-
Policia thotë se i moshuari dyshohet se i vuri flakën tokës për ta pastruar, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji rreth 4 mijë metra katrorë sipërfaqe.
1 Tetor, 14:00 -
Zjarret në Fier dhe Lushnjë, arrestohen 3 persona! Flakët rrezikuan sera, banesa dhe Parkun e Apolonisë (VIDEO)
1 Tetor, 13:53Tre persona u vunë në pranga pasi dyshohet se nga pakujdesia shkaktuan zjarre në Fier dhe Lushnjë. Policia thotë se flakët rrezikuan banesa, sera dhe sipërfaqe të mëdha toke.
-
Kapet në Kavajë i shumëkërkuari nga Italia, akuzohet si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës (EMRI+VIDEO)
1 Tetor, 12:4247-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.
-
5 orë pa ujë, Ujësjellësi i Durrësit bën njoftimin: Shkak është stakimi i energjisë elektrike
1 Tetor, 10:06Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar abonentët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e fshatrave dhe në qytetin e Durrësit. Shkak është stakimi i energjisë elektrike nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
-
-
Zjarri përfshin një pikë skrapi në Shijak, tymi mbulon zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje
30 Shtator, 16:10Një automjet zjarrfikës ka shkuar edhe nga Durrësi, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Shijakut, për vënien nën kontroll të flakëve në pikën e skrapit.
-
Ullinjtë shkrumbohen nga zjarri pranë Parkut të Apolonisë në Fier, banorët e dëshpëruar: Aty i kishim shpresat! (VIDEO)
30 Shtator, 12:00Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit ku flakët kanë përfshirë shkurre, bimësi dhe ullishte. Banorët shprehen të pikëlluar dhe sipas tyre zjarrvënia ishte e qëllimshme.
-
-
Shpërthim me tritol në derën e lokalit në Durrës, vetëm dëme materiale! Pronarët: S’kemi konflikte (EMRAT+VIDEO)
30 Shtator, 09:39Lokali, në pronësi të Ramazan dhe Erjon Ballës, ka qenë i mbyllur në orën 05:00 kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas burimeve, të dy kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa nuk rezultojnë as me precedent penal.
-
-
Aksion antikanabis në Krujë, e shtëna e policit për kafshë të egra ngatërron kolegët, menduan se u sulmuan! Në terren edhe AMP, dyshime për dekonspirim nga efektivët
29 Shtator, 12:00Policia e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë përballur me të shtëna me armë gjatë një aksioni antikanabis në zonën e Qafshtamës, në Krujë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa gjatë kontrolleve janë gjetur bimë kanabisi që po asgjësohen.
-
60 vjet nga zbulimi, Amfiteatri i Durrësit nis një fazë të re ruajtjeje! Gonxhja: 28,823 vizitorë në 8 muaj, vijon puna për ta mbrojtur e përcjellë te brezat (VIDEO)
29 Shtator, 08:53Plani i Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike ka hyrë në zbatim në Amfiteatrin e Durrësit duke shënuar një etapë të re për ruajtjen dhe studimin e këtij siti.
-
-
Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
28 Shtator, 15:23Gjatë operacionit dhe hetimeve janë sekuestruar 4 automjete, 3 targa, 3 çelësa automjetesh dhe 4 celularë.
-
Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
26 Shtator, 15:4041-vjeçari i arrestuar në Krujë, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
-
Po punonte në një varkë në Durrës, i riu filipinez bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën
26 Shtator, 15:07Policia bën të ditur se i riu ishte punëtor i një firme private dhe po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, në momentin që ndodhi ngjarja.
-
Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t'i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete (VIDEO)
26 Shtator, 15:00Vetëm një ditë pasi vodhi një makinë në Tepelenë, 30-vjeçari Mariglen Kondi u arrestua në Durrës, teksa tentoi t’i ikte Policisë. Gjatë arratisjes, ai përplasi 4 automjete, ndërsa më pas braktisi makinën dhe tentoi të largohej me vrap.
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur mbulon Krujën, shikueshmëri e ulët në rrugë
26 Shtator, 07:58Një mjegull e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm ultësirën e Krujës, nga Thumana deri në Rinas dhe zonat përreth.
-
Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO)
25 Shtator, 22:51Një 19-vjeçar humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në një aksident në Fushë-Krujë. Dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë.
-
VIDEO/ Pronari i 'Mira Mare' qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve
25 Shtator, 15:18Shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, është përfshirë në një konflikt në Durrës, ku është goditur me shuplakë nga Arjan Xheka. Ngjarja ka ndodhur në korrik, ndërsa Shahini, i cili ishte jashtë orarit të punës, nuk ka bërë denoncim.