-
-
-
Ankimet e PD, Bardhi letër Begajt: Këshilltari juaj anëtar i KAS, ndalni përfshirjen e Presidencës në proces zgjedhor
Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj që të mos lejojë ndërhyrjen e anëtarëve të kabinettit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
30 Maj, 21:11 -
-
Myslim Murrizi iu përgjigjet 'të habiturve': Unë nuk jam Nesti Angoni, por Myslim Murrizi dhe në shtator do jem në Kuvend
Myslim Myrrizi do jetë në parlament nga vota shpirtërore e 7,289 qytetarëve dhe demokratëve të qarkut Tiranë! Unë nuk kam asnjë votë të blerë, të lobuar, të orientuar apo dirigjuar me shkelje syri nga ustallarët politikë që bëjnë sikur “vriten”, por në fakt merren vesh për bukuri me njëri-tjetrin.
30 Maj, 20:36 -
Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet
Ndërkohë, nga ana tjetër, numri i kandidatëve demokratë që kërkojnë rinumërim është disa herë më i madh. Madje, disa prej tyre kanë dalë me akuza konkrete dhe me tone mafioze për trafikun e votës brenda vetë PD-së, siç është rasti i Durrësit, ku akuzat drejtohen ndaj një ish-prokurori të bashkëpunuar me bandat e qytetit.
30 Maj, 20:30 -
PD e 'tradhtoi' në KAS, s'i pranoi kërkesën për rinumërim të votës preferenciale, Alimehmeti për Report Tv: Krijuan një artificë të pakuptimtë
Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM në Qarkun Tiranë, ka folur për Report Tv pasi KAS rrëzoi kërkesën e tij për rinumërim të votave preferenciale.
30 Maj, 19:53 -
PD i doli kundër në KAS për rinumërimin, Kuçana për Report Tv: E shokuar! Vota ime i shkoi kandidatëve të tjerë brenda partisë! Betejën e çoj deri në fund (VIDEO)
Kuçana thotë se ka pamjet filmike që vërtetojnë se vota e saj u tjetërsua dhe i shkoi kandidatëve të tjerë në listën e hapur të PD në qarkun e Durrëit. Nëse s’do ketë mbështetjen e PD për hapjen e kutive, thotë se do ta bëjë përmes partive të vogla.
30 Maj, 19:48 -
Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!
Berisha e kujton me nostalgji këtë kohë, që për të kishte lezet, teksa shihej angazhimi i tërë shtetit komunist për të votuar qytetarët e saj. Për të votuar për PPSH, teserën e të cilës Berisha e ka mbajtur me devotshmëri të plotë për 25 vite me radhë. Ndërsa mësimet e saj, në invers i zbatoi për 35 vite pos-komunizëm duke u punuar qindin shqiptarëve
30 Maj, 19:05 -
Gjuzi për Report Tv: Berisha humbi se futi në lista 23 sorosianë dhe Këlliçin në Tiranë! Merkoçi: PD i mbushi listat me humbës, asnjë s'guxon t'i kërkojë dorëheqjen kryetarit
“Studio Live” për zgjedhjet e 11 majit dhe situatën brenda kampit opozitar. I ftuar Kujtim Gjuzi, aleati i Sali Berishës dhe juristi Fatmir Merkoçi. Pse PD dhe ADSHM sipas tyre i humbën zgjedhjet dhe a duhet që Berisha të dorëhiqet duke zbatuar “Nenin Basha” që e vendosi vetë në Statut? Gjuzi: LaCivita mori këshilla, nuk dha! Berishës ia thashë në telefon kritikat
30 Maj, 18:53 -
Xhina për Report Tv: Kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e subjektit! Ankesat e PD-së për votën e diasporës pa asnjë provë!
Elena Xhina, përfaqësuese e PS në KQZ, deklaroi në Report Tv se kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e partisë dhe se KAS po vepron në përputhje me Kodin Zgjedhor. Ajo shtoi se të gjitha ankimet janë bërë nga PD, por nuk shoqërohen me prova të reja, sidomos sa i takon votës së diasporës.
30 Maj, 18:23 -
Kërkuan rinumërimin e votave, KAS rrëzon 4 kandidatët demokratë: Mund të ankimojnë vetëm partitë! PD kundër kandidatëve të saj, bashkon votat me PS
PD dhe PS kanë bashkuar votat në KAS duke rrëzuar kërkesën e 4 kandidatëve demokratë për rinumërim e votave të tyre. Para këtij vendimi, Berisha tha në konferencë se mbështet kërkesat e kandidatëve për transparencë, por në KAS u doli kundër. Kërkesa për rinumërimin e votave të Aulon Kalasë shqyrtohet të martën.
30 Maj, 17:20 -
Kërkesat për rinumërim/ Deklarata e Berishës para se PD të dilte kundër kandidatëve të saj në KAS: Janë të lirë, jemi për transparencë (VIDEO)
Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të thellë historike që mori, brenda partisë ka nisur edhe ‘lufta’ me akuza për vjedhje të votës preferenciale. Thotë se nuk i pengon në kërkesën e tyre dhe se "nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, do përgjigjesh ligjërisht", por nga ana tjetër zbulohet 'hileja' e tij, pasi anëtarët e PD në KAS u kanë dalë kundër kandidatëve të saj.
30 Maj, 17:17 -
Ankimi i PD/ Shehaj ‘rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi në Tiranë, kërkesë KAS që të futet si palë e interesuar në ‘hetim’
Partia 'Mundësia', e cila ka fituar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ njohjen si palë e interesuar në shqyrtimin e ankesës së Partisë Demokratike për anulimin e zgjedhjeve dhe rinumërimin e votave. Përmes përfaqësuesit ligjor, ajo ka kërkuar pjesëmarrje të plotë në seancën e KAS. Në kërkesë theksohet se çdo ndryshim në rezultat do të cenonte drejtpërdrejt interesin elektoral të partisë së Agron Shehajt.
30 Maj, 17:08 -
KAS merr në shqyrtim edhe ankimimin e PD për Korçën, shtyhet për të enjten! Nuri: Duam pavlefshmëri të zgjedhjeve, deformime në diasporë! KQZ: S'ka prova serioze
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mori në shqyrtim pasditen e sotme edhe ankimimin e Partisë Demokratike, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Korçës, të certifikuara nga KQZ. Opozita pretendon parregullsi të shumta gjatë fushatës, ditës së votimit dhe më pas në procesin e numërimit. Më parë u morën në shqyrtim Berati, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra. Mbledhja shtyhet për të enjten e 5 qershorit, në orën 11:30
30 Maj, 16:39 -
Celibashi i rrëzon PD-së pretendimin për ‘trenin bullgar’ në Peqin: Asnjë fletë zyrtare e KQZ nuk doli jashtë qendrës së votimit (SHKRESA)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar sot se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit. Kështu rrëzohet pretendimi i Partisë Demokratike se aty u zbatua skema manipuluese e “trenit bullgar”, për të cilën duhet të mungojë të paktën një fletë zyrtare e KQZ-së.
30 Maj, 14:31 -
Ankesat e PD mbajnë 'peng' shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! 'Provat' në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj
20 ditë pas zgjedhjeve, KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar. Kjo pasi, PD është ankuar për rezultatin, dhe shqyrtimi i tyre do të kërkojë disa javë kohë në KAS e më pas në Kolegjin Zgjedhor. PD sjell si provë denoncimet e saj dhe lajmet e mediave e për këto kërkon përsëritje të zgjedhjeve, ndërsa kandidatët e saj kërkojnë rinumërim në Tiranë.
30 Maj, 13:53 -
Lapardhaja për Report Tv: Nëse Berisha nuk largohet, PD do humbasë si ‘kripa në det’! E mban peng partinë për halle personale!
Namir Lapardhaja analizon në "Sot, Live në Shqipëri” situatën pasgjedhore të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj. Kujton se Berisha mori rezultat shumë më të dobët edhe se Basha, me humbje historike. Lapardhaja: Nëse Berisha largohet, PD do reformohet dhe do risë shanset për të ardhur në pushtet. Alibia për zgjedhjet? Që të mos dorëhiqet!
30 Maj, 13:48 -
KAS shqyrton ankimin e PD për Dibrën, Logu përplaset me Rusmalin për pamjet filmike: Të përjashtohet nga çështjet tona, ka konflikt interesi! Mblidhen më 5 qershor (VIDEO)
Debate gjatë mbledhjes, shkak shprehja e Rusmalit për Logun, që "të mos e bënte fodullin me institucionin", pasi po ia ndërpriste fjalën herë pas here. KAS shqyrtoi ankimimin për Dibrën dhe e shtyu seancën për më 5 qershor, ora 13:00. PD do dorëzojë edhe kërkesën për përjashtimin e Rusmalit. Kërkon pavlefshmërinë: Kapëm makinën e biznesmenit me para e lista! KQZ: Nuk pati parregullsi!
30 Maj, 13:32 -
VIDEO/ Berisha nostalgjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!
I pyetur nga gazetarët përse mendonte se këto zgjedhje ishin farsë dhe provat që dispononte PD-ja, teksa përpiqej të argumentonte se ai po lufton me të gjithë botën për ta faktuar farsën elektorale të kryeministrit Edi Rama, mori si referencë administrimi zgjedhor periudhën e diktaturës komuniste.
30 Maj, 12:53
