-
Nga Meta, Mediu, Idrizi e Dule tek Selami Jenisheri e Kujtim Gjuzi, cilët janë 25 aleatët e Berishës për koalicionin e ‘Shqipërisë Madhështore’! Marrin 8 mandate të sigurta
Partia Demokratike nuk do të ketë koalicionin më të madh që ka realizuar ndonjëherë para zgjedhjeve, megjithatë ka arritur që të fusë në një listë gjysmën e partive për zgjedhjet e 11 majit.
4 Mars 2025, 01:56 -
Zgjedhjet/ Negociatat me Idrizin mbajnë 'peng' deri në minutat e fundit koalicionin e PD me aleatët!
Shpëtim Idrizi dhe Sali BerishaKur mbetet rreth një orë nga përfundimi i afatit zyrtar të dorëzimit të koalicioneve, PD ende nuk ka mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit politik me aleatët.
3 Mars 2025, 23:02 -
-
-
Dorëzohen në KQZ 3 koalicione, Berisha bashkohet me Metën dhe 24 parti të tjera në zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e Shehi bashkë, si Lapaj e Shabani me ‘Nismën Shqipëria Bëhet’!
Pak minuta para mesnatës, afati i fundit për të paraqitur regjistrimin për koalicionet në KQZ, Partia Demokratike e Sali Berishës deklaroi koalicionet e saj bashkë me Partinë e Lirisë së Ilir Metës dhe 24 forca politike të tjera. Përfundimisht 31 parti garojnë në 3 koalicione, ndërsa 22 të tjera do të garojnë të vetme.
3 Mars 2025, 21:25 -
Monika Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Jam veshur me mavi…më ka vjedhur ngjyrën! Reforma në drejtësi ka devijuar ‘rrugës’
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Nuk munguan batutat me gazetarët për veshjen e saj.
3 Mars 2025, 12:47 -
Sali Berisha: Lubi Balluku ka marrë ministritë dhe agjencitë i ka çuar në Fier të zgjidhet deputete! Gjyshi i saj ka qenë lule, kjo është e pangopur, vetëm vjedh
Kryetari i PD-së Sali Berisha premton se me të ardhur në qeveri do të ngrejë një grup që do të hetojë ku kanë shkuar miliarda euro nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
3 Mars 2025, 11:26 -
Sali Berisha: Duhet sistem kontrolli mbi SPAK, por s'bashkoj votat me Ramën! Do largohen prokurorët e lidhur me krimin! Gjyqtarja Olldashi u zhduk se e kërcënuan me 'Encrochat'
Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Ramën se kërkoi votat e PD-së për të kontrolluar SPAK pasi kishte hallin e dosjeve të tij të krimit. Berisha thotë se gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së e cila I takonte të shqyrtonte dosjen e masës së sigurisë së Erion Veliajt është kërcënuar, nj&a
3 Mars 2025, 11:00 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Meta i kërkoi të kandidojë në lista të hapura, Berisha: Do jetë në listat e mbyllura, nuk bën dot fushatë nga burgu
Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë së Lirisë ka kërkuar që të jetë në listat e hapura.
3 Mars 2025, 10:47 -
Afera ‘Partizani’/ Berisha Në SPAK me një grusht militantësh, kërcënon Dumanin: Amnistove krimin elektoral të Ramës! Kraja mori strajcë me para! Merr fund me turp më 11 maj (VIDEO)
Sali Berisha është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje në aferën Partizani dhe ka mobilizuar në protestë një grusht militantësh, të cilët i mbledh sa herë duhet të shkojë para prokurorëve të Posaçëm.
3 Mars 2025, 07:56 -
Kush është hetuesi i BKH-së që i çonte mesazhe Ajola Xoxës dhe si u katapultua nga Spitali i Fierit në hetues
Vetë hetuesi shqiptar shpreh hapur urrejtjen ndaj të majtëve. Kjo tregohet në një koment replikues ndaj postimit publik të bërë nga ish-presidenti Ilir Meta, në përvjetorin përkujtimor të ngjarjeve të Luftës së Pezës. Një burim nga BKH, tregon me humor: “Më i paanshëm do ishte Belindi vetë, se sa Sameti ndaj Veliajt…”
2 Mars 2025, 19:51 -
Berisha deri tani 7 mandate aleatëve, 4 i merr Meta! ‘Ngecin’ negociatat me Idrizin! Shabani-Lapaj firmosin, të paktën tre koalicione opozitare
Partia Demokratike është në hapat e fundit të arritjes së konsensusit me partitë aleate për zyrtarizimin e koalicionit për 11 majin. Dakordësitë janë gjetur me Metën, Mediun, Dulen dhe Dukën, ndërsa kanë ngecur bisedimet me Idrizin e PDIU. Nga ana tjetër po këtë të premte zyrtarizuan koalicionin partitë e reja, “Nisma Thurje” dhe ‘Shqipëria Bëhet”, së bashku me Lidhjen për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë.
28 Shkurt 2025, 15:35 -
Spahiu: Nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie
Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi në emisionin 'Frontline' edhe mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.Ai tha se arrestimi u bë në mënyrë të dhunshme, por sipas tij nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie.
27 Shkurt 2025, 22:17 -
Spahiu: Të gjitha partitë politike donin që Meta të lirohej nga Gjykata e Lartë, për t'u liruar edhe të tjerët
Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emision ‘Frontline’, në Report Tv u ndal vendimi i Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi lirinë. Ai tha se Të gjitha partitë politike sot donin që Meta të lirohej nga Gjykata, për tu liruar edhe të tjerët.
27 Shkurt 2025, 22:13 -
Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA/ Gjykata e Lartë lë në burg Metën, rrëzon rekursin edhe për Kryemadhin! Kreu i PL: Narko drejtësi, më 11 maj regjimin e hedhim në ‘Lanë’
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbetet në burg. Meta kërkonte lirinë pas 4 muajsh në qeli, por Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin. Po ashtu, u rrëzua edhe rekursi i Monika Kryemadhit për masën detyrim paraqitjeje. Përmes një audio mesazhi, Meta tha se më 11 maj narko regjimin do e hedhin në lumin e Lanës.
27 Shkurt 2025, 08:23 -
Prej 4 muajsh në qeli, Gjykata e Lartë shqyrton nesër rekursin e Metës! Gjokutaj: Mund të lirohet! Ka bashkëpunuar me Kryemadhin, përse kanë masa sigurie të ndryshme?!
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e nesërme rekursin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit që kanë kundërshtuar masat e sigurisë të dhënë ndaj tyre, lidhur me hetimet e SPAK për CEZ/ DIA dhe lobimin në SHBA të LSI-së.
26 Shkurt 2025, 16:57 -
Tjetër largim nga PL, ish-kandidati për deputet akuza për manipulime votash: Njerëz nga rruga vijnë për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm! Zëdhënësja: 'Patronazhist i narko-regjimit'
Anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Denis Hidri, ka shpallur largimin e tij nga kjo forcë politike, duke e shoqëruar me akuza për manipulime votash brenda patisë. Hidri ka qenë kandidat për deputet në 2021 dhe kandidat për kryetar bashkie në Krujë në 2023. Ndërsa PL ka reaguar duke e quajtur Hidrin, 'sufllaqe dopiopite' dhe 'patronazhist të narko-regjimit'.
26 Shkurt 2025, 09:00 -
Debati mbi SPAK/ Meta betohet nga burgu se do u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura: ‘Vetting’ drejtësisë, ta kthejmë në shinat veneciane
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke thënë se duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016.
25 Shkurt 2025, 17:15 -
Zgjedhjet/ KQZ regjistron 15 partitë e para, mes tyre të Shehajt, Qorit, Lapajt dhe Shabanit! PD kërkon të votojnë ata me dokumente të huaja, Celibashi: E pamundur
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, me rend dite shqyrtimin e kërkesave të partive politike, për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, sipas afateve të parashikuara në ligj. 29 kërkesa, regjistrohen 15 të parat. Celibashi: Kodi është i qartë, votohet vetëm me dokument shqiptar, edhe po qe i skaduar. Partitë nuk e adresuan çështjen
24 Shkurt 2025, 14:47 -
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Thirrje dhe Diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje
22 Shkurt 2025, 15:57
