-
Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”, mes tyre edhe Xhevdet Plaku.
23 Maj 2025, 11:05 -
-
-
Arrestohet Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë në Durrës, ‘Akili’ ishte arratisur nga burgu në Itali! U kapën në restorant të armatosur (VIDEO)
23 Maj 2025, 09:59Shtatë persona të kërkuar nga drejtësia për vrasje dhe trafik droge, mes tyre Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu italian u kapën së bashku në Gjirin e Lalzit. Ata janë të akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe nuk dihet se cfarë i bëri bashkë në “drekën e papërfunduar”. Detajet e operacionit “Enigma” i bën të ditura drejtori i policisë së Durrësit.
-
-
Pacientja vdes pas operacionit për ngushtimin e stomakut në klinikën ‘Villa Alba’ në Durrës! Mjeku vihet nën hetim: Pësoi infarkt një ditë pas ndërhyrjes
22 Maj 2025, 12:37Operacioni për rënien në peshë ka rezultuar fatal për një 54-vjeçare nga Durrës. Valbona Xha Zejno humbi jetën një ditë më parë në spitalin privat “Villa Alba” ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën. Mjeku thotë se pacientja vdiq një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe se ka pësuar infarkt.
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, dy në kërkim! Një maroken u solli mjetin autorëve një ditë para vrasjes më pas u larguan drejt Italisë
22 Maj 2025, 10:19Dy persona janë në kërkim, si bashkëpunëtorë në vrasjen e Ermir Dedja-s, në Durrës, anëtar i grupit të Avdylajve. Ata dyshohet se u siguruan autorëve makinën e përdorur në vrasje. Report TV mëson se të dy janë larguar drejt Italisë.
-
Duka në ‘Repolitix’: PAA mori 20 mijë vota bio, pa ne PD më pak deputetë! Berisha gaboi me Kodin, zgjedhjet nuk ribëhen! S’besoja te rrotacioni, ja pse s'e urova Ramën
21 Maj 2025, 23:06Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste intervistë në Report Tv për rezultatin e zgjedhjeve dhe gabimet që bëri opozita. Pse dyshonte se mund të kishte rrotacion politik dhe kush ishte gafa më e madhe e PD-së dhe Berishës. A mendon se kreu i selisë blu duhet të largohet nga partia dhe a mund të ketë pasur marrëveshje okulte PD-PS. Do dorëhiqet Duka dhe a do qëndrojë në opozitë deputeti i zgjedhur në Parlament nga PAA
-
Operacioni 'Ura'/ Beqiri në Report Tv: BKH po zbërthen SKY ECC! Softa: Droga blihej edhe me kripto! Topalli: Çoba drejtonte e rekrutonte! Basha: SPAK s’është më me 7 porta
21 Maj 2025, 21:47"Repolitix" në Report Tv analizon detaje nga dosja e megaoperacionit 'Ura', të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Kush janë krerët e organizatës shqiptare të kartelit, si rekrutoheshin anëtarët, transfertat për blerje të drogës edhe me kripto në Ekuador, si vinin fitimet dhe ku ndodhej baza e kësaj sindikate kriminale. Flasin ekspertët e sigurisë Fatjon Softa dhe Faik Basha, avokati Idajet Beqiri dhe gazetarja Aida Topalli
-
Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
21 Maj 2025, 19:34Madje nëse bën një kontroll të thjesht në dokumentet e subjektit në pronësi të Ervis Doçit, vërehet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.
-
Debate në Këshillin Bashkiak Durrës/ Familje të përjashtuara nga rindërtimi, ata që kanë dy banesa ose ata që nuk janë banues në Durrës, s’janë përfitues
21 Maj 2025, 17:05Vendimi është kundërshtuar ashpër nga disa këshilltarë, që e cilësuan atë të padrejtë. Ata theksojnë se banesat e përfshira në procesin e rindërtimit ishin pronë e ligjshme e këtyre familjeve përpara tërmetit të 26 nëntorit 2019.
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, burime: Pista kryesore prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja! Vrasësi me pagesë për llogari të dikujt tjetër
21 Maj 2025, 10:39Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv.
-
Durrës/ Gjendet tritol te 'Veliera' afër pallatit të Vangjush Dakos, ishte lidhur me një celular! Xhenierët bëjnë shpërthim të kontrolluar (VIDEO)
20 Maj 2025, 22:54Kalimtarët njoftuan policinë pasi pikasën lëndën e dyshimtë. Zona u rrethua nga forcat e policisë në vendngjarje. Bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere.
-
Pa vula sigurie dhe fletë votimi tepër, numërohen në KQZ 2 kuti të Durrësit dhe Elbasanit
20 Maj 2025, 17:56Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron vetë dy kuti me fletë votimi, që i përkasin njëra qarkut të Durrësit dhe tjetra e qarkut të Elbasanit.
-
I akuzuar për trafik droge në Spanjë/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun, e lë në 'arrest shtëpie'
20 Maj 2025, 17:23Ai u arrestua më 11 janar 2025 nga forcat RENEA në Manzë, Durrës, me urdhër të SPAK-ut dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, për qëllime ekstradimi në Itali. Më 2 prill 2025, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të revokojë masën e sigurisë 'arrest në burg' ndaj Farrukut.
-
-
-
Bylykbashi vetëngushëllohet: Durrësi ndër të paktat qarqe ku ruajtëm rezultatin e 2021-shit (por prapë humbës)
20 Maj 2025, 10:49Edhe pse rezultuan humbës, Oerd Bylykbashi vetëngushëllohet me rezultatin e qarkut të Durrësit, duke thënë se është i vetmi qark ku ruajtën të njëjtat mandate si në 2021-shin. Por, edhe në këtë qark, PD me aleatët pësuan një rënie të mbështetjes me 10%.
-
Atentati në Durrës, Report TV siguron foton e 29-vjeçarit që mbeti i vrarë
20 Maj 2025, 10:17 -