-
Në shpërthimin mbrëmjen e së mërkurës, dyshohet se u përdor lëndë artizanale me nitrat. U hodh pranë gjeneratorit që furnizon burgun. Nuk u raportua për të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.
28 Maj 2025, 23:10 -
VKM/ Qeveria jep 80 milionë lekë për financimin e ‘Durrah City Football Academy’ për 2025
28 Maj 2025, 22:43Vendimi është marrë në mbështetje të kuadrit ligjor për sportin, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe buxhetin e shtetit për vitin 2025, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.
-
U kap në Durrës për abuzimin seksual me vajzën e mitur, media italiane zbardh detaje nga dosja e 60-vjeçarit shqiptar: Incesti nisi që prej vitit 2005, do vuajë 5 vite burg
28 Maj 2025, 12:12Media italiane zbardh detaje nga dosja e 60-vjeçarit shqiptar që u arrestua dy ditë më parë në Durrës me qëllime ekstradimi, pasi ndaj tij kishtë një urdhër-arresti ndërkombëtar, i bazuar edhe te vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Bolonjë, me rreth 5 vite burgim për abuzim seksual me vajzën e tij të mitur (incest)
-
Kandidatja e PD-së Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojas, dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës
27 Maj 2025, 17:19Andia Ulliri, kandidate në qarkun Durrës nga Partia Demokratike, ka ankimuar në KQZ shpalljen fitues të Arjan Ndojës, duke pretenduar se nuk është respektuar kuota gjinore e përcaktuar në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Ajo i referohet një amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
-
-
I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari
27 Maj 2025, 08:54I arrestuari ishte shpallur në kërkim më 23 maj pasi Gjykata e Apelit të Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”
-
Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi 42-vjeçar në Durrës
26 Maj 2025, 13:47Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”.
-
Kasollja në Durrës përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar (VIDEO)
26 Maj 2025, 11:02Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe kanë shmangur përhapjen e flakëve.
-
-
Proda falënderon Policinë e Durrësit për operacionin e kapjes së Xhevdet Plakut: Rrit besimin te qytetarët, inkurajoj të vijojnë me të njëjtin përkushtim
24 Maj 2025, 18:47Proda ka falenderuar policinë e Durrësit për operacionin e arrestimit të Xhevdet Plakut, i njohur si ‘Akili’, një person me rrezikshmëri të lartë.
-
Zgjedhjet/ KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet! PD konteston dhe ankimon Kukësin! Celibashi: DHL dorëzoi dokumentet për votat e Greqisë
24 Maj 2025, 13:41Rezultati i zgjedhjeve për 12 qarqet e vendit u miratua nga KQZ nën kontestimet e vazhdueshme të demokratëve. Hapet rruga e ankimimit, PD çon në KAS rezultatin e qarkut të Kukësit.
-
PAMJET/ Droni kap ‘mat’ kultivuesin e drogës në mes të serës me kanabis në Thumanë
24 Maj 2025, 10:49Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në pranga autorin e dyshuar me inicialet F. A., 28- vjeç, banues në Thumanë
-
DOSJA/ ‘Këtë javë e mbaruar’, Deti garantoi kalimin e trafikantit në mënyrë të paligjshme drejt Italisë! Përgjimet e ryshfeti 3 mijë € policit
23 Maj 2025, 15:59Pas gjithë kësaj skeme të organizuar për kalimin e trafikanit drejt Italisë, plani u dështoi pasi Edison Cukaj është ndaluar në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane sepse nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe është deportuar përsëri në Shqipëri.
-
-
-
‘Policia barkas...’/ Të armatosur e duke ngrënë krudo, momenti kur efektivët ‘mësyjnë' restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku në Gjirin e Lalzit
23 Maj 2025, 11:05Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”, mes tyre edhe Xhevdet Plaku.
-
-
-
Arrestohet Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë në Durrës, ‘Akili’ ishte arratisur nga burgu në Itali! U kapën në restorant të armatosur (VIDEO)
23 Maj 2025, 09:59Shtatë persona të kërkuar nga drejtësia për vrasje dhe trafik droge, mes tyre Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu italian u kapën së bashku në Gjirin e Lalzit. Ata janë të akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe nuk dihet se cfarë i bëri bashkë në “drekën e papërfunduar”. Detajet e operacionit “Enigma” i bën të ditura drejtori i policisë së Durrësit.
-
