-
Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) do të shndërrohet në një “sëmundje të gjatë” dhe me “kosto të lartë”, thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.
21 Maj 2024, 12:02 -
SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”
21 Maj 2024, 07:33 -
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt
Kosova duket se është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ka qenë vetë kryeministri Kurti që i ka lëshuar sfidën partive opozitare, teksa ka qenë ky zhvillim që u diskutua në pjesën e dytë të '5 Pyetjet' me Babaramon me avokatin Tomë Gashi, deputetin e PD-së Kreshnik Çollaku dhe përfaqësuesin e PDK, Adri Nurellari.
20 Maj 2024, 22:44 -
Nënsekretarja amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik
Nënsekretarja e shtetit Liz Allen nënshkroi një marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja me presidentin e Kosovës Vjosa Osmani. Gjatë konferencës, ajo e vuri theksin te domosdoshmëria e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
19 Maj 2024, 12:06 -
Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll
Ballkani është kampioni i Kosovës në futboll për vitin e tretë radhazi. Kur duhet edhe një javë nga fundi i sezonit të rregullt në kampionat, ekipi i Ilir Dajës ka mbyllur llogaritë e titullit kampion me fitoren 0-1 në Podujevë kundër rivalëve të Llapit.
18 Maj 2024, 17:00 -
-
-
-
-
-
-
Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen sot në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate, por çështja e pranimit të Kosovës në këtë mekanizëm nuk është në agjendë.
17 Maj 2024, 11:28 -
BE: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin, pa e ditur përmbajtjen
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë së Kosovës për ta përpiluar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut të vetin për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij
16 Maj 2024, 21:56 -
-
Knaus: Kosova nuk do të jetë në agjendën e KiE-së më 17 maj, letra e saj erdhi vonë
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë
16 Maj 2024, 12:33 -
VIDEOLAJM/ Salla e Kuvendit bosh, kujt po i fliste Tritan Shehu?
Deputeti demokrat, Tritan Shehu mbajti një interpelancë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për gjenocidin serb.Por, në këtë video dallohet se salla ishte bosh teksa Shehu mbante fjalën, ku kërkonte një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.Vetë
16 Maj 2024, 12:33 -
Interpelanca/ Shehu: Njihni gjenocidin serb në Kosovë, mos u fshihni pas OKB! Spiropali: Politikë me viktimat, refuzojmë garën se kush i fryn më shumë fyellit të nacionalizmit
Deputeti demokrat, Tritan Shehu mbajti një interpelancë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për gjenocidin serb. Duke qenë se ndodhej në Mal të Zi, kryeministri Rama ia delegoi interpelancës ministres Spiropali.
16 Maj 2024, 12:30 -
-
Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se përmes një letre ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin "një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë"
16 Maj 2024, 10:09 -
Takimi në Bruksel për dinarin, Bislimi: I dështuar! Nuk pres bisedime të tjera për këtë temë
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi tha se nuk pret takime të tjera për këtë temë
15 Maj 2024, 18:40
