-
Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës
Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursula von der Leyenin në postin e presidentes së Komisionit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, kanë filluar kalkulimet se kush do t’i ketë postet kryesore në kolegjin e ri të komisionarëve, siç njihet Komisioni Evropian.
29 Korrik, 08:05 -
BE paralajmëron Sllovakinë kundër ligjit për ‘agjentët e huaj’
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Sllovakinë se do të nisë veprime të menjëhershme ligjore nëse qeveria çon përpara një ligj të propozuar i cili kërkon nga Organizata Joqeveritare marrin fonde nga jashtë, të regjistrohen si "organizata me mbështetje të huaj"
24 Korrik, 21:29 -
Eurodeputetja rumune 'alla Noka' bërtet duke ndërprerë fjalën e lideres liberale! Dëbohet jashtë, salla e fërshëllen (VIDEO)
Në sallën e parlamentit europian, eurodeputetja rumune Diana Iovanovici ndërpreu disa herë fjalën e lideres liberale Hayer, teksa po flitej për ndërprerjen e shtatzanisë. Eurodeputetja rumune u largua nga salla me forcë mes fërshëllimave të eurodeputetëve të tjerë.
18 Korrik, 13:06 -
BE qorton Orbanin për 'misionin e paqes' në Ukrainë
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban të martën pasi ai nisi një "mision paqeje" në Ukrainë që do të përfshinte bisedime edhe zotin Trump si dhe udhëheqës të Rusisë dhe Kinës, mision që nuk është mbështetur nga BE-ja.
16 Korrik, 22:29 -
Roberta Metsola rizgjidhet presidente e PE-së, Rama: Shqipëria pret të vijojë punën për forcimin e raporteve me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e Roberta Metsolës si presidente e Parlamentit Evropian. Rama thotë se pret me padurim që të vazhdojë të punojë ngushtë me Metsolën për të forcuar marrëdhëniet me BE-në dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane
16 Korrik, 16:53 -
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës sipas agjencive perëndimore të inteligjencës
Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë zbuluar komplote ruse për të kryer vrasje, zjarrvënie dhe sabotime të tjera në Evropë kundër kompanive dhe njerëzve të cilët e mbështesin ushtrinë e Ukrainës, tha një zyrtar qeveritar perëndimor.
12 Korrik, 21:30 -
Mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite
Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Europiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Europian për Migrimin.
12 Korrik, 14:30 -
Abuzimet me keqpërdorim të fondeve të IPARD, PD kërkesë për debat Kuvendit: Të dënojë abuzimet me taksat e evropianëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF) dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të mbrojnë interesat financiare të BE-së
11 Korrik, 14:07 -
‘Putin më i gatshëm për armëpushim’, Orban justifikon vizitën në Rusi tek drejtuesit e BE
Kryeministri hungarez Viktor Orban përmes një letre drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe liderëve të BE-së justifikon vizitën e tij në Rusi më 5 korrik. Ai shprehet se pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin ekziston një shans më i madh për një armëpushim në Ukrainë.
9 Korrik, 21:18 -
E inskenoi veten si ndërmjetësues për paqen në Ukrainë, Gjermania: Orban nuk flet në emër të Europës!
Vizita në Moskë dhe në Kiev: Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban e konsideron veten në "mision paqeje 3.0" për Ukrainën. Qeveria federale e Gjermanisë thotë, se Orban nuk flet në emër të BE-së.
9 Korrik, 08:27 -
Arrestimi i Beqajt, BE për Report Tv: S’komentojmë vendimet e drejtësisë, institucionet të mbrojnë interesat tona financiare, ose marrim masa vetë
Pas arrestimit të Beqajt, për Report Tv, BE thotë se institucionet shqiptare, përfshirë ato të drejtësisë, duhet të kenë mekanizma kontrolli efektivë për të mbrojtur interesat financiare te bashkimit Europian. Nëse është e nevojshme, në reagim thuhet se BE ka mjete dhe procedura për të mbrojtur interesat e veta financiare.
8 Korrik, 15:29 -
BE uron presidentin e Iranit për fitoren: Të gatshëm për bashkëpunim
Bashkimi Europian ka mirëpritur zgjedhjen e Masud Pezeshkian si president i ri i Iranit dhe ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim. Sipas analistëve, 69-vjeçari duket një figurë premtuese për përmirësimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Perëndimit.
7 Korrik, 13:37 -
The Economist: NATO duhet të trajtojë destabilitetin në Ballkan! Rusia dhe Kina janë gati për truket e vjetra në rajon
Ndërsa konflikti vazhdon në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, Evropa nuk mund të përballojë më shumë tensione apo destabilitet në ose rreth fqinjëve të saj. Për ta shmangur atë, Perëndimi duhet të largohet nga sjellja e butë ndaj Serbisë.
3 Korrik, 08:49 -
BE dhe SHBA i kërkojnë Serbisë të distancohet nga Rusia, pas vizitës së zëvendësit të Lavrovit
Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje sërish Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar të mos i ofrojë asaj platformë për ta promovuar luftën agresore
2 Korrik, 20:33 -
Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor, 1.2 miliardë euro
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.
2 Korrik, 18:00 -
Komiteti Parlamentar i Nismës së Evropës Qendrore, Hasani: Integrimi i Ballkanit, të mos ketë vonesa e rezerva
Ministri i Jashtëm Igli Hasani deklaroi se nuk duhet të ketë më vonesa e rezerva procesi për integrimin e vendeve të ballkanit perëndimor në BE që sipas tij duhet të përshpejtohet.
1 Korrik, 20:41 -
Hungaria merr presidencën e BE-së, 6 muaj të vështirë për bllokun europian
Me një kryeministër si Viktor Orban që shpesh herë ka dalë kundër politikave të BE, Hungaria mori sot presidencën e radhës të bllokut. Qeveria hungareze ka bër të ditur se gjatë drejtimit 6-mujor të BE do të fokusohet në rritjen e konkurrencës, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm
1 Korrik, 12:42 -
Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë
Shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borell, vlerësoi se gjatë mandatit të tij është bërë shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se përparimi në dialog kërkon guxim, vizion dhe vullnet politik të liderëve të të dyja palëve.
30 Qershor, 18:30 -
SHBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme
Ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë dhe arabë po ushtrojnë trysni për të mos lejuar që sulmet e përshkallëzuara ndërkufitare mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban të kthehen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, të cilës bota i druhet tashmë prej disa muajsh
29 Qershor, 21:46 -
BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian.
28 Qershor, 21:48 -
Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi
Kosova dhe Serbia dështuan të shënojnë përparim në bisedimet e normalizimit të mërkurën në Bruksel dhe një takim trepalësh i planifikuar me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell nuk u zhvillua, për shkak të refuzimit të Kosovës për të marrë pjesë.
26 Qershor, 23:07 -
Scholz: Duhet të rindërtojmë besimin! Jo garë me ekstremistët dhe populistët
Sukseset elektorale të së djathtës populiste "ngjarje drastike": në një deklaratë qeveritare, kancelari Scholz bëri thirrje për më shumë besim si një kundërmasë. Ai kërkoi zbatim të shpejtë të emërimeve për postet e BE.
26 Qershor, 17:33 -
Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE
Ujdi për emërimin e Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Europian. Kurse António Costa pritet të vijë në krye të Këshillit të BE. Interesante është se, karriera e portugezit konsiderohej e përfunduar
26 Qershor, 13:42