-
Rama: Në prill zgjedhim Presidentin, emrin e ri e konsultojmë me shqiptarët! Krijimi i 2 PD-ve na e bën të vështirë dialogun me opozitën! Detyra jonë t'i kthejmë dinjitetin asaj zyre
Kryeministri Rama u shpreh në takimin me Grupin Parlamentar të PS-së se kjo mazhorancë ka detyrimin t'ia japë një Presidenti normal këtij vendi.
24 Janar 2022, 10:51 -
Pas Lushnjës edhe në Durrës kërkojnë 'koalicion Basha-Berisha' për vendoret! Burime për Report Tv: Demokratët duan kandidat të përbashkët për kryebashkiak
Demokratët që mbështesin Sali Berishën kanë sot afatin e fundit për shpalljen e emrave pretendent pranë Komisionit të Rithemelimit, emra të cilët pritet të miratohen për të kaluar më pas në një tjetër fazë, atë të përzgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e datës 6 mars Burime të brendshme Report Tv ka zbuluar se PD dega Durrës, do të dalë me një emër të përbashkët, për të përfaqësuar të dyja grupimet Basha-Berisha.
24 Janar 2022, 10:29 -
-
-
Paloka shkoi për syze dhe nxorri dy herë sytë
Një deklaratë e tillë nuk përbën aspak çudi. Manipulimet e votave brenda partive politike dhe fushatave zgjedhore e kanë zanafillën kohë me parë dhe vazhdojnë me ritme më të forta sot. E megjithatë kjo deklaratë është e rëndë, jo për faktin e thjeshtë se në PD ka patur manipulime, por për dy arsye të tjera.
23 Janar 2022, 17:24 -
Pse Basha dhe Berisha janë peng i njëri-tjetrit!?
Një politikan i mirë duhet t’i përballë kohërat dhe duhet të dijë realisht të jetë përgjegjës për vendimet e tij. Për fat të keq, ky nuk është rasti i njerëzve, të cilët synojnë të kenë sot monopolin e drejtimit të Partisë Demokratike.
23 Janar 2022, 16:59 -
Paloka pranoi manipulimin e votave e zgjedhjeve për kreun e PD korrikun e kaluar, Kadilli: Jam viktimë e vjedhjes së votave, Basha të largohet bashkë me elitën drejtuese të partisë
Fatbardh Kadilli e ka cilësuar veten viktimë të zgjedhjeve për kryetar të PD në korrikun e kaluara, një ditë pasi Edi Paloka pranoi manipulimin e votave gjatë këtij procesi në favor të Lulzim Bashës.
23 Janar 2022, 16:02 -
Mbyllja e shkollave për 3 ditë, reagon PD: Dështim në sistemin e ngrohjes, vendimet gjysmake të Ministres së Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë
Për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave ekstremisht të ulëta, ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për 3 ditë, javën që vjen. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila nënvizon se kjo nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale në shkolla siç është ngrohja
23 Janar 2022, 13:18 -
Tabaku nxjerr dokumentin për inceneratorët: Koha që SPAK të veprojë
Jorida Tabaku e cila është kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët, ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës në vitin 2020, ku sipas saj i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë e in
22 Janar 2022, 17:26 -
Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë 'non grata'
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.
22 Janar 2022, 14:51 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, lufta për vendin e dytë!
Në dukje pa rëndësi, këto zgjedhje kanë vlerë të konsiderueshme, pasi bëhet fjalë për 4 bashki me peshë të madhe elektorale dhe jo vetëm, duke filluar me Shkodrën që është qëndër qarku, Durrësi ku Edi Rama është deputet, për të vijuar me Lushnjën një nga bashkitë me numër të madh banorësh e votuesish. Dibra bashki qendër qarku, për të vijuar me Vorën dhe Rrogozhinën me ndikim në tortën e rezultatin për parlamentaret.
22 Janar 2022, 14:48 -
Demokratët duhet të votojnë Foltoren apo PD?
A janë votat për Foltoren de jure vota kundër PD dhe a e dëmtojnë PD përballë egërsisë së pushtetit? Atëherë nëse Foltorja nuk del dot de jure me logon e PD në zgjedhje a përfaqëson interesat e PD dhe të demokratëve? Kandidatët e pavarur a janë në fakt dëmtues të PD dhe po ashtu kundërshtar po aq sa pushteti i Ramës?
22 Janar 2022, 12:53 -
Deputeti Sula në 'Pa Protokoll': Nëse KQZ regjistron kandidatët e Berishës dhe jo tanët, do të bëj fushatë për ato kandidatë
Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula deklaroi në 'Pa Protokoll' në Report Tv se nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i regjistron kandidatët e PD-së zyrtare por ato të lëvizjes së Berishës ai vetë do të bënte fushatë për t;i mbështetur ato që të fitonin kundër sociali
21 Janar 2022, 22:12 -
'Lufta' në PD, përplasen në 'Pa Protokoll' Baçi dhe Sula! Deputeti i PD: Të bëjmë 'armëpushim' për zgjedhjet! Mbështetësi i Berishës: Votove ti të përjashtohem unë?! Le nam, mos dil më pro Bashës
Situata në Partinë Demokratike, ndarja në 2 kampe edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore në 6 bashki më 6 mars, është tema e diskutimit sonte në 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu. I ftuar në studio nga krahu i Lulzim Bashës është deputeti Dash Sula, i cili dha për herë të parë idenë e një 'armëpushimi për 6 marsin' mes palëve.
21 Janar 2022, 21:45 -
Njerëzit e Berishës, mbledhje në zyrat e PD në Korçë, çelësin ia marrin pronarit të godinës! Ristani: Do rrimë gjatë këtu, bëjmë koalicion me LSI-në në vendoret e pjesshme
Në Korçë mbështetësit e Sali Berishës kanë zhvilluar mbledhjen brenda zyrave të PD-së në këtë qytet. Sipas informacioneve Arben Ristani dhe mbështetës të tjerë çelësin ia kanë marrë marrin pronarit të ndërtesës.
21 Janar 2022, 21:05 -
-
Mero Baze: 21 Janari ka marrë hak vetë!
Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.
21 Janar 2022, 19:45 -
PD e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit bëhen bashkë në Lushnjë, Korreshi: Të propozojmë një kandidat të përbashkët, t'i imponohemi ne Tiranës
Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, tha se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në
21 Janar 2022, 18:30 -
U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.
21 Janar 2022, 17:53 -
‘Kërkoi gjakderdhje’ PD informon ndërkombëtarët për përjashtimin e Berishës! Raporti në duart e selive diplomatike: U kërkuam mbështetësve të tij të distancohen nga dhuna
Pasojat politike të 8 janarit, që u konkretizuan me vendimin e orëve të para të mëngjesit të 11 janarit me përjashtimin nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 8 të tjerëve, si dhe pezullimin e 19 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, tashmë ndodhen në tryezat e ndërkombëtarëve
21 Janar 2022, 17:00