-
-
-
Aksident i rëndë në Memaliaj, 7-vjeçari vdes pas përplasjes së dy fuoristradave, plagosen 2 prindërit e tij dhe 2 ukrainasit (VIDEO)
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj. Makinat bëhen copash, policia në vendngjarje. Fëmija udhëtonte me dy prindërit e tij që u plagosën lehtë. Një nga mjetet me targa të huaja, udhëtonin dy të rinj ukrainas që gjithashtu u plagosën
26 Korrik 2025, 15:39 -
Një vit nga masakra e Memaliajt, babai i kamerierit Gledio Muka, me lot në sy kërkon drejtësi: Nuk di pse nuk zbardhet ngjarja?!
Një vit pas masakrës me tre të vrarë në Memaliaj, babai i Gledio Mukës nuk gjen qetësi, pasi vrasësit e të birit nuk janë arrestuar. 36-vjeçari ishte kamarier në lokalin e familjes Kalemi dhe mbeti i vrarë aksidentalisht gjatë atentatit mafioz. I ati, Hamza Muka rrëfen me lot në sy, dhimbjen dhe pengun që mbart prej natës së 21 korrikut 2024.
22 Korrik 2025, 16:25 -
Miku i Aleksandër Sadikajt prej dy javësh i zhdukur pa gjurmë, babai i Eraldo Muçit: Herën e fundit u pa në Sukth, s’kishte as konflikte dhe as borxhe!
Mister mbi fatin e 30-vjeçarit nga fshati Bylysh i Memaliajt, doli nga shtëpia më 15 qershor dhe s’u kthye më. Telefonata e fundit me nënën, më 26 qershor babai bëri denoncimin në polici. Vizitoi edhe fermën e kuajve të të ndjerit Sadikaj para se të udhëtonte drejt Durrësit. Babai tregon rrethanat, hedh dyshime edhe te ndonjë nga shokët, i frikësohet në ngjarje kriminale. Sadikaj u hodh në erë pranë TEG-ut më 2022, saga e hakmarrjes me grupin e Papës
2 Korrik 2025, 14:50 -
Tradita merr jetë në Memaliaj, çelet muzeu Etnografik! Ekspozohen objekte tradicionale dhe kostume popullore
Në qytetin e Memaliajt është çelur Muzeu Etnografik, një iniciativë e Bashkisë që synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore të zonës. Në këtë hapësirë janë ekspozuar veshje popullore, vegla të vjetra pune, objekte që pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kësaj treve ndër shekuj.
30 Maj 2025, 15:49 -
Marrin flakë kullotat në Memaliaj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari
Një zjarr ka përfshirë kullotat në fshatin Anë Vjosë të Memaliajt, duke shkrumbuar rreth dy dynym tokë, ndërsa ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një bari, por policia vijon hetimet për të zbuluar autorin.
27 Maj 2025, 21:55 -
-
Gjirokastër/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar
Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Antitrafiqet e Policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se ëhstë përfshirë në trafik të klandestinëve nga vendet e treta, drejt zonës së BE-së
23 Maj 2025, 17:18 -
Memaliaj ruan kujtesën e minatorëve të qymyrgurit, turistët e huaj interes për muzeun e minierës në Memaliaj
Memaliaj ka hapur për vizitorët muzeun e parë të minatorëve. Një numër i madh mjetesh pune, të përdorura në komunizëm për nxjerrjen e qymyrit sot ruhen si objekte që ngjallin kuriozitet, sidomos për turistët e huaj.
4 Maj 2025, 16:57 -
-
-
Rama në Memaliaj, pritet me këngën polifonike ‘Shqipëria Europiane’: Unë s'jam heroi juaj, por kali që tërheq karrocën drejt BE-së! Me ne në Europë, apo me bufin në gropë?
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi edhe një takim elektoral në Memaliaj, e njohur bashkë me Tepelenën si dy nga bastionet e socialistëve në të gjitha zgjedhjet. Apelon për votë europiane më 11 maj, përtej të majtës dhe të djathtës, teksa bën edhe batuta me sloganet për "hero": "Unë s'ju duhem për hero, por për kalë që t'ju tërheqë karrocën drejt BE-së"
22 Prill 2025, 20:21 -
Memaliaj/ Fshihte armë për llogari të një grupi kriminal, në kërkim 20-vjeçari (EMRI)
Pas një hetimi dymujor me metoda proaktive, Policia e Memaliaj ka goditur një rast të fshehjes së armëve të zjarrit për llogari të grupeve kriminale. Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte fshehur në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor, armët e zjarrit.
14 Prill 2025, 13:11 -
Protestë në Memaliaj/ Era rrëzon shtyllat, 3 mijë banorë një javë pa drita: OSHEE nuk përgjigjet për defektet, faturat i paguajmë
Prej një jave, rreth 3 mijë banorët e Buzit, Luftinjës, Qesaratit dhe Krahës në Bashkinë Memaliaj, janë pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq, me erë dhe shi që ka rrëzuar shtyllat elektrike. Banorët, mbledhur në protestë ndaj OSHEE-së, thanë se rrjeti është tejet i amortizuar dhe defektet janë të vazhdueshme.
28 Mars 2025, 16:27 -
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai (VIDEO)
Pas Gjirokastrës, kreu i qeverisë zbriti në Memaliaj të Tepelenës, ku vizitoi në mbrëmje edhe një fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”, një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës. Batutat me investitorin për Lulzim Bashën
24 Mars 2025, 20:18 -
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e Ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë
17 Janar 2025, 14:13 -
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
Finalizohet operacioni policor i koduar "Precedenti", 32-vjeçari ishte dënuar më parë për shfrytëzimin e të njëjtës gruaje në Shqipëri dhe Greqi. Pas përgjimeve u zbulua se e shfrytëzonte përsëri në Berat dhe Lushnjë 36-vjeçaren nga Memaliaj
17 Janar 2025, 13:14 -
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
46 vjeçari L.L., banues në fshatin Vasjar, u shpall në kërkim nga policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u vërtetua se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga GJKKO.
10 Dhjetor 2024, 13:47