 mijë lekë, ndërsa kategoritë e tjera rritjen me nga 10 deri në 15 mijë lekë shtesë.
29 Tetor, 09:08 -
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 132 institucionet që preken
Janë 132 drejtuesë të institucioneve dhe agjencive në varësi të ministrive, të cilëve, sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama, u është kërkuar dorëheqja, në kuadër të një procesi vlerësimi dhe rinovimi. Përjashtim bëjnë vetëm ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit dhe Policia e Shtetit.
23 Tetor, 13:10 -
Xhama të thërrmuar dhe dyer të thyera, pamjet brenda Ministrisë së Ekonomisë pas sulmit të protestuesve (VIDEO)
Xhama të bërë copë e çikë, vazo të rrëzuara në tokë, orendi të kthyera përmbys dhe dyer të shkatërruara, janë një bilanc i shpejtë i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit brenda godinës së Ministrisë së Financave.Në pjes&
14 Tetor, 19:05 -
Protestuesit shpërthejnë derën e Ministrisë së Financave, nxjerrin jashtë orenditë! Thyejnë kamerat e xhamat, flakë në godinë
Protestuesit po shpërthejnë derën kryesore te Ministria e Financave dhe po hedhin gurë e fishekzjarrë. Gjithashtu shihen duke shkatërruar kamerat e sigurisë dhe kanë thyer xhamat e dritareve. Protestuesit po nxjerrin edhe disa mobilie.Ka tentativa edhe për të shkatërruar një tjetër hyrje të ministrisë, nd&a
14 Tetor, 17:01 -
Llogaritë e shqiptarëve jashtë, do kontrollohen nga tatimet! Projektligji i propozuar në fuqi kur vendi të jetë në BE
Një projektligj i ri synon të forcojë luftën ndaj evazionit fiskal duke mundësuar shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe vendeve të BE-së pas anëtarësimit.
13 Tetor, 16:31 -
Rrëzohet drafti që premtonte lehtësi fiskale dhe favore për donatorët në sport e kulturë, Ministria e Financave i thotë jo projektligjit
Ministria e Financave ka refuzuar projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”, një nismë e kërkuar prej kohësh nga federatat sportive shqiptare.
13 Tetor, 11:04 -
-
'Buxheti i Ramës për bujqësinë sa 5 km rrugë të florinjta', Blushi: Mbështesim 7 kërkesat e blegtorëve, ja çfarë propozon PL
Partia e Lirisë ka dalë në mbështetje të shtatë kërkesave të blegtorëve, ndërsa Tedi Blushi prezantoi edhe masat që kjo forcë politike propozon për bujqësinë dhe blegtorin
29 Shtator, 15:07 -
Vështirësi nga kostot dhe mungesa e subvencioneve, blegtorët letër me 7 kërkesa qeverisë! Kërkojnë heqje të akcizës së naftës e rialokim fondesh! Paralajmërojnë protesta
Në letrën e tyre, blegtorët shprehen se sektori ndodhet në kushte të vështira dhe se nevoja për zgjidhjen e problematikave është bërë gjithnjë e më emergjente. Ata kërkojnë që pjesa e fondeve të parealizuara nga skema për kompensimin 10% të TVSH-së të rialokohet për subvencionimin e blegtorëve.
29 Shtator, 08:36 -
Të ardhurat nga kontributet ‘ndihmojnë’ skemën e pensioneve, kalojnë 134 miliardë lekë
Rritja e punësimit formal dhe deklarimi real i pagave po japin efekt, në rritjen e të ardhurave për skemën. Ministria e Financave thotë se në 8 muaj janë mbledhur mbi 134 miliardë lekë të ardhura nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërkohë që është rritur numri i kontribuuesve, por edhe niveli i pagave.
28 Shtator, 16:45 -
Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër
Në përgjigjen dërguar kryeministrisë, kryetari Sokol Sadushi risjell në vëmendje qëndrimin e mbajtur prej tij në mbledhjen e gjyqtarëve pak ditë më parë, se në kushtet kur çështja e pagave të magjistratëve është në duart e Gjykatës Kushtetuese, diskutimi për këtë temë do të ishte i pavend.
27 Shtator, 11:46 -
Nis hartimi i projektbuxhetit të 2027-ës, pritet mbi 10 mld euro! Malaj: Do i përgjigjet nevojave sociale dhe zhvillimit ekonomik
Ministria e Financave nis hartimin e buxhetit për vitin 2027 dhe hartimin e paketës fiskale. Lajmin e bën të ditur vetë ministri i Financave Petrit Malaj, teksa diskuton me drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit Mimoza Dhëmbin e cila ka 34 vite pjesë e asaj ministrie.
25 Shtator, 16:13 -
Ndryshon ligji/ 50 mijë pensione private, me më shumë garanci! Mbrojtje nga falimentimi
Ministria e Financave ka propozuar ndryshime në ligjin për pensionet private me synim që të garantohet më shumë mbrojtje për paratë e kontributorëve. Një nga ndryshimet ka të bëjë me përfitimin e “pensionit privat” pasi ndryshon vendin e punës. Qytetarët fitojnë të drejtën për paratë e derdhura nga biznesi pasi të kenë bërë 3 vite punë, nga 5 vite që ishte.
23 Shtator, 16:14 -
Në 8 muaj mbi 557 mld lekë të ardhura, 400 mln lekë mbi planin! Më shumë para mblidhen se shpenzohen, sufiçiti arrin në 61.6 mld lekë
Të ardhurat në arkën e shtetit janë rritur në 8 muajt e këtij viti, ndërsa shpenzimet publike vijojnë të mbeten larg parashikimeve. Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur 557.6 miliardë lekë dhe janë shpenzuar vetëm 496 miliardë. Sipas Ministrisë së Financave shpenzimet për investime kanë pasur ecurinë më të ngadaltë në këtë 8-mujor.
21 Shtator, 12:50 -
Moody's përmirëson perspektivën e Shqipërisë nga 'e qëndrueshme' në 'pozitive', por ka rezerva për zbatimin e ligjeve dhe korrupsionin
Perspektiva ekonomike e Shqipërisë është pozitive, vlerësimi i fundit është bërë nga agjencia ndërkombëtare Moody’s, e cila thotë se ekonomia është rritur dhe është ulur borxhi publik. Agjencia ngre gjithashtu shqetësime për dobësitë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, emigracionin, plakjen e popullsisë, dhe ekspozimin e bankave ndaj tregut të pasurive të paluajtshme.
19 Shtator, 11:05 -