-
-
-
Protesta me telefon/ Bardhi dhe Noka marrin instruksione për protestën pas përplasjes e molotovëve te Kryeministria
Gjate protestës, teksa drejtuesit e saj dhe mbështetësit largoheshin nga bulevardi para Kryeministrisë, për rrugën drejt Tajvanit dhe më tej, u pa se dy krerët e PD aktuale, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jepnin instruksione telefonike në të njëjtën kohë.
7 Tetor 2024, 19:34 -
VIDEO/ Protesta, militantët e Berishës i vënë zjarrin selisë së PS, djegin banderolën e Ramës! Disa me maska, shpërndahen me gaz lotsjellës
Skenari i Partisë Demokratike dhe i Sali Berishës për atë që e quajtën 'fillim i mosbindjes civile' pa ndalim ishte dhuna, zjarri e shpërthimet.
7 Tetor 2024, 19:34 -
-
-
VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën kazanit të plehrave
Protestuesit e opozitës u larguan nga kryeministria të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.Teksa po kalonin nga Tajvani disa protestues i vunë flakën një kazani plehrash për të treguar mosbindjen civile.Ende nuk dihet për ku është destinacioni tjetër pas Kryeministrisë.
7 Tetor 2024, 19:26 -
-
-
Protesta/ Militantët e Berishës rrezikojnë jetën e policëve! Momenti i frikshëm kur presin molotovin me skafandër, i shpërthen tek këmbët (VIDEO)
Protestuesit e opozitës kanë hedhur molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë. Në një moment një molotov ka rënë drejt kordonit policor duke u rrezikuar jetën 2 policëve.
7 Tetor 2024, 19:18 -
Protestuesit lëvizin nga godina e Kryeministrisë
Foto: Protestuesit largohen nga KryeministriaProtestuesit janë duke u larguar nga godina e Kryeministrisë dhe po lëvizin në drejtim të sheshit Skënderbej.Protestuesit u mblodhën fillimisht para godinës së Kryeministrisë, aty ku pati edhe hedhje molotovësh.
7 Tetor 2024, 19:13 -
VIDEO/Protestuesit zhvendosen dhe djegin një pemë tjetër tek Kryeministria
Protesta nisi me përplasje e cila u udhëhoq nga deputetë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.Fillimisht u dogj një pemë në anën e majtë të kryeministrisë.Militantët dhe drejtuesit e PD-së u zhvendosën dhe dogjën një pemë tjetër me molotov tek ana e djathtë e kryeministrisë.
7 Tetor 2024, 19:07 -
Molotov drejt Kryeministrisë, digjet pema para godinës
Sapo ka nisur protesta përpara kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov drejt godinës.Një prej tyre shkoi edhe tek pema përpara gardhit të kryeministrisë e cila mori flakë.Tensionet mes militantëve të Pd-së dhe policisë janë në rritje.
7 Tetor 2024, 19:03 -
Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, hedhin molotovë! Policia thirrje: Ndaloni
Sapo eksponentët politikë të PD mbërritën në terren, protestuesit nisën përplasjet me kordonin e policisë para Kryeministrisë. Deputetët e PD ishin në ballë të përplasjes me policinë te Kryeministria.Po ashtu, ata hodhën edhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë.
7 Tetor 2024, 18:59 -
-
Meta i bashkohet protestës së PD: Dënimi i Salianjit politik! Iu mungon Kryemadhi? Kreu i PL shmang përgjigjen
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së PD. Meta doli nga selia e PL, i shoqëruar nga Tedi Blushi, ndërsa dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.Meta u tregua i rezervuar për skenarët e protestës, ndërsa tha se dënimi i Salianjit është politik. I pyetur n&
7 Tetor 2024, 18:54 -
-
Berisha në arrest shtëpie, Noka e Bardhi udhëheqin militantët drejt Kryeministrisë për të protestuar
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi janë nisur nga selia blu në drejtim të kryeministrisë për të protestuar.Përpos tyre, në seli janë mbledhur edhe militantë, si edhe eksponentë të tjerë politik të Partisë Demokratike, si Gjekmarkaj, Paloka e të tjerë, t&e
7 Tetor 2024, 18:40 -
FOTO/ 'Po ju vëzhgojnë', Policë të vendosur dhe në tarracën e kryeministrisë! Nis grumbullimi i militantëve
Foto: Një oficer police duke vëzhguar me dylbi nga tarraca e kryeministrisëDisa policë janë stacionuar në tarracën e kryeministrisë. Efektivët kanë kamera me të cilët filmojnë të gji
7 Tetor 2024, 18:28 -