-
Qëndrimi i Ramës për protestat, Berisha: Nuk kthehet stabiliteti me një fjalim! Dorëheqja e vetmja zgjidhje për normalitet
Qëndrimin e Kryeministrit Rama për dhunën në protestë, Sali Berisha e quan një monolog vulgar që nuk kthen stabilitetin dhe normalitetin në vend. Për kreun e opozitës e vetmja zgjidhje është dorëheqja e Ramës. Berisha thotë se Kryeministri fantazon kur flet për dron me eksploziv apo forca të huaja që nxisin protestat.
18 Tetor, 14:03 -
Sulmet me gurë, shoqërohen disa protestues! Policia i shpërndan me ujë e gaz (VIDEO)
Për disa momente, protesta pësoi një tension gjatë të cilit policia ka shoqëruar disa protestues.Deri tani, policia ka ndërhyrë me ujë e gaz dhe i ka zhvendosur protestuesit nga “Rruga e Durrësit” në kryqëzimin me sheshin “Skënderbej.” Protestuesit janë shpërndarë në disa drejti
18 Tetor, 13:56 -
Protestuesit sulmojnë me gurë e vënë zjarre, policia reagon me gaz lotsjellës
Një tjetër përplasje mes protestuesve që gjuajnë me gurë dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit kanë nisur të vënë edhe zjarre nëpër rrugë dhe të hedhin kapsollë.Në terren ndodhen 2 makina ujëhedh&am
18 Tetor, 13:54 -
Protesta te Ministria e Arsimit, gazetarja goditet me gur, protestuesit i hapin rrugën ambulancës
Protestuesit e pozicionuar para Ministrisë së Arsimit i kanë hapur rrugën një ambulance pasi gazetarja Elira Kadriu raportohet të jetë lënduar pasi është goditur me gur në pjesën e legenit. Megjithatë, nuk munguan as thirrjet “hape bagazhin.”
18 Tetor, 13:40 -
-
Protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit të acaruar me policinë: Keni fëmijë ju? Na vratë ore!
Disa protestues kanë shkëmbyer disa fjalë të ashpra me një nga policët brenda autobotit të ujit te Ministria e Arsimit.-Keni fëmijë ju ore?-Na vratë ore!-Jeni shqiptarë a ça jeni? Çfarë janë këta?
18 Tetor, 13:33 -
-
Protestat e dhunshme, Salianji: Kush thotë se po përdoret nga duar të errëta, gabon! Rama nën paranojë për humbjen e pushtetit, po tallet me protestuesit
Sipas Salianjit, protestuesit kërkojnë ndryshimin e klasës politike dhe fundin e “paktit Rama-Berisha” që për ta është humbje e shpresës për të ardhmen. Në fund, bën thirrje për më shumë mbështetje ndaj protestuesve.
18 Tetor, 13:17 -
Protestat e dhunshme hyjnë në ditën e gjashtë, mes turmës pranë Ministrisë së Arsimit shfaqet Luiz Ejlli
Ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë po mblidhen qytetarë të shumtë për ditën e gjashtë të protestave antiqeveritare, mes turmës është shfaqur edhe Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania. Prania e tij vjen në një kohë kur protestuesit po grumbullohen për të
18 Tetor, 13:10 -
Protestat, Kryepiskopi Joan: Shqipëria është e të gjithëve, të merren vendimet e duhura
Shqipëria është e të gjithëve dhe në këtë situatë është e domosdoshme të merren vendimet e duhura. Ka qenë ky mesazhi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, në lidhje me protestat e dhunshme n&
18 Tetor, 13:05 -
Protestat e dhunshme në Tiranë, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara! Kjo situatë duhet të marrë fund
Ibrahimaj denoncoi sot dëmtimin e bizneseve, pronave dhe veçanërisht të degëve bankare e bankomateve gjatë protestave të këtyre ditëve, duke i cilësuar aktet e shkatërrimit si të papranueshme
18 Tetor, 12:52 -
Qendra e Tiranës, ‘fushë beteja’ e ditës së 6 të protestës! Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Gurë edhe selisë së PS
Qendra e Tiranës i ngjau një fushë beteje të vërtetë këtë 18 tetor. Flakët e koktejeve molotov dhe tymi i gazit lotsjellës mbuluan kryeqytetin. Molotovë drejt bluve, ndërsa një sulm i koordinuar në komisariatin nr 3 la 10 policë të plagosur. Edhe Selia e PS u godit me gurë
18 Tetor, 12:43 -
Përplasjet e dhunshme në Tiranë, Pirro Vengu: Policia meriton mbështetje, por protestuesve s'duhet t’u mbytet zëri! Mazhoranca të dëgjojë arsyet që nxorën njerëzit në rrugë
Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, ka vlerësuar vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e policisë gjatë përplasjeve me protestuesit në Tiranë, por ka theksuar se mbështetja për efektivët nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht
18 Tetor, 12:38 -
Protestat/ Komunitetet fetare: Shqipëria është e të gjithëve! Duhen vendime të pjekura në këtë situatë
Komunitetet fetare në Shqipëri bëjnë apel për qetësi dhe ulje të tensioneve mes palëve pas situatës së dhunshme në protesta. Shqipëria është e të gjithëve dhe përgjegjësia për shmangien e çdo formë dhune është e përbashkët, shprehet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Kryepeshkopi Joan kërkoi që në këtë situatë të merren vendime të pjekura. Krerët e katër besimeve më të mëdha në vend u takuan sot dhe me presidentin Bajram Begaj.
18 Tetor, 12:36 -
Pastrohet zona para Ministrisë së Arsimit, qarkullimi vijon normalisht! Bizneset kryesisht të mbyllura (VIDEO)
Pas përplasjeve të forta një ditë më parë, “Rruga e Durrësit” e më konkretisht, pjesa përpara Ministrisë së Arsimit, është në rutinën e zakonshme të përditshmërisë.Policia ka qenë në gatishmëri prej orëve të
18 Tetor, 12:30 -
Protestat/ Edhe PL kërkon dorëheqjen e Ramës! Meta propozon 3 ndryshime: Rikthim te Kushtetuta para 2008-s
Për opozitën ka vetëm një zgjidhje për kalimin e krizës dhe situatës së dhunës, dorëheqja e Kryeministri Rama. Ilir Meta, propozon rikthimin te Kushtetuta para ndryshimeve të vitit 2008, qeveri teknike para zgjedhjeve dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli.
18 Tetor, 12:23 -
Kongresmenët amerikanë të shqetësuar për protestat në Shqipëri, Balla: I përkasin lëvizjes Antifa, dhuna të dënohet pa ekuivok
Kongresmenët Joe Wildson dhe Robert Aderholt shpreheshin se e kanë ndjekur me shqetësim “përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s", duke kërkuar që qeveria të përmbahej nga dhuna, por Taulant Balla u thotë se para gjithçkaje tjetër, dhuna duhet dënuar.
18 Tetor, 12:13 -
Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
Ruseti u kërkoi prindërve të jenë të vëmendshëm se ku ndodhen fëmijët e tyre dhe çfarë thirrjesh marrin në rrjetet sociale, ndërsa iu drejtua edhe organizatorëve të protestave, përfaqësuesve politikë dhe mediave që të shmangin nxitjen e përplasjeve dhe normalizimin e dhunës
18 Tetor, 12:08 -
Fatos Çoçoli: Mos përdorni studentët si dekor romantik për djegien e vendit!
Jemi përpara një sulmi të organizuar mirë, për ta gjunjëzuar Shqipërinë tonë si shtet. Gjykata e Lartë është një institucion kushtetues dhe ruan dhjetra e qindra mijëra dosje të dosjeve-raporte gjyqësore të qytetarëve tanë, apo të bizneseve që kanë kërkuar zgjidhje gjyqësore, apo edhe vetë institucioneve shtetërore. Këmbana e Vitit të Mbrapshtë 1997 ka nisur të bjerë!
18 Tetor, 11:51 -
Dëmtimet e rrugëve nga protestat, Braçe: Mirënjohje për mundin e sakrificën e çdo punëtori për të rikthyer normalitetin
Nga ura te Piramida, Erion Braçe ka ndarë disa pamje të punonjësve të bashkisë që vijojnë punën për mirëmbajtjen e qytetit, pas protestave të dhunshme që kanë shkaktuar dëmtime të shumta nëpër rrugë.
18 Tetor, 11:49