-
Zgjedhjet/ Basha kërkesë KQZ-së për regjistrim me Koalicionin Euroatlantik, por pa hequr dorë nga PD! ‘Djathtas 1912’ dhe PDIU partitë e radhës, 29 në total! Nesër në mesnatë mbaron afati (LISTA)
‘Djathtas 1912’, në emër të kryetarit Rezart Kthupi, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe Koalicioni Euroatlantik i Bashës, kanë dorëzuar sot kërkesën për regjistrim në KQZ, duke u bërë partitë e radhës që do marrin pjesë në fushatë dhe do kërkojë mandate deputetësh në Parlament. Më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve, ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët
24 Shkurt 2025, 10:08 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politikë në PS, diskutohen vota e Diasporës dhe përgatitjet për fushatën (VIDEO)
Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 Majit. Në fokus vota e Diasporës. Ky takim vjen edhe në kuadër të përgatitjeve të mazhorancës për fushatën elektorale që nis pas pak javësh
24 Shkurt 2025, 08:59 -
Mero Baze: Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të 'Agimit të Artë'
Keqkuptimi i Berishës se 700 mijë shqiptarët në Greqi jetojnë me hallin e Belerit, tregon se Berisha e konsideron diasporën shqiptare në Greqi, si pakicë greke të Shqipërisë, të spostuar në Athinë dhe u flet atyre për hallin e disa politikanëve të Agimit të Artë në Shqipëri dhe për kontributin që ata po japin për Greqinë.
23 Shkurt 2025, 21:53 -
'Efkaristo poli', pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës! Mban Belerin në krah
“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Krah Berishës ishte rreshtuar edhe Fredi Beleri që kandidoi në zgjedhjet vendore të 2023 nën siglën e opozitës, por që nuk u betua si i tillë pasi u dënua për korrupsion në zgjedhje.
23 Shkurt 2025, 18:35 -
Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi
Thuajse të gjithë anëtarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të futen në garën e primareve që selia blu mban më 1 mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë. 5 demokratët Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Xhonatan Pano janë në mesin e 89 kandidaturave në qarkun e Tiranës që synojnë të jenë pjesë e listave për zgjedhjet e 11 majit.
23 Shkurt 2025, 17:49 -
-
Deputeti Florenc Spaho takon shqiptarët në Itali, vesh bluzën me logon e PS dhe emrin Edi Rama
Deputetët socialistë vijojnë takimet me diasporën. Florenc Spaho, i zgjedhur i Qarkut Elbasan pati një takim me diasporën në Pisa, Itali ku kishte veshur një bluzë ku ishte stampuar “PS Diaspora voton Edi Ramën”. bashkangjitur dhe linkun e faqes së KQZ.
23 Shkurt 2025, 14:03 -
Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës në Itali, nga ku njoftoi se numri i kërkesave për regjistrim nga Italia për zgjedhjet e 11 majit ka arritur në 100,000.
23 Shkurt 2025, 13:42 -
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 26 parti politike dorëzojnë kërkesën për tu regjistruar, ende jo Basha e Alibeaj! Afati skadon më 25 shkurt
26 parti kanë dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të pranverës. Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.
23 Shkurt 2025, 10:38 -
-
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj, pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj Diasporës në një komunikim online në rrjetet sociale. Shpjegon se si do numërohet vota e tyre pa u identifikuar. Thotë se nuk mendonte se do kalonin 40 mijë regjistrime në fillim dhe se votuesit pa ID biometrike shqiptare nuk mund të votojnë më 11 Maj
22 Shkurt 2025, 20:02 -
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me emigrantët shqiptarë në Prato. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si votues nga jashtë, vijnë nga vendi fqinj. Kurse Italia dhe Greqia të dyja së bashku kanë 70% të emigrantëve që kanë bërë kërkesa dhe janë regjistruar në KQZ
22 Shkurt 2025, 19:28 -
Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni i bëhet ‘pullë poste’ Berishës edhe në Parma! Kreu i PD kërkon votën e Diasporës për të mundur Ramën, sulmon Soros e McGonigal (VIDEO)
Partia Demokratike zhvilloi sot takimin me emigrantët shqiptarë në Parma. Ra në sy prezenca e gjyqtarit Gjin Gjoni, sikurse edhe në Romë, kur ishte bashkë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, 2 javë më parë. Gjoni kandidon edhe në Primaret e PD për qarkun Lezhë
22 Shkurt 2025, 17:16 -
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Thirrje dhe Diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje
22 Shkurt 2025, 15:57 -
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do bëhet votimi dhe numërimi elektronik? Report Tv zbardh 3 skenarët: Njësia 5 e 10 në Tiranë e Vora, më shumë shanse
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati tre skenarët për votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Report Tv ka siguruar tre draftet që KQZ do t’ua vendosë në tavolinë partive politike për të nisur negociatat se ko implementohet votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
22 Shkurt 2025, 11:18 -
-
KQZ i bllokoi mazhorancës projektligjin për Burgjet e Hapura, Kuvendi e çon në KAS: Nuk ka lidhje me zgjedhjet! Hidhet shorti, ja kush u caktua relator (DOKUMENTI)
KQZ bllokoi më 19 shkurt edhe projektligjin e propozuar nga Nasip Naço për Burgjet e Hapura, Kuvendi i kundërpërgjigjet me ankimimin nr. 2. Pas dorëzimit të ankesës te Ilirjan Celibashi, ku theksohet se ka bërë edhe dy pasaktësi juridike, u hodh shorti që caktoi si relator Rusmalin
21 Shkurt 2025, 18:00 -
Zgjedhjet/ Rama zbret në Fier, takim me Asamblenë e PS! Kërkon angazhim për mandatin e 10-të në qark, rezerva dy bashkive për diasporën (VIDEO)
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth një orë. Sipas burimeve konfidenciale, gjatë mbledhjes kreu i qeverisë ka kërkuar një angazhim më të madh të të gjitha strukturave, për të pasur një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 Majit, ku në Qarkun e Fierit synohet deputeti i 10-të dhe pse jo i 11-të. Porosi edhe për votën e Diasporës
21 Shkurt 2025, 17:29
