-
-
Plani i Trump për Gazën, Shtëpia e Bardhë: Do jetë riviera e Lindjes së Mesme! New York Times: Presidenti s'u konsultua me asnjë! BE, Britania, Kina, Rusia, Turqia e Irani kundër
Donald Trump nuk e kishte konsultuar me asnjë nga zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë planin që prezantoi për Gazën. Nju Jork Times thotë se Trump dukej sikur bëri një njoftim normal por në fakt lëxoi vetëm disa rreshta në letër, për të cilat nuk dinte gjë as Benyamin Netanyahu. Ky I fundit më pas e cilësoi planin të shkëlqyer dhe propozimin më të mirë të bërë ndonjëherë. Plani I Trump u kundërshtua nga dhjetra shtete.
6 Shkurt 2025, 11:41 -
Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza, Netanyahu: Zgjidhja e zgjuar e Trumpit
Ndoshta as vetë Benjamin Netanyahu nuk e kishte imagjinuar se dhurata e Trump-it do të ishte edhe më "fantastike", të paktën për të dhe për aleatët e tij të ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës. "Një zgjidhje gjeniale," vlerësoi një burim i lartë—një formulim që zakonisht nënkupton vetë Netanyahun.
6 Shkurt 2025, 10:26 -
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza do të ishte e përkohshme me qëllim rindërtimin e shtëpive dhe bizneseve
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka sqaruar se propozimi i presidentit Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza është menduar të jetë i përkohshëm, për të mundësuar rindërtimin e zonës pas shkatërrimeve të luftës.
6 Shkurt 2025, 10:16 -
SHBA-ja mund të zbulojë planin e Trumpit për paqe në Ukrainë javën e ardhshme
I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainë dhe Rusi Keith Kellogg, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, që mbahet javën e ardhshme, ku do të flasë për qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
6 Shkurt 2025, 09:53 -
-
"Një tokë pa popull për një popull pa tokë!" Slogani i rrezikshëm për Gazën pas deklaratës së fundit të Trump
Donald Trump, me qëndrimet e tij në favor të zhvendosjes së palestinezëve të Gazës jashtë vendit, rikthen në vëmendje slogane të vjetra dhe të rreme. Kjo sepse, si në shtetin izraelit të krijuar në vitin 1948 ashtu edhe në territoret e pushtuara prej tij pas luftës së vitit 1967, ka ekzistuar gjithmonë një popullsi arabe.
6 Shkurt 2025, 08:29 -
-
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: SHBA duhet të ndërmarrë hapin e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë hapin e parë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov. Diplomati theksoi se Moska po përpiqet për një partneritet, por Perëndimi nuk e dëgjoi atë, pasi qëllimi i saj fillestar ishte të dobësonte kundërshtarin e saj gjeopolitik
6 Shkurt 2025, 07:33 -
-
Trump kërkon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, ish-diplomati: Një pjesë e tyre mund të vijnë dhe në Europë! Kamberi: Shndërrimi i Rripit në resorte, për të qetësuar izraelitët
Ekspertët Lutfi Bilalli dhe Geron Kamberi komentuan në ‘Studio Live’ deklaratat e Trump pas takimit me Netanyahun se do kryhet zhvendosja e palestinezëve në një territor tjetër, teksa Rripi i Gazës do rindërtohet nga SHBA.
5 Shkurt 2025, 20:28 -
Gjykata Federale në Maryland bllokon përpjekjen e Trump për të hequr fitimin e shtetësisë amerikane përmes lindjes në SHBA
Një gjykatëse e Gjykatës Federale të Rrethit në Maryland ka lëshuar një urdhër paraprak ndalues që bllokon përpjekjen e ish-Presidentit Donald Trump për të ndaluar një herë e mirë marrjen e shtetësisë automatike për fëmijët e emigrantëve (pa dokumente ose me status të përkohshëm të imigracionit) që lindin brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.
5 Shkurt 2025, 19:39 -
Meksika dislokon qindra trupa në kufirin me SHBA-të për të shmangur tarifat doganore nga Presidenti Trump
Qindra ushtarë meksikanë u dislokuan të martën në kufirin me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi hyrjen në fuqi të tarifave të Shteteve të Bashkuara ndaj importeve meksikane, me kusht që vend të godasë trafikun e fentanilit.
5 Shkurt 2025, 17:29 -
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
Në një konferencë me gazetarët, kryetari i PD pranon se nuk ka nisur ndonjë lobim që presidenti Donald Trump t’i heqë non gratën, edhe pse në fakt me fitoren e tij trumbetoi bashkë me militantët se do t’i hiqej shumë shpejt nga lista e zezë e SHBA.
5 Shkurt 2025, 12:54 -
Kongresmenia amerikane akuzon Donald Trump për gjenocid, reagojnë dhe vendet arabe: Spastrim etnik ndaj palestinezëve
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është akuzuar për "thirrje për spastrim etnik" pasi ka propozuar që e gjithë popullsia palestineze e Gazës të zhvendoset në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme
5 Shkurt 2025, 10:58 -
Trump pezullon nga puna rreth 10 mijë punonjës të USAID në gjithë botën! Urdhërohen të kthehen në SHBA
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në mbarë botën.
5 Shkurt 2025, 10:57 -
-
Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zgjati vendimin për pezullimin e ndihmës fianciare për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë dhe urdhëroi një rishikim të rolit amerikan në UNESCO
5 Shkurt 2025, 08:06