-
-
Një grup qytetarësh protestë për ndotjen në Elbasan: Institucionet të marrin masa, fëmijëve u rrezikohet jeta nga çlirimi i gazrave
Elbasani është një ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri nga industria e rëndë. Para dy javësh zjarri i rënë në ish-kombinatin Metalurgjik la pas një ndotje të frikshme.
20 Nëntor 2023, 14:57 -
-
Protestë për drutë! Banorët e Pustecit s’kanë ku t’i marrin, prerjen e pemëve e ndalon agjencia e zonave të mbrojtura
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur në protestë banorët e bashkisë minoritare të Pustecit. Dimri është në prag dhe ata s’kanë ku të gjejnë drutë e zjarrit. Më parë i siguronte bashkia, por tashmë prerjen e druve nuk e lejon Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Në mbështetje të banorëve doli dhe kryebashkiaku Pali Kolevski.
16 Nëntor 2023, 17:02 -
Uji i ndotur në çezma, banorët e Dishnicës në protestë! Ujësjellësi i Korçës: Analizat e ujit brenda parametrave
Banorët e Dishnicës protestuan kundër ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Bashkisë së Korçës, pasi uji në çezma u shkon i ndotur. Nga ana tjetër, Ujësjellësi deklaron se janë kryer analizat dhe uji i rrjetit është brenda parametrave për konsum.
15 Nëntor 2023, 11:49 -
‘Larg duart nga lumi i Vlorës’, banorët në protestë kundër projektit për ujësjellësin e Himarës
Banorët e fshatrave pranë Lumit të Vlorës mbështetur nga ambientalistët protestuan kundër projektit të qeverisë për ujësjellësin e ri të Himarës. Uji i lumit – thonë banorët - po futet nëpër tuba për të furnizuar bregdetin, dhe tokat bujqësore do të thahen.
11 Nëntor 2023, 13:27 -
Dhunimi i 3-vjeçares, Eliona Pitarka e përlotur: Si ka mundësi në mes të Tiranës një kopsht i palicensuar
Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar e indinjuar ditën e sotme në protestën kundër dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja. Aktorja, e cila kishte marrë me vete fëmijët, ka shpërthyer në lot nga ngjarja e rëndë.‘Arsyeja se pse këtë protestë e nisëm nga ministria e
9 Nëntor 2023, 21:55 -
Protesta kundër dhunës së edukatores ndaj fëmijës, ministri i Brendshëm: Mosreagimi i policisë në kohë, bashkëpunim me dhunuesit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se punonjësit e policisë të Komisariatit Nr.1 që nuk kanë kryer plotësisht detyrën për rastin e dhunës në kopsht ndaj vajzës 3-vjeçare janë akuzuar për shpërdorim detyre
9 Nëntor 2023, 20:43 -
Dhunimi i vajzës 3-vjeçare në kopshtin privat ‘Stinët’, protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme
Dhjetëra qytetarët zhvilluan protestën e dytë përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas tek Ministria e Brendshme. Ata kërkuan nxjerrjen e përgjegjësive për lejimin e aktivitetit të kopështit, tentativën për ta fshehur ngjarjen si dhe vonesat në hetimin e ngjarjes.
9 Nëntor 2023, 18:01 -
Protestë para kopshtit ‘Stinët’ ku u dhunua 3- vjeçarja! Prindërit: Dhuna e edukatores ndaj fëmijës, tronditëse
Prindër, fëmijë, dhe qytetarë të ndyshëm protestuan pasdites e së martës pranë kopsthit ‘Stinët’ ku një vogëlushe vetëm 3 vjeç u dhunua dhe iu thye këmba. Në protestën e tyre ata kërkuan të merren masa dhe dënuan aktet e dhunës ndaj të miturve në institucionet arsimore
7 Nëntor 2023, 16:29 -
Tubim dhe marshim për Palestinën në Tiranë, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’
Këtë të diel (5 nëntor) në Tiranë është mbajtur një protestë pro-palestinës nga aktivistë dhe mbështetës të popullit palestinez, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar dhe me thirrjet për t’i dhënë fund luftës së përgjkshme protestuesit përshkuan rrugët e kryeqytetit deri në sheshin “Nënë Tereza”.
5 Nëntor 2023, 14:15 -
Kërkojnë anulimin e ligjit për mbajtjen 'peng' të diplomave, studentët e Mjekësisë të hënën takohen me rektorin Gjata
Ky vit akademik, e ka gjetur Universitetin e Mjekësisë në bojkot masiv nga studentët, si një formë proteste ndaj ligjit të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Kuvendi pak kohë më parë, i cili kufizon studentët të tërheqin diplomën pas përfundimit të studimeve, për një periudhë 5-vjeçare
28 Tetor 2023, 22:25 -
-
‘Mjekësia’ një muaj bojkot! Studentët vijojnë protestën në zyrën e Rektoratit: Mos firmosni pa folur ‘Kushtetuta’
Studentët e mjekësisë në bojkot e protesta prej 1 muaji kundër ligjit që i detyron të lënë peng diplomat, sot iu drejtuan Rektoratit për të marrë një përgjigje nga Arben Gjata që të mos firmosin kontrata pa u shprehur më parë gjykata Kushtetuese për ligjin e ankimuar.
27 Tetor 2023, 10:09 -
‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin
Studentët e vitit të parë të Mjekësisë protestuan të vetëm kundër ligjit i cili i detyron të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri. Ata kërkuan ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
26 Tetor 2023, 09:12 -
Durrës/ Banorët rikthehen në pallatit e dëmtuar nga tërmeti: Punimet janë ndërprere, s’marrim as bonus
Katër vite në pritje të rindërtimit, banorët e një pallati në Durrës kane vendosur në shenje proteste të hyjnë në pallatin e dëmtuar, pasi nuk kanë asnjë përgjigje nga Bashkia për rikonstruksionin e objektit.
25 Tetor 2023, 17:33 -
Studentët e Mjekësisë në protestë, hedhin vezë drejt Ministrisë së Arsimit
Këtë pasdite, studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, ku po protestojnë kundër ligjit që i detyrojnë të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.Ata janë mbledhur para godinës së MAS-it dhe kan&e
23 Tetor 2023, 18:35 -
Hyn në javën e katërt bokoti i ‘Mjekësisë’, viti i parë tërhiqet! Studentët e mjekësisë: Anuloni ligjin për punë të detyruar
Studentët e Mjekësisë vijuan protestat kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas diplomimit. Pasi hodhën vezë drejt Ministrisë së Arsimit, ata thanë se do të shkojnë drejt ngujimit pranë fakultetit të tyre, nëse ligji nuk tërhiqet
23 Tetor 2023, 17:53 -
Durrës/ Të pastrehët e tërmetit 7 muaj pa bonus qiraje, banorët në protestë! Bashkia: Fondet i ka bllokuar Ministria e Financave
Katër vite pas tërmetit, në Durrës 2500 familje kanë mbetur pa strehë. Shtëpitë e tyre ende nuk janë rindërtuar e nga ana tjetër, pre 7 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë. Bashkia e Durrësit deklaron për Report Tv se fondet janë bllokuar nga Ministria e Financave.
21 Tetor 2023, 16:39 -
VIDEO/ Minatorët përzënë nga protesta Oerd Bylykbashin që donte t'iu bashkohej: Ik qërohu që këtej
Qindra minatorë kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre.Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe deputeti i Foltores, Oerd Bylykbashi, mirëpo minatorët e kanë përzënë, pasi kanë deklaruar se nuk është
19 Tetor 2023, 11:00
