-
-
Sezoni turistik, Kumbaro në Sarandë: Dyfishohen kapacitetet e pastrimit në vijën bregdetare
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte në Sarandë, një prej bashkive bregdetare e cila që prej vitit 2022, asistohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës ku me nisjen e sezonit turistik, pastrimi dhe zbrazja e koshave kryhet deri në pesë herë në ditë.
30 Qershor 2023, 09:44 -
Bruksel, Kumbaro raporton punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit
Nga Brukseli, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka folur për punën e ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të angazhimit për përmbushjen e direktivave të kapitullit të 27 për integrimin në Bashkim Europian që i kushtohet mjedisit.
19 Qershor 2023, 19:21 -
Ushtria me 'mision' për të pastruar Velipojën, Kumbaro: Gati projekti për landfillin e interteve në Bushat
Ka nisur aksioni masiv për pastrimin e Shkodrës, ku krahas vullnetarëve janë angazhuar dhe forcat e ushtrisë. Ministrja Kumbaro, Spiropali dhe kryetari i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ishin pjesë e kësaj nisme.
10 Qershor 2023, 16:30 -
Sezoni turistik, Kumbaro: Prioritet pastrimi i vijës bregdetare, gjoba kryebashkiakëve nëse s’marrin masa! Nisim me dezinsektimin, u vonua
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv foli për sezonin turistik dhe pastrimin e vijës bregdetare. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja tha se po vijohet me Planin e Pastrimit Kombëtar, që me nisjen e sezonit turistik ka në fokus pastrimin e vijës bregdetare, pasi plazhet janë zonat më të populluara.
9 Qershor 2023, 17:49 -
Kumbaro inspekton pikën kufitare në Kakavijë: Përmirësojmë shërbimin e pikave doganore
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve nëpër pika kufitare, ka ndaluar në Kakavijë ku sapo është ndërtuar terminali i ri i pasagjerëve me ambiente të përmirësuara të pritjes dhe shërbimit të vizitorëve.
1 Qershor 2023, 09:42 -
Task Forca për ndalimin e qeseve plastike, Kumbaro dhe Ibrahimaj: Intensifikojmë kontrollet dhe masat ndëshkuese
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në mbledhjen e Task Forcës për ndalimin e hedhjes në treg, prodhimit, importimit të qeseve plastike njëpërdorimshe paralajmëruan masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit e ligjit
23 Maj 2023, 12:46 -
Certifikohen 30 rojet e para bregdetare, Manastirliu dhe Kumbaro: Rrisim sigurinë në plazhe! Do hapim edhe 29 qendra shëndetësore verore
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë certifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.
19 Prill 2023, 12:04 -
Sezoni turistik/ Qeveria ndryshon ligjin për zhurmat në mjedis, bashkitë përgjegjëse për monitorimin! Kumbaro: Të përcaktojnë zonat ku s'lejohet muzikë e lartë
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis. Ky amendim i ligjit vjen pak para nisjes së sezonit dhe është bërë me qëllim që të ulet niveli i ndotjes akustike në zonat turistike dhe ndarjen e kompetencave mes institucioneve, se cili do të ketë përgjegjësinë për monitorimin e nivelit të ndotjes në përputhje me parametrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
13 Prill 2023, 09:53 -
Rama tregon sërish historinë e VIP-it që kërkoi makinë të blinduar për të ardhur në Tiranë: I thashë të kthehet se nuk e ofrojmë si shërbim
Kryeministri Edi Rama ka treguar sërish historinë e një zyrtari të lartë të BE që kërkoi makinë të blinduar për të ardhur në Tiranë. Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt në Tiranë, Rama tha se e kishte refuzuar që t’i jepte makin&am
3 Prill 2023, 21:36 -
Rama: Gjysma e parave të fushatës së 14 majit do të shkojë për mbjellje fidanësh! Mbase e ndjek edhe Europa modelin tonë
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës son&
3 Prill 2023, 19:32 -
Rama tregon historinë personale kur iu refuzua viza britanike në vitet ’90
Kryeministri Edi Rama tha se në vitet ’90 ai ka aplikuar për një vizë britanike, por është refuzuar. Sipas tij për këtë ngjarje, i nxitur nga miku që e kishte ftuar në Britani, kryeministri ka shkruar një artikull për “The guardian”, ku për herë të parë është njohur me median e lirë.
3 Prill 2023, 19:28 -
Konventa e Turizmit, komisioneri Timmermans: Mund të tërhiqni markë turistësh si vendi më i ndërgjegjshëm, KE gati të punojë me ju për të ulur gjurmën e karbonit
Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans ka dhënë disa sugjerime për Shqipërinë që të tërheqë markë të re turistësh duke e kthyer vendin në më të përgjegjshmin ndaj turizmit.“Shqipëria në një t&
3 Prill 2023, 19:21 -
Mesazhi i Ramës në Konventën e Turizmit: Shqipërinë e mafies, drogës dhe prostitucionit e kemi lënë në të shkuarën! Ndihuni zotër në shtëpinë tonë
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur pjesëmarrësit nga 38 vende të botës në Konventën e Turizmit përmes një mesazhi ku tregon se Shqipëria nuk është ajo që lexojnë në media duke thënë se ka mbetur në të shkuarën krimi, droga, prostitucioni e mafia.
3 Prill 2023, 19:08 -
Sekretari i Përgjithshëm i OBT: Duhet të angazhojmë të rinjtë në turizëm! Bashkëpunimi është kyç
Zurab Polikashvill, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit tha se bashkëpunimi është një pikë kyçe sa i përket turizmit, e ndërsa theksoi se fokusi do duhet të jenë angazhimi i të rinjve në këtë sektor.“Një forum
3 Prill 2023, 18:57 -
Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Gjysma e parave të fushatës së PS për 14 majin shkojnë për mbjellje fidanësh! Komisioneri: Tërhiqni turistë duke ulur nivelin e karbonit
Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt për herë të parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama tregoi se gjysma e parave të fushatës së PS për zgjedhjet e 14 majit do të shkojnë për mbjellje fidanësh. Duke qenë se në 15 ditët e para të fushatës është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë për mitingje dhe podiume do të shkojnë në dispozicion të gjelbërimit të vendit.
3 Prill 2023, 18:46 -
'Euronews Green' artikull për Vjosën: Shqipëria mbrojti lumin e fundit të egër në Europë, e shpalli Park Kombëtar
Euronews.green i ka kushtuar një artikull shpalljes së lumit Vjosa në Park Kombëtar. Euronews.green i dedikon artikuj vendeve që mbrojnë klimën, natyrën e mjedisin, e kësaj herë vëmendjen e ka marrë Shqipëria me vendimin më të fundit për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
31 Mars 2023, 15:54 -
Ministrja Kumbaro intervistë për ‘ITB Berlin’ panairin e turizmit: Gjithçka që ju duhet, e gjeni në Shqipëri! Destinacioni i preferuar në Ballkan
Në një intervistë ekskluzive për "ITB Berlin", panairin më të madh në botë të turizmit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur për zhvillimet turistike të Shqipërisë, duke përmendur rekordet në shifra, por edhe investimet në vendin tonë që është kthyer në destinacionin e ri të Ballkanit
30 Mars 2023, 10:03 -
Pas denoncimit të Report Tv për ndotjen nga ‘Albpetrol’ në Vjosë, Kumbaro: Po ndërhyjmë për pastrimin! Shpallja ‘Park Kombëtar’, historike
Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, është shpallur park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, lumi i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës, problem të cilin Report Tv e ngriti disa ditë më parë
21 Mars 2023, 18:23 -
Deutsche Welle: Shqipëria, mes një boom-i dhe stabiliteti turistik
Për ata që fluturojnë nga qendrat gjermane dhe austriake, pamja e parë e Shqipërisë është zakonisht mali i Dajtit që lulëzon mbi Tiranë. Hija që hedh në të gjithë kryeqytetin përputhet në mënyrë të përkryer me misterin që përfshin vendin në shumicën e mendjeve.
19 Mars 2023, 22:30