-
Veliaj: Përballe kemi një ekip që nuk është akoma gati; Të rinjve duhet t’u tregojmë kush është Basha e Saliu
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj gjatë takimit me koordinatorët e fushatës, tha se në zgjedhjet e 25 prillit, përballë është një ekip që ende nuk ka listën gati.
11 Mars 2021, 22:58 -
Alqi Bllako prezantohet me të rinjtë e Njësisë 1: I nderuar të jem pjesë e super ekipit fitues të Tiranës
Alqi Bllako, i cili drejtoi me sukses për dy vjet Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, tashmë i zgjedhur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, u prezantua sot përpara të rinjve të Njësisë 1 në Tiranë, ku dhe është caktuar si kandidat për deputet.
11 Mars 2021, 16:43 -
Eneida Tarifa i bashkohet PS: Është drejtimi dhe zgjedhja e duhur për të ardhmen e vajzës sime dhe të gjithë fëmijëve
Artistja e mirënjohur dhe mjaft e dashur për publikun, Eneida Tarifa, një prej këngëtareve më të spikatura të muzikës shqiptare, është një tjetër emër që i bashkohet Partisë Socialiste.
11 Mars 2021, 11:38 -
Veliaj me votuesit për herë të parë: Heronjtë e sotëm janë si Luljeta dhe Najada, nuk veshin pelerina
Në një takim me të rinjtë, në bibliotekën më të re në Tiranë, “Moikom Zeqo”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se heronjtë e ditëve të sotme nuk vishen me pelerina, por janë si Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, me flokë të thinjura e bluza të bardha, në frontin e parë të luftës për rindërtimin nga tërmeti dhe pandemia.
11 Mars 2021, 11:15 -
Veliaj ironizon Metën: Ia qaj hallin, e dhimbshme të shikosh partinë që themelove të shpërbëhet para syve të tu (VIDEO)
Drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranës Erion Veliaj deklaroi se sot Ilir Meta është në hall teksa shikon se si partia që ai themeloi po i shpërbëhet para syve. Veliaj ironizoi disa prej kandidatëve të LSI në këto zgjedhje, të cilët kanë dosje të hapura me drejtësinë. “Un&am
10 Mars 2021, 15:21 -
Veliaj: Lista e PS dominohet nga të rinjtë, janë gjeneratori i programit tonë
Të rinjtë ishin një ndër risitë më të mëdha që solli Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë të 25 Prillit, falë edhe platformës “Deputeti që Duam”. Gjatë një takimi me përfaqësues të Forumit Rinor EuroSocialist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për këtë qark, u shpreh se të rinjtë në Shqipëri janë sot “partia” më e madhe, ndaj politikat e mazhorancës i adresohen atyre.
10 Mars 2021, 15:06 -
Veliaj: 40% e listës së PS janë zonja dhe zonjusha;! Ata kanë helmin, ne ilaçin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me forumin e gruas tha se risia e Partisë Socialiste që nuk e ka bërë asnjë parti tjetër është se nga 12 qarqe, 11 do të drejtohen nga gratë.
9 Mars 2021, 19:18 -
Veliaj: Pse opozita kërkon mandatet që i dorëzoi vetë? Kanë humbur besimin
Drejtuesi Politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report TV tha se opozita nuk duhet t'u kërkojë qytetarëve mandatin, pasi ato vetë e dorëzuan. Ai shtoi se në ndryshim nga kundërshtarët, nuk takojnë qytetarët 1 herë në 4 vjet, kur ka zgjedhje, por janë n&
9 Mars 2021, 13:32 -
Veliaj: Listat e PD e LSI të bëra gati në Gjirin e Lalzit nga kunetërit dhe dhëndurët! Tallje me qytetarët
Listën e opozitës, Erion Veliaj në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut për Tiranën, tha se është një tallje me qytetarët shqiptarë. "Me Sali Berishën, u kujtohet njerëzve 97, piramidat, agresione, dhe të thuash që ndryshimi do të vij&eum
9 Mars 2021, 13:05 -
Veliaj: Në Tiranë i kalojmë 19 mandate! Çuam listën në KQZ pas debatit dhe votimit unanim, nuk jemi si PD ku vendosin kunetërit dhe dhëndurët
Në intervistën e dhënë për Report Tv, Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Tiranë thotë se forca e tij politike dallon nga kundërshtarët për vetë faktin se vendimet merren në mënyrë unanime sipas tij dhe jo nga 'dhëndurët dhe kunetërit', duke ironizuar k&am
9 Mars 2021, 12:48 -
Veliaj për Report Tv: PD të njëjtat fosile, te LSI emra të dosjeve të SPAK! Listat të hartuara nga dhëndurët e kunetërit e Gjiri i Lalzit! PS, kandidatë me vlera
Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politk i qarkut, Erion Veliaj e ka konsideruar listën e PS-së për kandidatët për deputet si "listë vlerash". Nuk ka të njëjtën mendim për listën e PD dhe LSI-së, të cilat i komenton me ironi. Emrat e demokratëve i quan "fosile", e ndërsa emrat e LSI-së, "si të inkriminuar" që kanë dosje në SPAK.
9 Mars 2021, 12:41 -
8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira! Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën
Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare.
8 Mars 2021, 14:25 -
Veliaj në Rrogozhinë: Motoja e socialistëve s’është gjumi, por puna! Ne e kemi të shenjtë detyrën, jo si opozita që iku nga parlamenti
Veliaj tha se socialistët e kanë të shenjtë detyrën dhe nuk e lënë në mes siç veproi opozita me mandatet në parlament, por dhe në Këshillat Bashkiakë. Veliaj ka ironizuar edhe kreun e PD Lulzim Basha, kur tha se motoja e socialistëve nuk është gjumi, por puna, pasi vetëm duke punuar mund të ecim përpara.
7 Mars 2021, 18:14 -
Veliaj nga Kavaja: Me Luljetën dhe Najadën kemi sjellë më të mirën, gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65%
Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste do të fuqizojë akoma më tej gruan në historikun ngjitës të përfaqësimit në parlament arritur nga kjo forcë politike. Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me Forumin e Gruas, Drejtuesi Politik për të gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se lista me të cilën do të prezantohet Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit vendos një standard të ri mbi detyrimin e përgjithshëm, 1 grua në 3 kandidatë burra.
7 Mars 2021, 16:00 -
7 Marsi, Veliaj shpërndan certifikata mirënjohjeje për 10 mësues: Faleminderit për përkushtimin tuaj! Do të ndërtojme 40 shkolla të reja në Tiranë (VIDEO)
Me rastin e 7-Marsit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij 10 mësues nga shkolla të ndryshme të Tiranës, të cilët i falenderoi dhe u shprehu mirënjohjen për punën, sakrificën dhe përkushtimin e tyre në këtë vit të pazakontë plot sfida dhe vështirësi.
7 Mars 2021, 13:29 -
-
Veliaj me peshëngritësit Briken Çalja dhe Evangjeli Veli: Na bëni krenarë për sukseset tuaja! Model për të rinjtë shqiptarë (VIDEO)
Evangjeli Veli dhe Briken Çalja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u uroi suksese në garë dhe të na bëjnë krenarë.
5 Mars 2021, 14:12 -
Imamit të Farkës i rindërtohet shtëpia, Veliaj: Përballuam me sukses sfida që përkulën shumë të tjerë (VIDEO)
Tërmeti i 26 Nëntorit nuk kurseu as shtëpinë e Ismail Hasës, imamit që i shërben prej vitesh komunitetit të Farkës. Por, një vit më pas ai i gëzohet shtëpisë së re, të përfituar falë Programit të Rindërtimit.
4 Mars 2021, 17:20 -
3 familje hyjnë në shtëpitë e reja në Baldushk, Veliaj: Na jepni besimin, t’i çojmë punët deri në fund! PD shalqi me provë, në LSI hajdutë me çizme
Tre familje të tjera, ajo e Ramazan dhe Fadil Harizajt, si dhe e Ali Ramës nga fshati Balshaban i Baldushkut, hynë në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas rrënojave që la pas tërmeti i 26 Nëntorit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili vizitoi familjet në banesat e reja, u shpreh se, pavarësisht terrenit të vështirë, standardi i rindërtimit është zbatuar kudo njëlloj, ndërsa theksoi se transformimi i Baldushkut do finalizohet me lagjen e re, e planifikuar në Programin e Rindërtimit, për 30 familje të dëmtuara nga tërmeti tragjik.
4 Mars 2021, 14:19 -
Humbi banesën e vjetër nga tërmeti, familja me dy kurorë në Farkë bëhet me dy shtëpi të reja, Veliaj: Do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë në Tiranë, është vetëm çështje kohe!
Familja e Sadete Koshit në Farkë, 26 Nëntorin e tërmetit tragjik e gdhiu në qiell të hapur. Sot, një vit nga fatkeqësia, dy kurorat e kësaj familjeje, - Sadetja me bashkëshortin e saj dhe Luani me familjen e tij, gëzojnë secila nga një shtëpi, falë Programit të Rindërtimit.
3 Mars 2021, 15:47