-
Protesta/ Një grup studentësh vijojnë para Kryeministrisë, 'sfidojnë' të ftohtin me zjarr, Rama: Kur do flasim?
Ndonëse kryeministri është gati që të nisë zbatimin e 8 pikave me të nisur dialogu, studentët do të vijojnë të protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë edhe përgjatë orëve të natës. Përgjatë ditës, kryeministri e ka përsëritur ofertën për dialog me studentët dhe kërkon që adresimi i 8 pikave të nisë pa humbur kohë, që ulja e tarifave të studimit të mbyllet përpara pushimeve të dimrit. Drafti i uljes së tarifave shkon përtej kërkesës së studentëve dhe sipas burimeve të Report Tv pranë kryeministrit është punuar edhe për pikat e tjera, por studentët nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre.
12 Dhjetor 2018, 07:52 -
-
Rama: Duhet të bëjmë një pakt 3-vjeçar, dakord për vettingun e pedagogëve
Kryeministri Rama kërkoi nga studentët një pakt për universitetin. “Duhet të bëjmë një pakt për universitetin unë dhe ju për tre vitet e ardhshme. Ta fillojmë që tani nga tarifat. Baza e këtij pakti janë këto tetë pika dhe duhet të fillojë tani. Vettingun e pedagogëve ta bëjmë, por si kur, me hapa me kalendar”.
11 Dhjetor 2018, 23:24 -
-
Rama: Shteti duhet të marrë pjesë në pagesën e tarifës së studentëve për konviktet
Njëra nga kërkesat e studentëve është përfaqësimi në senatin e akademik dhe bordet e universitetit, ndërkohë që kryeministri Rama u shpreh sonte se është gati të shkarkojë anëtarët që ka dërguar qeveria.
11 Dhjetor 2018, 22:57 -
-
-
Studentët përpara Kryeministrisë/ Basha, qytetarëve: Ndihmojini me mbulesa dhe ushqim, bashkojuni protestës së tyre
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit të studentëve për të kaluar natën përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Basha iu bën thirrje qytetarëve të Tiranës që t'i ndihmojnë studentët me mbulesa dhe ushqim
11 Dhjetor 2018, 22:35 -
Edi Rama: Arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka
E ndërsa e cilësoi si grup marksist, Rama u shpreh se kërkesat e lëvizjes Për Universitetin nuk plotësohen. “Lëvizja për Universitetin kërkon gjëra që nuk plotësohen. Arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka” tha Rama.
11 Dhjetor 2018, 22:34 -
-
Rama pranon uljen e tarifës 50% për të gjithë studentët: Ejani që të bëjmë paktin që tani
Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e studentëve duke ofruar uljen me 50% të tarifës për të gjithë, ndërsa ka shtuar se në vazhdim do të shikohet mundësia që shpenzimet për ekselentët dhe të varfrit të paguhen 100% nga shteti. “Nëse doni tetë pikat, ikni në shtëpi, nuk ka asnjë problem, të gjitha bëhen” tha Rama. Gjatë përballjes Rama është shprehur se është gati që të ofrojë akoma më shumë sesa kanë kërkuar, por kërkoi nga studentët që të bëjnë një pakt. Referuar protestës, Rama akuzoi se PD dhe LSI janë futur të maskuar në protestë duke kërkuar që të përfitojnë.
11 Dhjetor 2018, 22:14 -
'Nuk lëvizim pa marrë përgjigje përfundimtare', studentët përpara Kryeministrisë: Jemi pajisur me ushqime dhe batanije
Studentët përpara Kryeministrisë, kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë derisa të marrin një reagim nga kryeministri Edi Rama për tetë kërkesat e parashtruara."Nuk lëvizim nga Kryeministria. Do rrimë këtu. Po rrimë tek sheshi i fjalës së lirë, do presim Ram&
11 Dhjetor 2018, 21:44 -
-
Studentët i vendosin 'gjoba' policisë: Pranoni kërkesat se i thirra kuksianët
Disa të rinj që u zhvendosën në "Zog të Zi" për të protestuar, i kanë vënë 'gjoba' në mënyrë simbolike dy makinave të policisë. “Pranoni kërkesat se i thirra kuksianët”, shkruhet në një nga parullat ngjitur njërës prej makinave
11 Dhjetor 2018, 20:46 -
-
Protesta e studentëve/ Pedagogu Albert Nikolla flet për Report Tv: E marrë peng nga disa drejtues, e pamundur të mos krijohet përfaqësi
Pedagogu Albert Nikolla është shprehur për Report Tv se protesta e studentëve është e marrë peng nga disa drejtues, pasi nuk mund të argumentohet ndryshe mos krijimi i një përfaqësie. Nikolla ka folur edhe për cilësinë e universiteteve, duke thënë kjo gjendje ka ardhur për shkak të masivizimit.
11 Dhjetor 2018, 20:13 -
-
Studentët përpara Ministrisë së Arsimit: Protesta do të vijojë, nesër do të bllokojmë akset kryesore të Tiranës
Pjesa e studentëve që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, ka bërë me dije se nesër do të bllokojnë disa akse kryesore të kryeqytetit. Krahas kësaj, ata janë shprehur se në orën 10:00 do të mblidhen sërish përpara Ministrisë së Arsimit, për të vijuar protestën e tyr
11 Dhjetor 2018, 19:33 -
AutoBlinda me lekë nuk lejohet të kalojë nga studentët. Security privat sjell tjetër dhe transferon paratë mes turmës
Studentët të cilët po protestojnë në "Zog të Zi", kanë bllokuar së fundmi një autoblindë me lekë. Duke mos lejuar që autoblinda të përshkonte rrugën e ndërmarrë, security privat ka sjellë një tjetër autoblindë dhe i ka transferuar paratë mes turmës.
11 Dhjetor 2018, 18:54 -
Studentët e përçarë, një pjesë prej tyre të vendosur te Kryeministria
Teksa protesta e studentëve është përcarë në Ministrinë e Arsimit dhe “Zog të Zi”, një pjesë e tyre ka vendosur që të protestojë edhe përpara Kryeministrisë. Ata janë shprehur se do të protestojnë përgjatë gjithë natës, teksa do të qëndrojnë t&am
11 Dhjetor 2018, 18:50