-
Kronikë
Nga ndryshimet në Kodin Penal e atë të Familjes tek strehimi, strategjia për të përmirësuar situatën e personave LGBTI+! Synohet përfshirja në kurrikulat e universiteteve
Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan paraprak 7-vjeçar për mbrojtjen e të drejtave dhe ofrimin e shërbimeve të personave LGBTI+. Parashikohet miratimi i një ligji të posaçëm për njohjen e identitetit gjinor.
14 Gusht 2021, 17:15 -
Politikë
Kronologjia e mandateve të një parlamenti të pazakontë, nga 140 deputetë, 68 s’e mbaruan mandatin! 18 karrige mbetën bosh deri në fund
Gjatë legjislaturës që sapo lamë pas, 68 deputetë e lanë përgjysmë mandatin e tyre. Djegia e mandateve, prekja nga dekriminalizimi apo gara për pushtetin vendor qenë ndër arsyet që bënë gati gjysmën e parlamentit të mos çonin deri në fund mandatin e deputetit. Ndërkohë 18 vakanca mbetën deri në fund të legjislaturës të paplotësuara.
11 Gusht 2021, 10:42 -
Kronikë
Meta kthen Aktin Normativ që jep 900 mln lekë shtesë për godinën e re të Teatrit Kombëtar: Qeveria e Kuvendi kanë thelluar antikushtetutshmërinë
Meta ka kthyer Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021, duke marrë aik argument kryesor pikërisht vendimin e qeverisë për alokimi e fondit shtesë 900 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Sipas Kreut të Shtetit, alokimi i kësaj shume për Bashkinë e Tiranës është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.
5 Gusht 2021, 11:50 -
Politikë
Meta kthen në Kuvend ligjin për 'Menaxhimin e Buxhetit': Shkel Kushtetutën, heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”, me arsyetimin thekson e ky akt normativ shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik
4 Gusht 2021, 13:16 -
Kronikë
Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin “Për të huajt”: Rrezikojmë të na dynden të huajt, qeveria dhe Rama nuk e ka shqetësim shpopullimin nga shqiptarët
Në argumentin e tij Meta shkruan se kjo nismë ligjvënëse, ashtu si çështja e shpopullimit të vendit dhe e kërkesave të larta për azil nga ana e shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, janë çështje që meritojnë të trajtohen bashkërisht nga Kuvendi i ri që pritet të mblidhet e të fillojë punimet në Shtator 2021, e që do të duhet të diskutojë dhe të vendosë mbështetur në interesin më të lartë të vendit dhe të shtetasve tanë.
3 Gusht 2021, 12:35 -
Opinion
Sali Berisha, ky palaço i Kuvendit nga shtatori e tutje
E mbani mend kur fliste italisht në Kuvend? Se kur i premtonte vajza shqiptare Berluskonit për në Itali s’e besoj ta kujtoni! Ky njeri që gëzoi çdo pushtet me familje e shoqëri, në shtator do të na paraqitet si palaço. Sepse nuk ka reflektuar kurrë as ndaj votës së shumicës, as ndaj vendimeve të Uashingtonit.
2 Gusht 2021, 10:07 -
Politikë
Arsyeja kryesore pse u shkarkua nga Kuvendi, çfarë tha OSBE për rolin e Metës në zgjedhje: Presidenti bëri fushatë, përdori gjuhë konfrontuese
Raporti i OSBE/ODIHR në përfundimet e tij finale për zgjedhjet e 25 prillit ka kritikuar edhe veprimet e presidentit Ilir Meta. Në raport thuhet se presidenti ka bërë fushatë hapur kundër partisë në pushtet
26 Korrik 2021, 22:21 -
Opinion
Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht
Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin e partisë. Gjithashtu të pakta ishin pikëpyetjet për të ardhmen e tyre politike në rradhët e PD-së. Pikëpyetja e madhe ishte se çfarë qendrimi do të mbante kuvendi, e në veçanti Basha, pas shpalljes se Berishës person non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
26 Korrik 2021, 09:03 -
Opinion
Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…
Ne retë e pantallonave formohen dhe deformohen figurat e larta politike. Edhe një mbiemër mund të bëhet në copa si ameba dhe prapë ka kuptim: Për shembull ‘Alibejaj’ bëhet edhe ‘Ali’ me kuptim, edhe ‘Bej’ por jashtë kohe… Partia, si në komedi, deklaroi se në sallën që zë vetëm 2300 vende, ndodheshin 7500 kandidatë. Njësoj si me në inversin me ‘pantallonat’.
24 Korrik 2021, 11:07 -
Opinion
Mero Baze: Kuvendi nën hijen e fantazmës së Berishës
Ky nuk është një Kuvend që mblidhet nën hijen e fantazmës së tij, por dhe nën rrezikun e dekompozimit të kufomës së tij politike që ka ngelur mbi dhe, edhe që askush nuk guxon ta varrosë, me shpresë se do të kalbet vetë deri në shtator.
16 Korrik 2021, 19:01 -
Politikë
Analistët: Figurat e reja 'pro' Rama, pjesë e kabinetit të ri! Andoni: PS po shmang 'xhaketat' e vjetra, s’kontribuan! Çupi: Mandati i tretë, i jep fund 'vuajtjes' 30-vjeçare
Partia Socialiste po promovon të rinjtë në politikë dhe po largon të vjetrit që nuk japin kontribut, ky është mendimi i analistëve Ben Andoni dhe Frok Cupi. Gjatë mandatit të tretë do të përmbyllë reformat e rëndësishme dukei dhën fund dhe tranzicionit.
13 Korrik 2021, 21:42 -
Opinion
Sfidat e shtatorit të parlamentit të ri
Shtatori përbën kështu jo vetëm fillimin e sfidës së punës së parlamentarëve të rinj në këtë mandat, por dhe për faktin se që në ditët e para të tij do të shihet nëse salla e parlamentit do të jetë thjesht fushë beteje politike apo do të gjejë vend thirrja për bashkëpunim për hir të reformave dhe interesave të vendit.
11 Korrik 2021, 13:05 -
Politikë
Nga 2 amnistitë, lista e zezë me përdhunuesit tek përgjysmimi i pagave për deputetët, 30 nismat ligjore që do shqyrtohen nga Kuvendi i ri në shtator
Kuvendi aktual mbylli legjislaturën pa miratuar 30 nisma ligjore të rëndësishme që janë propozuar nga qeveria dhe deputetët. Projektligjet nuk janë tërhequr, por do të jenë pjesë e agjendës së punimeve të Kuvendit të ri. Nismat më të ‘nxehta’ janë amnistia për paratë dhe pasuritë e padeklaruara, fshirja e gjobave gjatë pandemisë, propozimi për përgjysmimin e pagës dhe privilegjeve të deputetëve, ligji për referendumet, ndryshime në Kodin Penal, Kodin e Familjes dhe krijimi i një regjistri me personat e dënuar për krime seksuale.
8 Korrik 2021, 17:30 -
Politikë
FOTO/ Mbylli sot karrierën politike, lamtumira e buzëqeshur e Gramoz Ruçit mes kolegëve
Seanca e fundit plenare e kësaj legjislature në Kuvend, mbylli zyrtarisht edhe karrierën politike të Gramoz Ruçit. Ai drejtoi për herë të fundit seancën në Kuvend, ndërsa më pas ka organizuar një kokteil lamtumire në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për t'u përshëndetur me deputetët dhe stafin e tij.
7 Korrik 2021, 19:18 -
Politikë
Dita e fundit në Kuvend, Braho: S’kam asnjë peng, detyrim kisha shmangien e Berishës nga politika, e arrita! Vendimi më i mirë, shkarkimi i Metës
Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaron se nuk i ka mbetur asnjë peng në Kuvend, ndërsa thekson se kishte detyrim që ish-kryeministri Sali Berisha të shmangej nga politika dhe këtë e arriti. Pavarësisht se Berisha ka marrë mandat në Tiranë, Braho thotë se nuk do të jetë në Kuvend.
7 Korrik 2021, 14:17 -
Politikë
Sot e ka seancën e fundit në Kuvend, 'deputetja e kërpëratave': Do të mbahem mend, kam punuar
Në ditën e fundit si deputete është sot edhe për Majlinda Halilajn, e cila u bë e famshme për fjalimin e saj për “kërpëratat” (korporatat), me plot gafa dhe gabime. Në një prononcim për mediat sot ajo shprehet se do të mbahet mend se ka punuar shumë. Ndërkohë n&a
7 Korrik 2021, 12:14 -
Politikë
Nuk rikthehen më në shtator në Kuvend/ Deputetët Roshi, Zeneli, Gjoni, Përmeti dhe Velaj: Vijojmë kontributin në politikë! Habit Jenisheri: Zgjedhjet do përsëriten
Mbi 80 deputetë që janë ulur sot në seancën e fundit plenare të kësaj legjislature të Kuvendit do të mungojnë në shtator kur të fillojë legjislatura e re. Disa prej tyre në prononcimet për mediat para fillimit të seancës shprehen se do ta vijojnë kontributin në politikë.
7 Korrik 2021, 11:59 -
Opinion
Gramoz Ruçi: Legjislatura e 9 e Kuvendit, 4 vite punë dhe kontribute për një Shqipëri evropiane! Legjislatura e reformës në drejtësi dhe përballjes me COVID
Jam i bindur se gjeneratat e reja të politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë që do të vijnë në këtë sallë, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë. Ju faleminderit të gjithëve.
7 Korrik 2021, 11:15 -
Kronikë
Frikë nga SPAK? 20 deputetë tërhiqen nga rimbursimi i qirasë me paratë e Kuvendit! Kishin 2-3 shtëpi, por përfitonin 350 USD në muaj me kontrata të dyshimta
Që nga muaj maji i këtij viti 20 deputetë kanë hequr dorë në mënyrë të befasishme nga përfitimi i rimbursimit të qirasë. Deputetët kishin paraqitur kontrata sikur jetonin me qira në Tiranë pasi morën mandatin. Disa prej tyre kanë banuar në kryeqytet para se të bëheshin pjesë e Kuvendit. Kishin në pronësi disa pasuri të paluajtshme
6 Korrik 2021, 17:09 -
Politikë
Gara për kreun e AMA-s, PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS, të tërhiqet nga ky vendim që i nxin imazhin Shqipërisë
‘Nesër përmes parlamentit ilegjitim, kryeministri Edi Rama do të zyrtarizojë emrin e zëdhënëses së PS-së në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive’. Kështu shkruan në rrjetet sociale deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, duke ju referuar kandidates Armela Krasniqit, ndërkohë që i bën thirrje Ramës të tërhiqet nga ky vendim antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij
6 Korrik 2021, 16:57