Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO e liron kundrejt garancisë 2 mln lekë, Edmond Gashi rihap klinikën private fton pacientët të caktojnë vizitat

Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO e liron kundrejt garancisë 2 mln lekë, Edmond Gashi rihap klinikën private fton pacientët të caktojnë vizitat

Edmond Gashi

Tirane- Nuk humb kohë. Tre ditë pasi GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në detyrim me paraqitje kundrejt garancisë 20 milionë lekë të vjetra mjeku Edmond Gashi  rinis punën në klinikën e tij private.

Përmes një postimi në facebook ai ka deklaruar se tashmë është rikthyer në klinikë

"Me kënaqësi ju informojmë se Dr. Edmond Gashi është rikthyer në klinikën tonë dhe është gati t'ju mirëpresë me kujdesin dhe përkushtimin që e karakterizon. Pas një periudhe sfiduese, Dr. Gashi është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbimin e tij profesional për të gjithë ju.

Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Dr. Gashi ju mirëpret", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klinika private, e cila ishte gjithashtu pjesë e kontrolleve të SPAK, kur u zbardh skandali i mjekëve që merrnin para nga pacientët me kancer.

Skandali i Onkologjikut
Më 25 qershor 2024 Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e zhvatjes dhe mashtrimit me pacientët të sëmurë me tumor. Mjekë, Ndërsa pacientët të diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik, orientoheshin që shërbimet t'i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që është në zonën e Astirit  në Tiranë.  

Ditën kur u zbulua skandali i Onkologjikut u vendos dhe sekuestroja e klinikës mjekesore 'Megis' si dhe 10 mije euro ilace kontrabande por edhe pse është në sekuestro biznesi nuk mbyllet vijon.

Pas hetimeve disamujore të Prokurorisë së Tiranës dosja i kaloi SPAK për hetim.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALB Patriot: 12/11/2024 19:14

    "Garancia" eshte mbledhur nga "kursimet e pages" nder vite?!

    Përgjigju
  • Mirditori: 12/11/2024 13:47

    JA PRA FITORIA E TË KEQES ME TË MIRËN(PRA E PADREJTËSIS MBI DREJTËSIN).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Begaj vizitë në Mirditë, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpunimin ndër shqiptar

Begaj vizitë në Mirditë, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpunimin ndër shqiptar