-
-
-
-
Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se autori dhe viktima ishin në të njëjtën makinë! Shpallet në kërkim një 53-vjeçar turk (Detaje)
Një person është vrarë në lagjen Dardania të Prishtinës ditën e sotme. Policia ka identifikuar të autorin e dyshuar, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, është bastisur banesa e tij, por nuk është gjetur brenda saj. Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.
6 Dhjetor 2020, 15:00 -
-
Zbulohet një varr masiv në Serbi, me shqiptarë të vrarë gjatë luftës së Kosovës
Mbetjet njerëzore që besohet të jenë trupat e dhjetëra shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë janë gjetur brenda Serbisë, tha një zyrtar serb të premten. Më shumë se dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet një pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
4 Dhjetor 2020, 18:33 -
-
Gent Cakaj viziton nesër Kosovën, nënshkruhen tri marrëveshje
Nesër në Kosovë do të vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla
3 Dhjetor 2020, 23:08 -
Masakra e Krushës: Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin për krime lufte ndaj serbit
Gjykata e Apelit në Kosovë, tha të martën se ka përgjysmuar dënimin nga 22 në 11 vjet ndaj Darko Tasiçit, ish pjesëtar i policisë serbe, i cili u shpall fajtor në qershor të këtij viti nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.
1 Dhjetor 2020, 20:38 -
-
Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.
1 Dhjetor 2020, 16:28 -
Historiania Kocaqi: Çështja e Çlirimit politike! Thuhet se gjermani i fundit iku në 4 apo 5 dhjetor! Duhet urgjent bashkim Kosovë-Shqipëri
Një nga çështjet më të debatuara në këto dekada të postkomunizmit ka qenë data e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjermanë. Kjo temë tashmë është kthyer dhe në çështje politike në vendin tonë, ku për 28 dhe 29 nëntor është festuar në ditë të ndryshme nga palët politike. Historiania Elena Kocaqi, në një intervistë për Report TV ka deklaruar se kjo tashmë është kthyer në çështje politike, ndërsa ka shtuar se ka zëra që gjermani i fundit ka ikur në 4 apo 5 dhjetor. Por sipas saj, për të dhënë një datë të saktë duhet të ngrihet një komision me disa historianë të cilët do të shohin dokumentacionin ushtarak gjerman.
30 Nëntor 2020, 19:12 -
Kriza ekonomike e pandemisë së COVID-19, Kosova vendos udhëtim falas për qytetarët me autobusë për një muaj nga 1 dhjetori
Autobusët brenda qyteteve do të ofrojnë udhëtim falas për të gjithë muajin dhjetor. Udhëtimi falas do të nis nga 1 dhjetori, ditën e nesërme dhe do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës për një muaj rresht.
30 Nëntor 2020, 17:08 -
-
-
LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64 për qind të votave, ndërsa Millan Radojeviq nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut.
29 Nëntor 2020, 22:52 -
-
Mashtruesit e Call Center/ Gënjenin pensionistët në Gjermani se do fitonin loto, kapen shqiptarët
Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto. Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor kundër këtyre personave me gjasë do të zhvillohet në Kosovë. Qëllimi është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas policisë, kjo nuk është e lehtë.
28 Nëntor 2020, 22:12 -
-
23 vjetori i shfaqjes së UÇK, Basha nderon heroin e luftës Llagami dhe jep mesazhe të koduara: Detyra jonë të mos lejojmë të cënohet nga shpifjet sakrifica e tyre
Kreu i PD Lulzim Basha me rastin e 23 vjetorit të shfaqjes së UÇK-së ka nderuar heroin e luftës së Kosovës Skerdilajd Llagami.Në një vizitë në familjen Llagami, Basha shkruan se kujtuan me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Llagamin - Komandant Shpendin
28 Nëntor 2020, 21:07
