-
Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i PD në Shkodër: Duhet një figurë që bashkon demokratët! Basha emëron Alibeajn! Pas Tritan Shehut në Gjirokastër caktohet Roland Bejko
Vetëm 40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion. Një prej 6 bashkive që do të ketë zgjedhje më 6 mars është pikërisht ajo e Shkodër.
26 Janar 2022, 13:53 -
Zgjedhjet e 6 marsit, mbështetësit e Berishës në Durrës propozojnë kandidatët e tyre! Më 30 janar përcaktojnë rivalin e socialistes Sako dhe kandidatit të Bashës
Mbështetësit e lëvizjes së Sali Berishës në Partinë Demokratike në Durrës kanë propozuar 10 emra si pretendent për të konkurruar neë njeë gareë brenda PD siç e quajnë ata.
26 Janar 2022, 13:15 -
-
Basha ndan videon: Të rinjtë demokratë kanë zgjedhur të ardhmen, janë gati të ndryshojnë Shqipërinë
Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një video nga takimi i tij me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Edhe në këtë takim, Basha ka përsëritur atë që tashmë është shndërruar në moton e politikës së tij, që PD-ja me të rinjtë kanë zgjedhur të ardhmen, mesazh ky që shkon për Sali Berishën.
26 Janar 2022, 09:28 -
-
Kohë për “dasëm” ke gjetur, o Lulzim
Eh mor Lul, e di që nuk e ke problem të bëhesh qesharak, por prapë duhet një masë për ta ruajtur veten. E paske rikthyer prapë atë shpikjen për kufizimin e mandateve të kryeministrit, që e shpall sa herë do të dukesh sikur po sjell diçka të re në debatin politik
25 Janar 2022, 21:09 -
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, pas PS, edhe PD dërgon në KQZ shkresën për regjistrim
Pas PS-së, Partia Demokratike ka dërguar në KQZ shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të marsit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje. Po ashtu PD ka dorëzuar edhe propozimet për listën e kandidatëve për anëtarë
25 Janar 2022, 21:04 -
Mero Baze: A do ketë aleanca fluide 'pro Berishës' më 6 Mars?
Të gjithë bien dakord se zgjedhjet e 6 Marsit janë një përpjekje për të verifikuar në terren atë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e verfikuan dot në një sallë të vetme votimi. Të gjithë bien dakord se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë betejë për jetë a vdekje, të marrin mandatin e shumicës opozitare në vend në këto zgjedhje.
25 Janar 2022, 19:15 -
-
Basha takim me të rinjtë e FRPD, shigjeton Berishën: Nuk mund të ecet përpara me të vjetrën! Përplasja ime me të s'është politike, por përplasje brezash
Gjatë takimit me të rinjtë të FRPD-së kryedemokrati Lulzim Basha nuk la pa shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se nuk mund të eçet përpara me të vjetrën, teksa, duke iu referuar Berishës, theksoi se ka politikanë që që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit.
25 Janar 2022, 18:30 -
-
Pas PS, LSI dërgon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ-ve
Pas PS-së, është LSI që ka dorëzuar në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars. Megjithatë, LSI nuk ka dorëzuar ende kërkesën për t'u regjistruar në këto zgjedhje të pjesshme.&l
25 Janar 2022, 16:22 -
PS dhe PD regjistrohen në garën e 6 marsit! Basha i 'shuan shpresat' Berishës, çon në KQZ vërtetimin e Gjykatës që partinë e drejton ai
Pas socialistëve edhe Basha depozitoi në mbrëmje kërkesën për t’u regjistruar në garën zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki. Madje ai i mbylli shtigjet Berishës për të garuar me logon e PD, pasi paraqiti në KQZ vërtetimin e gjykatës për regjistrimin e PD me kryetar Lulzim Bashën.
25 Janar 2022, 14:14 -
6 marsi, Korreshi për ‘Report Tv’: Nëse Basha dhe Berisha do kenë kandidatë të përbashkët, fitojmë 6 bashkitë! Me 2, e vështirë por jo e pamundur! Ja çfarë kërkon baza
Deputeti Korreshi theksoi se nëse Basha dhe Berisha do kenë një kandidat të përbashkët, i fitojnë 6 bashkitë të cilat janë pa kryetar. Ai theksoi se është e vështirë por jo e pamundur për ta fituar bashkinë edhe me dy kandidatë.
25 Janar 2022, 12:36 -
Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon kandidatët më 30 janar! Ivi Kaso: I zgjedhim sipas primareve
Komisioni i Rithemelimit konfirmon për Report Tv se pavarësisht emrave që përfliten, nuk ka zyrtarizuar asnjë emër për kandidat për 6 bashkitë. Ky proces sipas Ivi Kasos do të përmbyllet me 30 janar, por ende nuk janë të qartë për mënyrën sesi do të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje.
24 Janar 2022, 21:00 -
Ristani në ‘Kontrast’: Lufta e Metës me Bashën e hershme, s’ka lidhje me Berishën! Deputetët pro kryedemokratit, biznesmenë që kanë interes ekonomik
Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore.
24 Janar 2022, 19:25 -
Kume në Report Tv: Gjykata duhet të kishte marrë vendimin për statutet e PD, vonesa po interpretohet politikisht! Basha-Berisha t’i vënë gishtin kokës dhe të shohin çfarë do baza
Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume tha në Report Tv se lidhur me statutet e Pastrisë Demokratike gjykata duhet të kishte dhënë një vendim dhe se kjo vonesë po krijon hapësira për interpretime politike.
24 Janar 2022, 13:22 -
Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki
Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në një ndeshje mes dy palëve armike në Partinë Demokratike se sa një ndeshje e zakonshme mazhorancë-opozitë.
24 Janar 2022, 13:19 -
Jorida Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave, PD: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve
Nënkryetarja e Padtisë Demokratike, Jorida Tabaku ngirit në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesire të qytetarëve, rritjen e çmimeve. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara
24 Janar 2022, 12:22 -
Debate në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkon seancë dëgjimore për '5 Majin'! Bardhi: Nesër të jetë afati i fundit! Bushka: Kërkesa në kundërshtim me rregulloren
Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme me debate, kjo për shkak të kërkesës së opozitës për të mbajtur një seancë dëgjimore për shembjet e banesave në '5 Maj'. Opozita nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një seancë dëgjimore maksimumi deri nesër, por kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, kërkesa do të shqyrtohet dhe do të vendoset data.
24 Janar 2022, 12:05