-
Shkodër, banorët e Postribës në protestë: Uji i pijshëm është i ndodhur nga shpërthimet në gurore
Banorët e Postribës i janë kthyer protestave dhe bllokimit të rrugëve për shkak se nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin e tyre të hershëm. Një gurore që kryen shpërthime në mal, sipas banorëve ka dëmtuar ujësjellësin e disa fshatrave
11 Janar 2024, 09:17 -
-
Fabrika e vajit lubrifikant ndot ajrin, protestë në Maliq! Agjencia e Mjedisit inspekton kompaninë ‘Ansoil’: Afat deri në 10 janar për analizat e karbonit
Banorë të Libonikut në Maliq protestuan sot për ndotjen e ajrit. Ata kërkuan mbylljen e fabrikës “Ansoil”, që prodhon vaj lubrifikant për makina. Agjencia e Mjedisit i ka lënë afat kësaj kompanie të kryejë matjen e emetimit të gazrave deri më 10 janar. Report Tv siguron dokumentin e inspektimit.
18 Dhjetor 2023, 17:29 -
Këshilli i Mandateve shqyrton nesër kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ish-kryeministri thërret protestë para kryesisë së Kuvendit
Nesër në mesditë Këshilli i Mandateve mblidhet për të diskutuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Si kundërpërgjigje, ish-kryeministri, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të jetë para anëtarëve të Këshillit të Mandateve për t’u mbrojtur, do të thërrasë protestën para kryesisë së Kuvendit
17 Dhjetor 2023, 11:50 -
-
Një grup qytetarësh protestë për ndotjen në Elbasan: Institucionet të marrin masa, fëmijëve u rrezikohet jeta nga çlirimi i gazrave
Elbasani është një ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri nga industria e rëndë. Para dy javësh zjarri i rënë në ish-kombinatin Metalurgjik la pas një ndotje të frikshme.
20 Nëntor 2023, 14:57 -
-
Protestë për drutë! Banorët e Pustecit s’kanë ku t’i marrin, prerjen e pemëve e ndalon agjencia e zonave të mbrojtura
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur në protestë banorët e bashkisë minoritare të Pustecit. Dimri është në prag dhe ata s’kanë ku të gjejnë drutë e zjarrit. Më parë i siguronte bashkia, por tashmë prerjen e druve nuk e lejon Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Në mbështetje të banorëve doli dhe kryebashkiaku Pali Kolevski.
16 Nëntor 2023, 17:02 -
Uji i ndotur në çezma, banorët e Dishnicës në protestë! Ujësjellësi i Korçës: Analizat e ujit brenda parametrave
Banorët e Dishnicës protestuan kundër ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Bashkisë së Korçës, pasi uji në çezma u shkon i ndotur. Nga ana tjetër, Ujësjellësi deklaron se janë kryer analizat dhe uji i rrjetit është brenda parametrave për konsum.
15 Nëntor 2023, 11:49 -
‘Larg duart nga lumi i Vlorës’, banorët në protestë kundër projektit për ujësjellësin e Himarës
Banorët e fshatrave pranë Lumit të Vlorës mbështetur nga ambientalistët protestuan kundër projektit të qeverisë për ujësjellësin e ri të Himarës. Uji i lumit – thonë banorët - po futet nëpër tuba për të furnizuar bregdetin, dhe tokat bujqësore do të thahen.
11 Nëntor 2023, 13:27 -
Dhunimi i 3-vjeçares, Eliona Pitarka e përlotur: Si ka mundësi në mes të Tiranës një kopsht i palicensuar
Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar e indinjuar ditën e sotme në protestën kundër dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja. Aktorja, e cila kishte marrë me vete fëmijët, ka shpërthyer në lot nga ngjarja e rëndë.‘Arsyeja se pse këtë protestë e nisëm nga ministria e
9 Nëntor 2023, 21:55 -
Protesta kundër dhunës së edukatores ndaj fëmijës, ministri i Brendshëm: Mosreagimi i policisë në kohë, bashkëpunim me dhunuesit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se punonjësit e policisë të Komisariatit Nr.1 që nuk kanë kryer plotësisht detyrën për rastin e dhunës në kopsht ndaj vajzës 3-vjeçare janë akuzuar për shpërdorim detyre
9 Nëntor 2023, 20:43 -
Dhunimi i vajzës 3-vjeçare në kopshtin privat ‘Stinët’, protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme
Dhjetëra qytetarët zhvilluan protestën e dytë përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas tek Ministria e Brendshme. Ata kërkuan nxjerrjen e përgjegjësive për lejimin e aktivitetit të kopështit, tentativën për ta fshehur ngjarjen si dhe vonesat në hetimin e ngjarjes.
9 Nëntor 2023, 18:01 -
Protestë para kopshtit ‘Stinët’ ku u dhunua 3- vjeçarja! Prindërit: Dhuna e edukatores ndaj fëmijës, tronditëse
Prindër, fëmijë, dhe qytetarë të ndyshëm protestuan pasdites e së martës pranë kopsthit ‘Stinët’ ku një vogëlushe vetëm 3 vjeç u dhunua dhe iu thye këmba. Në protestën e tyre ata kërkuan të merren masa dhe dënuan aktet e dhunës ndaj të miturve në institucionet arsimore
7 Nëntor 2023, 16:29 -
Tubim dhe marshim për Palestinën në Tiranë, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’
Këtë të diel (5 nëntor) në Tiranë është mbajtur një protestë pro-palestinës nga aktivistë dhe mbështetës të popullit palestinez, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar dhe me thirrjet për t’i dhënë fund luftës së përgjkshme protestuesit përshkuan rrugët e kryeqytetit deri në sheshin “Nënë Tereza”.
5 Nëntor 2023, 14:15 -
Kërkojnë anulimin e ligjit për mbajtjen 'peng' të diplomave, studentët e Mjekësisë të hënën takohen me rektorin Gjata
Ky vit akademik, e ka gjetur Universitetin e Mjekësisë në bojkot masiv nga studentët, si një formë proteste ndaj ligjit të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Kuvendi pak kohë më parë, i cili kufizon studentët të tërheqin diplomën pas përfundimit të studimeve, për një periudhë 5-vjeçare
28 Tetor 2023, 22:25 -
-
‘Mjekësia’ një muaj bojkot! Studentët vijojnë protestën në zyrën e Rektoratit: Mos firmosni pa folur ‘Kushtetuta’
Studentët e mjekësisë në bojkot e protesta prej 1 muaji kundër ligjit që i detyron të lënë peng diplomat, sot iu drejtuan Rektoratit për të marrë një përgjigje nga Arben Gjata që të mos firmosin kontrata pa u shprehur më parë gjykata Kushtetuese për ligjin e ankimuar.
27 Tetor 2023, 10:09 -
‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin
Studentët e vitit të parë të Mjekësisë protestuan të vetëm kundër ligjit i cili i detyron të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri. Ata kërkuan ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
26 Tetor 2023, 09:12 -
Durrës/ Banorët rikthehen në pallatit e dëmtuar nga tërmeti: Punimet janë ndërprere, s’marrim as bonus
Katër vite në pritje të rindërtimit, banorët e një pallati në Durrës kane vendosur në shenje proteste të hyjnë në pallatin e dëmtuar, pasi nuk kanë asnjë përgjigje nga Bashkia për rikonstruksionin e objektit.
25 Tetor 2023, 17:33