-
Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë! 2 të arrestuar, gjatë ndjekjes dramatike humbi jetën edhe njëri prej trafikantëve
Operacioni ndërkombëtar, i koordinuar nga Prokuroria e Breshias, çoi në sekuestrimin e 3,7 tonëve kokainë. Ky operacion është vazhdim i një aksioni tjetër të zhvilluar korrikun e kaluar në ujërat e Atlantikut, ku u arrestuan katër persona të tjerë dhe u sekuestruan 4,7 tonë kokainë, të transportuara po me gomone.
13 Tetor, 11:00 -
Operacion masiv anti-drogë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor dhe Spanjë, arrestohen 50 persona
Autoritetet thonë se dhuna përdorej për të rikuperuar humbjet, për të ndëshkuar përgjegjësit për dërgesat e dështuara dhe për të ruajtur kontrollin brenda organizatës. Gjatë hetimit u zbulua edhe një tentativë vrasjeje në Spanjë.
8 Tetor, 16:04 -
-
Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël
Dy persona kanë rënë në pranga gjatë një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër. Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për kryeplakun e fshatit Vukël. Gjatë aksionit u asgjësuan 2098 bimë narkotike kanabis.
27 Qershor, 10:19 -
VIDEO/ Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura
Operacioni kryesisht është fokusuar në territorin e rrethit të Krujës ndërsa janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies disa fidanë kanabis.
23 Qershor, 12:55 -
-
-
Iku në Selanik për t'u arratisur? Ndërtuesi Shtufi i lidhur me Shkëlzen Berishën shkoi në Greqi ditën e operacionit të SPAK, u kap në një hotel
Ndërtuesi i gradaçelave, Ilir Shtufi, i akuzuar për pastrimin e parave të grupeve kriminale, njihet edhe si lidhje e afërt e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.
13 Qershor, 16:25 -
Operacion antidrogë në Stamboll, aktorja Beren Saat përfundon në pranga! Mes 22 të arrestuarve, edhe bashkëshorti i saj
Mes të ndaluarve figurojnë edhe këngëtari Kenan Doğulu, bashkëshorti i Saat, aktorja dhe këngëtarja Ayşe Hatun Önal, figurat e rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz dhe Selin Ciğerci, si dhe moderatori Ozan Doğulu, këngëtari Berdan Mardini dhe aktori Enis Arıkan.
13 Qershor, 09:06 -
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar, 40 të tjerë në hetim! Aksioni u monitorua nga Europol, sekuestrohet pasuri me vlerë 80 milionë euro
Operacioni i koduar “White Star” u zhvillua njëkohësisht në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me mbështetjen e Europol-it, si edhe autoriteteve të Belgjikës, Francës dhe Holandës.
9 Qershor, 14:43 -
Aksion në Kosovë kundër krimit të organizuar, të përfshirë edhe EUROPOL, Franca, Belgjika e Holanda
Sipas autoriteteve, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “pastrimi i parave”.
9 Qershor, 10:49 -
-
Operacion antidrogë në Maliq/ Zbulohet ‘shtëpi bari’ poshtë kotecit të pulave, një i arrestuar dhe një në kërkim! I prangosuri, i dënuar më parë për vrasje (EMRI)
Ambienti ishte i pajisur me sisteme të ndryshme ventilimi, ndriçimi dhe ngrohjeje, përfshirë llampa elektrike të posaçme, pajisje për rregullimin e temperaturës dhe lagështirës, si dhe tubacione për qarkullimin e ajrit. Po ashtu ishte instaluar edhe një sistem furnizimi me ujë dhe një sistem i organizuar për ujitjen e bimëve.
11 Maj, 16:08 -
-
Goditet grupi i trafikut të drogës në Elbasan, 16 në pranga, 8 në kërkim! Sekuestrohet 9 kg kanabis (VIDEO)
Hetimet për grupin që trafikonte dhe shpërndante drogë në Elbasan kishin nisur rreth 1 vit më parë. 8 persona u arrestuan gjatë operacionit, ndërsa 8 të tjerë janë kapur më herët. U sekuestruan 9 kg kanabis, 100 gram kokainë, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.
2 Maj, 07:58 -
Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 në pranga,16 të tjerë në kërkim! Kapen rreth 187 mijë euro, 60 kg kanabis e 6 armë (EMRA+VIDEO)
Sipas burimeve pranë bluve, grupi kriminal dyshohet se ishte i përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe kokainë. Të akuzuarit mendohet se furnizonin me drogë zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa aktiviteti i tyre shtrihej edhe pranë shkollave.
22 Prill, 09:05 -
Zhvatja e europianëve/ Policia kontroll në një Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë
Policia kreu kontroll në një ambient në pronësi të shtetasit F.K. në fshatin Bërzhitë, ku u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.
17 Prill, 17:03 -
Trafik droge nga Belgjika e Spanja në Itali, goditet rrjeti i drejtuar nga shqiptarë, 28 persona nën hetim, mbi 76.000 euro dhe 60 kg drogë e sekuestruar
Hetimi ka nisur në qershor të vitit 2023, pas arrestimit të tre personave dhe sekuestrimit të mbi 1 kilogrami kokainë. Më pas, përmes një pune të gjatë me survejime, ndjekje dhe përgjime teknike, hetuesit kanë arritur të rindërtojnë të gjithë strukturën e organizatës dhe mënyrën si operonte ajo në territor.
14 Prill, 17:29 -
U kapën 459 gr kokainë, shkon në 4 numri i të arrestuarve në Kukës! Një 17-vjeçar ra sot në pranga
Policia ka arrestuar sot një 17-vjeçar në Kukës, lidhur me operacionin ku u sekuestruan 459 gramë kokainë. Numri i personave të arrestuar shkon kështu në 4, ndërkohë që hetimet vijojnë.
15 Shkurt, 13:39 -