-
Arratisja/ Dritëhije mbi rolin e kryeinfermierit të burgut! I 'afërt' me drejtorin, dyshime se takoi Ndocin në qeli! Zbulohet biseda me mjekun për 3 orët në spital
Report Tv zbardh të tjera detaje nga dosja për arratisjen e Altin Ndocit më 13 janar nga spitali i Durrësit. Mjekja e burgut thotë se rekomandoi konsultën në spital pa e vizituar Ndocin, por me sugjerim të kryeinfermierit Aulon Çuku, për të cilin dyshon se e ka takuar të paraburgosurin në qeli. Çuku mohon pretendimet, përfshirë një ndërveprim të dyshimtë mes tij dhe drejtorit të burgut. Hetuesit zbulojnë një bisedë mes mjekut të spitalit dhe kryeinfermierit pas arratisjes së Ndocit.
23 Janar, 14:36 -
Arratisja e Ndocit, Gjykata lë në burg ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, arrest shtëpie për mjeken që nuk e vizitoi në qeli
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, i arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit. Në arrest shtëpie u la edhe mjekja që nuk e vizitoi në qeli, por firmosi rekomandimin duke u bazuar vetëm tek fjalët e kryeinfermierit Aulon Çuko se ai kishte dhimbje të veshkave.
19 Janar, 10:06 -
EKSKLUZIVE/ Dosja e arratisë! Në spital pa vizitë nga mjekja e burgut! Ndoci 4 herë në tualet, të 5-tën rrëzoi 2 policë me një grusht! Burgjet: S'ka rrezik të largohet
Report Tv siguron të plotë dosjen në të cilën zbulohen të gjitha shkeljet që i hapën rrugën arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Rindërtohet i gjithë skenari nga kërkesa për vizitë e kryeinfermierit, te firmosja e urdhrit nga drejtori i burgut pa bërë asnjë verifikim, dhe 3 orët në spital të të paraburgosurit pa asnjë kontakt me mjekun.
17 Janar, 14:46 -
Avokati i ish-zv.shefit të Policisë së Burgut të Durrësit për mediat: Klienti im është i pafajshëm, i ka zbatuar të gjithë protokollet
Zaçe Islami, avokati i ish-zv.shefit të Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazaj ka deklaruar për mediat se klienti i tij është i pafajshëm pasi nuk është akuzuar me një nen konkret- ku thuhet se ka shkelur një ligj të caktuar.Sipas tij teksa ka qenë në k
17 Janar, 12:52 -
Arratisja e Ndocit, arrest me burg për ish-zv.shefin e Policisë së Burgut dhe për 2 efektivët që iu iku nga spitali! Gjykata liron 3 policët e tjerë, arrest shtëpie kryeinfermierit
Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli 2 nga efektivët e grupit të shoqërimit të Altin Ndocit, ndërsa ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për 3 të tjerët të cilët u larguan nga spitali për të shoqëruar të burgosurin tjetër pasi mori mjekim. Në burg u la edhe ish-zv.shefi i Policisë së Burgut, i cili nuk ishte pjesë e grupit të shoqërimit, por dërgoi Aranit Çelën. Arrest shtëpie kryeinfermierit dhe polices së burgut që nuk njoftoi sallat operative për shoqërimin.
17 Janar, 10:06 -
-
EKSKLUZIVE/ Arratisja e Ndocit, çfarë ndodhi në spitalin e Durrësit? Mjeku nuk e vizitoi, ishte në operacion! Pranga ish-drejtorit të Burgut, arrest shtëpie mjekes
Deklarata e pavërtetë e Burgjeve se i burgosuri kishte marrë trajtim mjekësor në spital dhe urgjenca e pashpjegueshme për ta nxjerrë nga burgu i Durrësit. Shkon në 10 numri i zyrtarëve të arrestuar për ngjarjen.
16 Janar, 14:42 -
Kreu kontrollet mjekësore të Altin Ndocit, mjeku merret në pyetje nga Prokuroria e Durrësit
Prokuroria e Durrësit ka marrë sot në pyetje mjekun Naim Mediu, kirurgu i përgjithshëm, i cili ka bërë kontrollin mjekësor Altin Ndoci, i cili arriti të arratisej nga reparti i Infektivit në Spitalin e Durrësit.
14 Janar, 17:02 -
Arratisja e bujshme e Altin Ndocit, ‘furtunë’ në Burgun e Durrësit, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues
Është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i Burgut të Durrësit, pas arratisjes gjatë ditës së djeshme të Altin Ndocit, i dyshuar si pjesë e një organizate të rëndësishme kriminale.Burime p
14 Janar, 14:51 -
-
Arratisja e Ndocit/ Lamallari shkarkon drejtorin e Burgut të Durrësit: Të paraburgosurit e rrezikshëm të transferohen në burgje të sigurisë së lartë
Pas arratisjes së Altin Ndocit, ministri i Drejtësisë kërkon që të paraburgosurit me rrezikshmëri, të transferohen nga Durrësit në burgje të sigurisë së lartë.
14 Janar, 14:22 -
Arratisja e Ndocit, Drejtoria e Burgjeve: Nuk u respektua procedura standarde për shoqërimin! Nuk u informuam as ne dhe as Policia e Durrësit për vizitën mjekësore
Altin NdociPolicia e Burgjeve ka reaguar për arratisjen e Altin Ndocit. Deklarata e plotëNë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisu
14 Janar, 13:26 -
Policia ‘bastisje’ në disa zona të Tiranës, kërkohet për Altin Ndocin! Familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet
Foto nga momenti i arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i DurrësitGazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se kontrolle në kërkim të Ndocit janë kryer në disa zona të ndryshme të Tiranë, në
14 Janar, 10:45 -
-
Arratisja e Ndocit/ 8 në pranga, nga zv.shefi i Policisë së Burgut Durrës te 5 efektivët që e shoqëruan e kryeinfermieri, shkarkohet zinxhiri drejtues! Burgjet: S’na informuan për vizitën as ne dhe as Policinë
8 të arrestuar prodhoi deri më tani arratisja e Altin Ndocit teksa ishte shoqëruar për vizitë nga paraburgimi i Durrësit, në spital. Kryesorët janë policët e grupit të shoqërimit, që e nxorën nga ambulanca e burgut pa pranga, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje e grup kriminal. Për lëvizjen e Ndocit nuk u njoftua as drejtoria e Burgjeve dhe as policia. Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit dhe gjithë zinxhirin komandues.
14 Janar, 10:02
