-
Marko Caka: Pse nuk bashkohet nën një lidership opozita anti-Berisha?
Pra të gjithë këta derisa të presin të vdesë fizikisht lideri i tyre nuk besojnë se Partinë Demokratike mund ta drejtojë dikush tjetër. Tani çështja është që e gjithë e djathta tjetër duhet të riorganizohet dhe të zgjedhë një lider të tyre të pa përfshirë ndonjëherë në pushtetet e djathtës dhe të riformatojë të djathtën e vërtetë, pa qenë aspak e lidhur me të shkuarën, por që ka qenë gjithmonë martire e vërtetë e vlerave të së djathtës
22 Qershor 2025, 18:13 -
Ben Andoni: Modestia si hipokrizi e politikës
Për opozitën është e përcaktuar: Mohimi i moralit të zgjedhjeve të përgjithshme Maj ’25 dhe denoncimi me çdo mjet i legjitimitetit të tyre. Veçse pjesëmarrja e demokratëve në parlament do t’ua bëjë të vështirë kauzën morale dhe shpotitëse përballë ligjvënësve të rinj socialistë, që me gjasë do jenë një klasë të bindurish ndaj kryetarit Rama.
22 Qershor 2025, 15:40 -
PD: Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve! 800 inxhinierë pyjesh të papunë, tenderat tek të dënuarit
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha se teksa 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, tenderat në këtë fushë po fitohen nga persona të dënuar dhe të lidhur me Partinë Socialiste.
22 Qershor 2025, 14:40 -
-
Spartak Ngjela: Çfarë do të bëjë Berisha dhe PD, pasi të mbarojë rinumërimi?
Çfarë do të bëjë Saliu pasi të mbarojë rinumërimi? Asgjë nuk do të bëjë; sepse ai do të vijojë të thotë që atij i kanë manipuluar kutitë e votimit. Por dihet se, e gjithë kjo tjerje pa vlerë faktike bëhet arbitrarisht nga Saliu që ai të mos japë dorëheqjen si kryetar partie, sigurisht duke respektuar statutin e Partisë Demokratike.
21 Qershor 2025, 20:20 -
Preç Zogaj: Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së dhe të ardhmes së saj
Nuk hyn fare këtu diskutimi kush po e kërkon e kush nuk po e kërkon, kush është kundër e kush është pro. Ky diskutim është bërë e vulosur me hyrjen në fuqi të statutit. I cili, siç dihet, është pranuar përgjatë kohës nga një shumicë deputetësh e mijëra demokratë të thjeshtë që nuk kanë qenë pjesë e PD-së që po rithemelonte Berisha në dhjetor të vitit 2021. Disa në përgjigje të thirrjes së tij. Disa të tjerë duke ndjekur logon zyrtare sipas vendimit që mori Gjykata e Apelit.
21 Qershor 2025, 19:56 -
SHENIM / Një këshillë për ndjekësit e Berishës!
Tani që do bëhen edhe katër vite të tjera në opozitë, është e mira që të bëjnë një ndryshim kursi. Në punëra të qeverisë nuk do hyjnë dot pasi Rama ia ka vënë syrin mandatit të pestë. Ata që mund ta frenojnë Ramën sapo kanë hequr panolinat, kurse Berisha që tani po vesh panoline, nuk ka sy për Qabe.
21 Qershor 2025, 18:08 -
-
Rinumërimi/ Ja rastet e votave të kandidatëve që shpallen të pavlefshme! PS: KAS po gabon, s’ka ‘trafikim’ mes nesh! Kush rrezikon në Fier (Grafikët)
KAS ka vendos të quajë të sakta vetëm ato fletë votimi ku "X" ose "+" është vendosur saktësisht brenda kutisë së bardhë para emrit të kandidatit dhe ka shpallur të pavlefshme çdo votë tjetër ku shënimi për kandidatin është bërë në një formë tjetër. PS kërkoi ndryshimin e kësaj 'metode', por u rrëzua nga KAS.
21 Qershor 2025, 09:25 -
-
Rinumërimi/ Asllan Dogjani për Report Tv: Zgjedhjet ishin farsë e orkestruar nga Edi Rama, të bëhen hetime! Duhet qeveri teknike
Deputeti i PD Asllan Dogjani, tha se në zgjedhjet janë konstatuar shkelje të mëdha. Në një prononcim për Report Tv, Dogjani edhe pse nuk do të jetë në Parlament në shtator tha se kjo se ka penguar që të bëjë ankime dhe të ndjek nga afër procesin e rinumërimit.
20 Qershor 2025, 16:16 -
Shkolla verore e socialistëve, Berisha thirrje deputetëve të PS: Dorëzoni mandatet, s’keni vend në Parlament, përfaqësues të krimit! Zgjedhje të reja
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la pa komentuar sot as Akademinë Politike të PS-së, e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin në shtator të këtij viti.I pyetur nga gazetarët për strategjinë opozitare në vijim dhe Parlamentin e ri në shtator, teksa
20 Qershor 2025, 14:35 -
Lapardhaja për Report Tv: Berisha nuk bind më, s’e ndjek askush në betejat e tij imagjinare dhe donkishoteske! Ai gjithmonë i ‘lan duart’
Politologu analizon situatën më të fundit në kampin opozitar dhe paralajmërimet e kreut të PD-së me protesta dhe betejë për votën e lirë të diasporës apo farsën elektorale të pretenduar. Analisti sugjeroi që PD të shfaqë një lidership, sepse edhe kauza e fundit e Berishës i çoi në dështim historik të 11 majit
20 Qershor 2025, 13:45 -
Pasi nuk faktoi dot farsën elektorale me votën brenda vendit, Berisha i 'qepet’ diasporës: Rama i manipuloi, kemi provat!
Kryetari i PD, Sali Berisha, teksa nuk ka arritur dot që të provojë farsën elektorale të 11 majit nëpërmjet votimit brenda vendit, ku pretendoi trenin bullgar që i doli vetëm devijim votash preferenciale brenda partisë së tij sipas rinumërimit të deritanishëm, i është “qepur” tani votës së diasporës. Nis shfaqje të videove nga Selaniku i Greqisë dhe paralajmëron betejën e re. A do e bojkotojë Parlamentin? Berisha: Të gjitha opsionet në tavolinë, betejë në çdo front
20 Qershor 2025, 12:58 -
Jakin Marena: Pse Berisha ‘zuri’ shtratin, i shkuan dëm mbi 10 milion dollarë lobim?!
Këto ‘aventurat’ themi! Herë zë krevatin dhe herë deklaron se ‘kur isha i ri, bëja namin...’! Janë halle pleqërie këto, halle që nuk kanë lidhje me demokratët që do të qëndrojnë shumë gjatë në opozitë. Të paktë sa të jetë gjallë Berisha në krye të PD
19 Qershor 2025, 18:23 -
Ervis Iljazaj: PD po rinumëron votat e 11 majit, PS po numëron ato të zgjedhjeve lokale
Për një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria nuk është në vitet dy mijë ku futeshin duart në kuti apo procesverbal gjatë procesit të numërimit. Tashmë numërimi i votave është ‘live’ dhe me kamera, kështu që vështirë se një komisioner mund të manipulojë votat që i sheh gjithë Shqipëria. Sigurisht mund të ketë ndonjë anomali gjatë numërimit, por në thelb rezultati është po ai. Partia Socialiste me të gjithë instrumentat që ka në dorë nuk do ta lejonte rinumërimin e votave nëse aty do kishte prova të 'krimit elektoral’'.
19 Qershor 2025, 16:38 -
Rinumërimi/ Kume për Report Tv: S’do ketë ndryshim rezultati, PS-PD kanë përfituar më shumë! Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për devijimin
Eksperti i zgjedhjeve Andon Kume, flet për “Sot, Live në Shqipëri”. Ndan mendimin se nuk do ketë ndryshime mandatesh për Tiranën, por mund të ketë tek preferencialet e kandidatëve. Deri tani gabime njerëzore, sugjeron që partitë politike të mos e menaxhojnë më procesin me komisionertë e tyre. Zgjedhjet e pjesshme lokale pas muajit shtator
19 Qershor 2025, 15:29 -
Bëri aksident në gjendje të dehur në Elbasan, GJKKO dënon me 9 muaj burg deputetin e PD, Qani Xhafa! I konvertohet në 9 mijë euro gjobë (VENDIMI)
SPAK kërkoi dënimin e Qani Xhafës me 6 muaj burg dhe t'i konvertohej në shërbim prove. Por, gjyqtarja Irena Gjoka vendos dënimin me 9 muaj burg, që përfundimisht i konvertohet në 9 mijë euro gjobë. Deputeti u shpall fjator për drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.
19 Qershor 2025, 14:10 -
Rinumërimi/ Berisha: Nuk është kërkesë primare e PD, po mbështesim kandidatët! Rrëzimi i ankimeve në Kolegj? Vendimi u mor para 11 majit
Kur rinumërimi po fakton vetëm gabime njerëzore, ndonëse opozita pati shpresë se do vërtetonte përmes tij farsën elektorale, Sali Berisha thotë se PD nuk e ka prioritet këtë proces. Ai lan duart duke thënë se u kërkua vetëm për hir të kandidatëve.
19 Qershor 2025, 13:35 -
‘Berisha e mbajti në flakë dhe tym 6 muaj Parlamentin' Kthupi: I thonë regjim Ramës dhe pastaj bëjnë marrëveshje
Rezart Kthupi nga partia 'Djathtas 1912' ka kritikuar sjelljen e Partisë Demokratike në Kuvend, ku sipas tij nga një anë PD ka krijuar kaos dhe nga ana tjetër ka bashkuar votat me PS për të miratuar ligje. 'Në një vend normal opozita nuk djeg kuvendin për 6 muaj dhe më pas i fut një marrëveshje dhe m&am
18 Qershor 2025, 22:53
