-
Pas më shumë se një ore prej nisjes së protestës, Meta u bashkohet protestuesve para Kuvendit gjatë kohës që flet Berisha
Pas më shumë se 1 orë prej nisjes së protestës para Kuvendit, ka mbërritur pranë protestuesve edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë kohës që Berisha mbante fjalën në podiu
16 Shkurt 2023, 11:22 -
Tabaku: Ktheni kuvendin në binarë, na lejoni të flasim për qytetarët! Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të arsyetojnë duke u kërkuar të sjellin seancën në binarë. Sipas saj, kryeministri duhet të japë llogari dhe transparencë në mënyrë që parlamenti ti kthehet normalitetit dhe t'i përmbahet rendit t&e
16 Shkurt 2023, 11:22 -
Dash Sula me tone të ashpra: Më vjen turp që jam pjesë e këtij Kuvendi! Ramës i intereson tensioni
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend folu me tone të ashpra. Sula u shpreh se i vjen keq që është pjesë e këtij kuvendi e që kjo rrëmujë e ky tension më së shumti i leverdis vetë kryeministrit Edi Rama. Sipas Sulës në Kuvend ka kohë që nuk flitet p&
16 Shkurt 2023, 11:19 -
Zhupa: Deputetët e Edi Ramës u futën fshehurazi nga dera e dytë e Kuvendit! Nuk dolën përballë protestuesve
Deputetja e PD, Ina Zhupa duke folur para protestuesve tha se deputetët e mazhorancës kishin hyrë në Kuvend fshehurazi duke u përpjekur të mos përballen me qytetarët e mbledhur para godinës së parlamentit.“Doktor Berisha vjen këtu me misionarët e revolucionit dhe krenarinë e demokracisë.
16 Shkurt 2023, 11:17 -
Flutura Açka: Ky parlament fashist, sillni Ramën këtu të japë përgjigje nëse është i korruptuar
E ashpër ishte në seancë plenare deputetja e PD, Flutura Açka, e cila tha se me këtë sjellje Kuvendi po bëhet fashist. “Me këto përjashtime këtu është bërë një parlament fashist. Kush jeni ju që nuk e sillni Kryeministrin këtu? Mblidhmi mendt&eum
16 Shkurt 2023, 11:14 -
Berisha del nga selia e PD, niset drejt parlamentit 1 orë me vonesë
Pothuajse me të njëjtin skenar nga protesta e shkuar, Sali Berisha ka dalë nga selia e PD një orë pas mbledhjes së protestuesve para Kuvendit. I shoqëruar nga bodigardët, ai po shkon në këmbë drejt parlamentit.
16 Shkurt 2023, 11:11 -
Spaho: Do përgjigjemi në proporcion me ju, Rama të vijë në seancë
Deputeti i ‘Rithemelimit’ të Berishës, Edmond Spaho, nga seanca plenare ka kërkuar që Kryeministri Rama të jetë prezent në seancë dhe t’u përgjigjet pyetjeve, ndërsa shtoi se nëse mazhoranca kërkon që të acarojë situatën, opozita do t’i përgjigjet në proporcio
16 Shkurt 2023, 11:04 -
Balla flet me zhurmës së bilbilave të opozitës: Kjo ndodh kur familjarët e 21 janarit akuzojnë për vrasje Berishën
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar në PS, mes zhurmës së deputetëve të opozitës të cilët nuk pushonin duke u rënë bilbilave, tha se kjo situatë do të jetë në Kuvend, derisa kohë familjarët e viktimave të 21 janarit kallëzojnë në SPAK për vrasje Sali Berishën
16 Shkurt 2023, 11:02 -
Topalli flet para protestuesve: Nikollën e paskan fshehur sot, jam e pafjalë! Në 3 dekada nuk ka ndodhur që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar nga Kuvendi
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli teksa mbajti fjalën e saj para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, tha se nuk kishte ndodhur kurrë që në 3 dekada të përjashtohet gjysma e deputetëve të një grupi parlamentar.Ajo vuri në dukje edhe mungesën e Nikollës në krye të seancës dhe shtoi se gjat&
16 Shkurt 2023, 11:00 -
Bylykbashi në seancë: Kjo mazhorancë po vret parlamentarizmin
Deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po godet rëndë parlamentarizmin me sjelljen që po bën.“Ky parlament është kthyer në varrëmihësin e parlamentarizmit. Shumica po abuzon të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. Unë nuk pres q&am
16 Shkurt 2023, 10:56 -
Përsëritet skenari, deputetët e Rithemelimit bllokojnë foltoren dhe u bien bilbilave në Kuvend
Deputetët e Rithemelimit sërish kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë filluar që tu bien bilbilave. Me një skenar tashmë të ngjashëm si edhe në seancat e mëparshme, deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar foltoren.
16 Shkurt 2023, 10:54 -
-
-
Noka para protestuesve: Rama na ndalon të hyjmë në Kuvend se është në panik! I pashpresë, ka kthyer parlamentin në burg
Flamur Noka ka marrë fjalën para protestuesve që janë mbledhur para parlamentit duke e cilësuar Edi Ramën si “e zeza e Shqipërisë” që duhet të largohet nga posti i kreut të qeverisë. Teksa protestuesit e duartrokisnin dhe brohorisnin “Rama ik”, Noka thoshte se nuk mund t’ia hedhë kët&a
16 Shkurt 2023, 10:48 -
Spaho: Mazhoranca po sillet si bandite! Në s’tërhiqemi nga dy kërkesat për diskutimin për McGonigal dhe lidhjen me Ramën
Deputeti i Rithemelimit të PD-së Edmond Spaho u shpreh se ato nuk tërhiqen nga dy kërkesat për të diskutuar për McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.‘Sot u vërtetua se kemi të bëjmë me një mazhorancë e cila sillet si bandite. Një mazhorancë mafioze. Pse ofenduat. Kryeministri ble zyrtar&
16 Shkurt 2023, 10:45 -
Prej 40 minutash protestuesit i presin para kuvendit, Berisha ende në selinë e PD! Asnjë shenjë nga Meta
Ish kryeministri Sali Berisha ende ka dalë nga selia e PD-së për t’u bashkuar me protestuesit të cilët e presin prej 40 minutash para kuvendit. Po ashtu edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk &e
16 Shkurt 2023, 10:44 -
Pamjet me dron, shumë pak protestues i përgjigjen thirrjes së Berishës për t'u mbledhur para Kuvendit
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kuvendit, ku duket një numër shumë i vogël protestuesish. Ndërkohë që ata janë mbledhur prej orës 10:00, as Berisha as Meta nuk janë ende pranë tyre.
16 Shkurt 2023, 10:39 -
Deputetët e Rithemelimit ankimuan vendimin, mblidhet Byroja e Kuvendit! Lihet në fuqi përjashtimi i Berishës dhe 3 deputetëve
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës nga seancat plenare. B
16 Shkurt 2023, 10:30 -
Këlliçi: Boll me këtë maskaradë! Është antikushtetuese që s’na lejojmë të futemi në seancën plenare
Deputeti Belind Këlliçi thotë se ata duan që të zbatojnë ligjin dhe të marrin pjesë në seancë, kjo pasi sipas tij vendimi është antikushtetues. Këlliçi akuzoi Nikollën dhe Ramën, duke nënvizuar se sipas tij është çmenduri që nuk lejohen që t&eum
16 Shkurt 2023, 10:22 -
Mbështetësit e Berishës mblidhen para Kuvendit, disa qindra protestues presin ish kryeministrin
Ashtu si në protestën e së hënës, një numër i vogël qytetarësh, disa qindra persona i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për t’u mbledhur para Kuvendit. Me thirrjet “Rama ik&rd
16 Shkurt 2023, 10:15
