-
-
Izraeli shpall pauzë në Gaza për ndihmat, IDF mohon urinë masive! Kamionët e parë me ushqime nga Egjipti
Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka kryer një operacion ajror për hedhjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ku mijëra palestinezë përballen me rrezikun e urisë masive. Mediat egjiptiane kanë konfirmuar se kamionët me ndihma nga Egjipti kanë filluar të hyjnë sot në Gazë përmes pikës kufitare Rafah, duke publikuar edhe pamje të konvojeve në lëvizje drejt zonës së konfliktit.
27 Korrik 2025, 09:20 -
-
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma! Ngecin bisedimet
Të paktën 25 persona u vranë nga sulmet ajrore dhe të shtënat nga Izraeli gjatë natës, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë dhe shërbimit të ambulancës të shtunën, ndërkohë që bisedimet për armëpushim duket se kanë ngecur dhe palestinezët në Gazë përballen me uri masive
26 Korrik 2025, 16:42 -
-
Protestuesit izraelitë mbushin sheshin e Tel Avivit për të kërkuar armëpushim në Gaza
Në Tel Aviv, protestuesit izraelitë u mblodhën për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Hamasin dhe për të siguruar lirimin e pengjeve, duke mbajtur në dorë foto të fëmijëve të uritur në Gaza dhe duke shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Netanyahu.
25 Korrik 2025, 23:05 -
-
Izraeli arreston dhe e liron pas disa orësh Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein
Mohammad Hussein, Myftiu i Madh i Jerusalemit dhe i Palestinës, është liruar pas arrestimit nga forcat izraelite, menjëherë pas faljes së së premtes në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.
25 Korrik 2025, 13:48 -
-
SHBA ndërpret bisedimet për armëpushim në Gaza: S’ka vullnet nga Hamas! Ministri izraelit: Enklava palestineze do të bëhet hebraike
I dërguari special i SHBA, Steve Witkoff, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndërprerë bisedimet për armëpushim në Gaza dhe po tërheqin ekipin e tyre negociator nga Katari për konsultime. Sipas Witkoff, përgjigja e fundit nga Hamasi “tregon mungesë dëshire për të arritur një armëpushim në Gaza”.
24 Korrik 2025, 19:53 -
Protesta për palestinezët në Tiranë/ S’u lejuan të marshojnë drejt kryeministrisë, Greta Thunberg dhe të tjerët sillen rreth sheshit “Skënderbej”
Në pamundësi për të realizuar marshimin drejt Kryeministrisë, pasi nuk u lejuan nga policia, protestuesit në mbështetje të Palestinës, me në krye aktivisten Greta Thunberg, po marshojnë në sheshin “Skënderbej”.
23 Korrik 2025, 19:55 -
Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s'u lejoi marshimin drejt kryeministrisë
Siç ishte paralajmëruar, aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, protestoi pasditen e kësaj të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli.
23 Korrik 2025, 18:16 -
Organizoi atentat për të vrarë Kryeministrin Netanyahu, arrestohet 70-vjeçarja
Sipas autoriteteve, gruaja kishte shprehur hapur qëllimin për të kryer atentatin dhe kishte kontaktuar protestues të tjerë për të kërkuar armë dhe për të mbledhur informacione mbi masat e sigurisë që e rrethojnë Kryeministrin.
23 Korrik 2025, 17:46 -
Në Gaza po vret edhe uria masive, 10 të vdekur në një ditë
Krahas armëve në Gaza po vret edhe uria. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore thonë se 10 persona ndërruan jetë për shkak të urisë dhe kequshqyerjes. Mbi 100 organizata humanitare në një deklaratë kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza pasi uria masive po përhapet me shpëjtësi.
23 Korrik 2025, 15:23 -
OKB: Gaza është "ferri mbi tokë"/1 mijë të uritur të vrarë në 2 muaj!Mjekëve u bie të fikët
Të dhëna tronditëse janë bërë publike nga degët e OKB për situatën humanitare dhe krizën në Gaza. Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) vlerëson se "1,000 njerëz të uritur janë vrarë në Gaza ndërsa k&eum
22 Korrik 2025, 13:14 -
Masakrat ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit
Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan të hënën një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë thirrje Izraelit për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Gaza.
22 Korrik 2025, 10:44 -
-
Izraeli qëllon drejt tendave të personave të zhvendosur në Gaza, 43 të vrarë dhe 25 të plagosur
Sipas mediave lokale, që citojnë burime shëndetësore, të paktën mbi 40 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur. Vendi strehonte banorë të Gazës të zhvendosur nga zona të tjera të Rripit Verior.
22 Korrik 2025, 07:20 -
Sulme të reja në Gaza/Forcat izraelite nisin ofensivë në pjesën qendrore të territorit
Pas një të diele të përgjakur me të paktën 85 të vdekur, ushtria izraelite bëri thirrje në orët e para të kësaj të hëne që banorët në Deir al-Balah të largohen nga vendqëndrimet e tyre. Mediat izraelite raportojnë se ushtria ka prezantuar një plan për kontrollin total të rripit të gazës. Aksioni i IDF po zhvillohet nga toka dhe ajri.
21 Korrik 2025, 10:41 -
Izraeli zhvillon ofensivën tokësore në Gazën qendrore! 26 vende nënshkruajnë deklaratën e përbashkët: Lufta të ndalet tani! Telefonatë mes Papa Leonit dhe Abu Mazenit
Forcat izraelite kanë nisur një ofensivë tokësore dhe ajrore në qytetin Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, duke shkaktuar valë të reja zhvendosjeje të civilëve.
21 Korrik 2025, 10:28