-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, do t’i mbledhë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel, më 19 shtator.
15 Shtator, 13:48 -
Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën
Shqipëria nuk ka përmbushur çdo kusht për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian por është në rrugën e duhur. Konstatimi vjen nga një njohës i mirë i fushës siç është Knut Flekenshtajn që ka luajtur rolin e raporterit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë
14 Shtator, 15:43 -
‘Integrimi i Ballkanit në të mirë të BE’- Zyrtari europian për DW: Shqipëria po vendos një shembull të qartë! Ka përmbushur disa prej detyrimeve pa qenë vend anëtar
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson, se afrimi i vendeve të Ballkanit do t'i sillte të mira vetë BE-së
14 Shtator, 09:22 -
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë - Serbi, në nivel të kryenegociatorëve, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar si Besnik Bislimi nga Kosova, ashtu edhe Petar Petkoviq nga Serbia.
13 Shtator, 21:04 -
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
Diplomatja Catherine Suard mori pjesë në një event të projektit “Porta të hapura”, që ka nisur tre vite më parë dhe është në zhvillim, me qëllim mbështetjen e fermerëve në fushat e bujqësisë dhe bgeltorisë
13 Shtator, 11:45 -
'Lum' kërkesash për të punuar në BE! EUROSTAT: BE dha 75 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në 2023
Ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së.
12 Shtator, 21:55 -
BE mirëpret shpalljen e aktakuzës për rastin e Banjskës - thirrje Serbisë për bashkëpunim
Bashkimi Evropian mirëpriti të enjten shpalljen e aktakuzës nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës ndaj personave të përfshirë në sulmin e një viti më parë në fshatin Banjskë në veri të vendit, ndërsa theksoi se pret bashkëpunimin e Serbisë për këtë çështje
12 Shtator, 17:53 -
Konjufca: Kosova në pritje të statusit të vendit kandidat të BE-së
Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian.
10 Shtator, 22:38 -
Anëtarësimi në BE, zyrtari i Brukselit Ropke në Report Tv: Nëse Shqipëria përmbush kriteret, të ndahet nga Maqedonia e Veriut! Zgjerimi i Ballkanit duhet të vijojë
Presidenti i Komitetit Social dhe Ekonomik në BE, Oliver Ropke në një intervistë për Report Tv tha se nuk mendon se ka një ngadalësim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai u shpreh se nëse vendi ynë përmbush kriteret, të ndahet nga Maqedonia e Veriut.
10 Shtator, 20:10 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Konjufca: Ndërkombëtarët po tregohen të njëanshëm
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të hënën se bashkësia ndërkombëtare po tregohet e njëanshme kur bëhet fjalë për raportet e saj me Kosovën dhe me Serbinë, dhe se duhet të jetë më e përcaktuar se çfarë dëshiron prej dy vendeve.
9 Shtator, 16:49 -
BE-ja ka 'informacione të besueshme' se Irani i ka dërguar raketa Rusisë
Bashkimi Evropian tha më 9 shtator se aleatët e tij kanë ndarë “informacione të besueshme” se Irani e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike, një pretendim që është hedhur poshtë nga Teherani, por nuk është mohuar në mënyrë eksplicite nga Kremlini.
9 Shtator, 15:40 -
Stano: Kosova të shmang veprimet e pakoordinuara, mund të rrisin tensionet në veri! Lajçak nesër viziton Prishtinën
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët në Kosovë pas aksioneve të fundit të Policisë në veri ku u mbyllën pesë institucione paralele
5 Shtator, 14:47 -
Më 10 Nëntor hyn në fuqi sistemi i ri i kontrollit të pasaportave biometrike në BE, përfshihet edhe Shqipëria! Ja çfarë parashikon
Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Këtij sistemi do i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor
4 Shtator, 13:34 -
Gazeta britanike shkruan për ‘krahun e armatosur’ të Berishës: Jeta mes luksit e Fatjon Dautit dhe e vëllait të tij ndërsa drejtonin një bande të madhe të krimit dhe trafikut të drogës
Fatjon dhe Isuf Dauti erdhën në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, por më vonë iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar pasi ata martoheshin me gra nga vendet e BE. Kështu shkruan gazeta britanike “Express” për dy vëllezërit shqiptarë
4 Shtator, 09:35 -
Osmani: Kosova ka plotësuar kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me ç’rast ajo ka thënë se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së
3 Shtator, 13:28 -
Kosovë/ Mbyllja e 5 komunave në veri, serbët në protestë! BE: Dështimi i palëve për të ulur tensionet do ketë pasoja
Punonjësit e 5 komunave të ngritura nga Serbia në Veriu, protestuan për hapjen e tyre pas vendimit të shtetit të Kosovës për t’i mbyllur ato. Reagime ka patur edhe nga BE, nga ku zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, njoftoi një takim mes palëve në nivel kryenegociatorësh.
2 Shtator, 20:24 -
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë për ta përgatitur takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel
1 Shtator, 14:23 -
Vuçiç: Serbia nuk ka gjasa të anëtarësohet në BE në vitin 2028
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se vendi i tij nuk ka gjasa të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2028, një afat i synuar nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin në bllok.
31 Gusht, 20:53 -
‘Sillni kafen turke, duam të shohim filxhanin’, Rama batuta me moderatorin: Kur ftoni njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën
Kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, pati një debat që u shoqërua me batuta, me gazetarin Ali Aslan, moderator i panelit.
31 Gusht, 15:12 -
Rama në Pragë: Solidariteti ynë me Ukrainën, gjëja më e natyrshme! Një mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet me ushtri
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan.Ai është pyetur se përse është e rëndësishme për Shqipëris&
31 Gusht, 11:58 -
Rama në Pragë: Jemi të dashuruar me Evropën, deri në fund me BE, nuk pranojmë ‘jo’! Marrëveshja me emigrantët? Nuk i themi dot jo Italisë
Nga Praga ku po mbahet Forumi i sigurisë, kryeministri Edi Rama tha se mbështetja e Shqipërisë ndaj Ukrainës vjen natyrshëm, pasi Tirana zyrtare e ka kuptuar prej kohësh që nuk ka asnjë interes ta shohë Rusinë si një partner.Shefi I qeverisë solli në vëmendje se pas viteve ’90 nuk ka asnjë vizitë të lartë të autoriteteve ruse në Tiranë dhe anasajelltas.
31 Gusht, 11:57 -
Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë
Një vendbanim prej rreth 30-40 shtëpish, i ndërtuar me lisa, pisha dhe pemë të mëdha dëllinje, ku jetonin afërsisht 400-800 banorë, hedh dritë mbi mënyrën se si njerëzimi kaloi nga një shoqëri gjuetarësh në fermerë.
31 Gusht, 07:12 -
Lajçak: Kosova dhe Serbia ende nuk janë gati për normalizim të marrëdhënieve mes tyre
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ekziston rreziku për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të pakoordinuara e të ngutshme.
30 Gusht, 16:47 -
Borrell kërkon që Ukrainës t’i hiqen kufizimet në përdorimin e armëve
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i heqin kufizimet në përdorimin e armëve, duke thënë se Kievi ka të drejtë t’i sulmojë vendet nga të cilat sulmohet.
30 Gusht, 15:02