-
Ministria e Financave: Rriten me 30,3 miliardë lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje
Më shumë se 402 miliardë lekë janë mbledhur nga janari deri në korrik nga tatimet e taksat. Krahasuar me vjet të ardhurat janë rritur me 8.2%, ku kontributin më të madh e ka dhënë turizmi, konsumi dhe rritja e pagave të administratës
19 Gusht 2024, 18:55 -
Sa cigare konsumon një shqiptar? Në gjysmën e parë të këtij viti u importuan 1451 ton
Përgjatë 6 muajve të parë të vitit në Shqipëri janë importuar përafërsisht 1.66 kg cigare, puro apo produkte të tjera me përmbajtje duhani për person (Grafik). Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave përgjatë gjysmës së parë të vitit në total janë importuar 1451 ton cigare.
6 Gusht 2024, 10:42 -
-
-
-
Detyrimet e papaguara/ 4 bashki thellojnë borxhin! Kavaja rekord, arrin në 818 mln lekë
Pushteti vendor zhytet më thellë në borxhe kryesisht për shkak të investimeve që po bëjnë pa pasur fonde në dispozicion. Ministria e Financave thotë se detyrimet e papaguara të bashkive u rritën me 660 milionë lekë krahasuar me vjet. Rekordi i takon Kavajës me 818 milion leke detyrime. Në vështirësi Durrësi e Vora.
29 Korrik 2024, 17:19 -
Shehaj interpelancë me Meten: U dhanë 1.3 mld euro për Thumanë-Kashar! Ministri: Markimi i karburanteve nga gushti pa tarifë, mbyllet edhe i pullave fiskale
Në Kuvend deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë plenare me ministrin e Financave në lidhje me kontratat koncesionare dhe sa paguhet nga buxheti i shtetit në lidhje me këto kontrata.
25 Korrik 2024, 13:34 -
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
Më shumë se 50% e kursimeve të shqiptarëve mbahen nëpër banka në Valutë e kryesisht në euro. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë aktualisht janë 7.5 miliardë euro depozita në monedhën evropiane. Po ashtu afro gjysma e kredive dhe e borxhit publik është në euro. Në kushtet e prezencës së lartë të euros në ekonomi, ekspertët thonë se është e pamundur të ndalohet përdorimi saj në vend.
22 Korrik 2024, 17:40 -
Pullat fiskale do prodhohen nga shtypshkronja e letrave me vlerë! Ministri i Financave: Tarifa do jetë me ulët se ajo e koncesionit
Prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale për produktet e akcizës nuk do të jetë më koncesion por monopol shtetëror. Ministri i Financave Ervin Mete sqaroi në komisionet parlamentare se nga viti i ardhshëm pullat fiskale do të prodhohen nga shtypshkronja e letrave me vlerë, çka do të sjellë ulje tarifash.
16 Korrik 2024, 12:55 -
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
Fatura e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm do të jetë më e kripur se ajo e 2021-shit, për shkak se votimi elektronik do të shtrihet në 1850 qendra votimi të 8 bashkive kryesore të vendit. Sipas Dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave KQZ ka kërkuar 4.6 miliardë lekë buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve, ndërkohë fondi i caktuar nga buxheti është 2 miliardë lekë.
5 Korrik 2024, 14:09 -
Shqipëria del në treg të huaj në 2025, kërkon 650 mln € borxh! Në 13 vite janë marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 mld €
Shqipëria do të marrë përsëri borxh për të larë borxhin dhe për shpenzime të tjera në mbështetje buxhetore. Afro 650 milionë euro është vlera e eurobondit të radhës që Shqipëria pritet të emetojë në vitin e ardhshëm.
4 Korrik 2024, 13:08 -
-
Vijon ecuria pozitive e ekonomisë! Në 5 muaj në buxhet u arkëtuan 287 mld lekë të ardhura, shpenzimet mbi 236 mld
Ekonomia po regjistron ecuri pozitive, pasi si të ardhurat ashtu edhe shpenzimet janë në rritje të fortë krahasuar me vjet. Ministria e Financave raporton se nga janari deri në maj janë mbledhur mbi 287 miliardë lekë, ku rritja më e madhe është regjistruar nga të ardhurat nga punësimi dhe nga TVSH-ja.
18 Qershor 2024, 15:14 -
-
Buxheti i shtetit arkëtoi mbi 2.2 mld euro 4-mujorin e parë të 2024-s, përmirësohen dhe investimet
Ekonomia po regjistron ecuri pozitive në muajt e parë të këtij viti. Ministria e Financave raporton se nga janari deri në prill janë mbledhur mbi 2.2 miliardë euro, ku rritja më e madhe është regjistruar nga të ardhurat nga punësimi. Në muajin e kaluar janë përshpejtuar edhe investimet publike.
17 Maj 2024, 15:09 -
Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive
Brenda këtij viti formula e shpërndarjes së buxhetit për pushtetin vendor do të ndryshojë, pasi do të përshtatet me rezultatet e censit të popullsisë të zhvilluar vjet. Ministria e Financave po ashtu parashikon që në fund të vitit të nis puna për metodologjinë e re për shpërndarjen e fondeve në bazë edhe të performancës së bashkive. Aktualisht transferta për bashkitë bazohet tek numri i popullsisë, dendësia e numri i nxënësve.
6 Maj 2024, 14:54 -
-
-
Në tre muaj 328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet, brenda vitit paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë
Qeveria brenda këtij viti mund të miratojë një paketë mbështetje për të gjitha kategoritë në nevojë, përfshirë edhe pensionistët. Paketa pritet të diskutohet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, nëse rritja e të ardhurat do të vijojë të jetë pozitive.
1 Maj 2024, 15:53 -
Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM
Prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale për produktet e akcizës nuk do të jetë më një shërbim që do të ofrohet nga privati, por do të jetë monopol shtetëror. Qeveria ka propozuar që ky shërbim i cili aktualisht është me koncesion, nga viti 2025 të kalojë në shtet dhe të ofrohet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.
26 Prill 2024, 16:32