-
Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 mln €, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash! Firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme
Në 15 dhjetor 2014, Agron Shehaj shet për 10 milionë euro aksionet e kompanisë së call centerave Intercim Data Service shpk tek kompania Sestante Holding LTD.
4 Gusht, 12:59 -
Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën
Agron Shehaj është kallëzuar në SPAK për vilën 15 milionë euroshe në Itali. Ai pritet të përballet me Prokurorinë e Posaçme dhe të japë sqarime se si e shiti 5 herë më shumë një pasuri që e kishte blerë 2.9 milionë euro. Gjithashtu në kallëzim kërkohet që të sqarohen deklaratat kontradiktore të Shehajt për sipërfaqen e vilës, por edhe mbi deklarimet e pasurive të tjera, investimeve apo të ardhurat miliona euro që i deklaron si “të tjera” pa treguar origjinën.
31 Korrik, 17:13 -
-
Analiza FinTel – Pse deklarimet e Agron Shehajt janë të dyshimta
Në një demokraci normale, transparenca mbi pasurinë dhe interesat financiare të figurave publike nuk është sulm politik, por pjesë e llogaridhënies. I njëjti standard duhet të zbatohet për çdo politikan. Fakti që një analizë mund të jetë e pakëndshme për subjektin e saj nuk e bën automatikisht atë të motivuar politikisht.
19 Korrik, 15:41 -
‘Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë!’ Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës
“Dorëzo letrat” dhe “provo ligjshmërinë” e të ardhurave, është kërkesa e Ulsi Manjës për Agron Shehajn, i cili rezulton të ketë shitur 15 milionë euro një vilë prej 251 metrash katrorë.
17 Korrik, 20:45 -
-
Kush ia bleu 15 mln euro Agron Shehajt vilën që vetëm 4 vite më herët kishte paguar 2.9 mln €?! Deputeti zero transparancë! Paralajmërohet padi në SPAK, Balla: Pastrim parash
Kryetari i Partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj ende nuk ka sqaruar se kush është blerësi që i pagoi çmimin marramendës prej 15 milionë eurosh për një pasuri të paluajtshme, ndërtesë e truall, vetëm 251 m2. Ndërkohë që nga Kuvendi është paralajmëruar një padi në SPAK për Shehajn nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili e quajti 5-fishimin e vlerës së vilës në vetëm 4 vite rast unik në botë.
16 Korrik, 14:19 -
Kallëzim në SPAK për Shehajn? Balla: E kam dosjen gati, po zbardhet skema e pastrimit të parave! Pesëfishoi vlerën e vilës 2.9 milionë euro për 4 vite
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla duket se ka në plan të kallëzojë në SPAK kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehajn për çështjen e vilës në Itali. Një pasuri e paluajtshme, truall plus ndërtesë vetëm 251 m2 gjithsej, të cilën vetë deputeti Shehaj ka deklaruar se e ka shitur shtatorin e kaluar plot 15 milionë euro.
16 Korrik, 11:46 -
Dokumenti/ Agron Shehaj e bleu 2.9 milionë euro vilën në Itali të cilën pas 4 vitesh e shiti 15 milionë euro! Tani ia “dyfishoi” sipërfaqen për të provuar të justifikojë çmimin
Kryetari i Partisë Mundësia e bleu vetëm 2.9 milionë euro ndërtesën plus truall që vetëm pas 4 vitesh e shiti 15 milionë euro, më shumë se 5 fish më lart. Në një tjetër video reagim të publikuar në Facebook, deputeti Agron Shehaj ende nuk e ka bërë një sqarim ezaurues për këtë lëvizjes, ndërsa nga ana tjetër tanimë thotë se vila ishte 500 m2 dhe jo 251 m2 siç e ka raportuar në dy deklarata të ndryshme në ILDKPKI.
15 Korrik, 15:37 -
Pastrim parash? Agron Shehaj e bleu vilën 29 milionë euro në 2021 dhe e shiti 15 milionë euro në 2025
Vendi ku ndodhet pasuria është një pyetje e rëndësishme që tregon nëse vlera 15 milionë euro është reale apo fiktive, por pyetja më serioze në këtë rast është se si e ka fituar Agron Shehaj këtë pasuri, të cilën e shiti më pas. Kur dhe sa e ka blerë Shehaj vilën? A e ka deklaruar në ILDKPKI sipas ligjit?
15 Korrik, 14:49 -
Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Agron Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2! Ky çmim nuk eksiston në asnjë prej 4 zonave më luksoze italiane
Një prej politikanëve më të pasur në vend, Agron Shehaj në deklaratën e pasurisë së vitit të kaluar ka deklaruar shitjen për 15 milionë euro të një trualli plus ndërtesë 251 m2. Në një video reagim ai nuk tregon vendndodhjen e vilës e cila do të mundësonte verifikimin e çmimit. Report Tv kontaktoi me agjenci imobiliare në zonat më të shtrenjta të Italisë, që konfirmojnë se është gati e pamundur që 251 metra katrorë vilë e truall të jetë shitur plot 15 milionë euro.
14 Korrik, 13:24