-
Vijon protesta e studentëve, pankartat dhe fotot pikante
Studentë të disa universiteteve janë mbledhur, prej orës 10, përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa me ta janë bashkuar edhe gjimnazistë të disa gjimnazeve të kryeqytetit që kanë braktisur procesin mësimor. Protesta të studentëve po zhvillohen edhe në disa rrethe.
11 Dhjetor 2018, 13:58 -
Protesta e studentëve, reagon Basha: Të shfuqizohet ligji, të dyfishohet buxheti për arsimin e lartë
Kryedemokrati Lulzim Basha reagon për protestën e studentëve te Ministria e Arsimit. Basha ka dy propozime konkrete për këtë situatë. Basha thotë se ndryshimi duhet të nisë me shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë si edhe me dyfishimin e buxhetit për arsimin.
11 Dhjetor 2018, 11:52 -
Protesta/ Rama-studentëve: Jam dakord në parim me të 8 pikat, por duhet dialog për ta konkretizuar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar paralelisht me protestën e të rinjve që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit. Kryeministri ka shtrirë sërish dorën e bashkëpunimit për studentët për të nisur një tjetër fazë të re të transformimesh për universitetet shqiptare. Kryeministri tha se është dakord në parim me 8 kërkesat e studentëve, por se duhet dialog për t'i bërë konkrete.
11 Dhjetor 2018, 11:12 -
Pikante nga protesta/ ‘Të q*fsha negociatën’, pankartat e studentëve në protestën e sotme (FOTO)
Shqiptarja.com sjell foto nga protesta e të rinjve para MASR. Nuk kanë munguar pankartat ku në disa prej tyre dallohet indinjata dhe gjuha vulgare e përdorur nga disa prej studentëve.
11 Dhjetor 2018, 10:18 -
Pikat e studentëve përbëjnë nismën antikorrupsion, a do t'i përkrahë Uashingtoni?
Studentët pritet që sot të njëtrupëzohen me antikorrupsionin popullor shqiptar. Sot e dinë të gjithë që tetë pikat e studentëve përbëjnë nismën antikorrupsion në Shqipëri. Se ndryshe, pse trembet Rama?
12 Dhjetor 2018, 17:44 -
Protesta/ Studentët ndahen në tre grupe, një pjesë prej tyre nga Kryeministria: Nuk do lëvizim, jemi pajisur me mbulesa dhe ushqim
Studentët vendosën të ndaheshin në tre grupe pasi kaloi afati i përcaktuar nga vet ato, ku pritej aprovimi i kryeministrit Edi Rama për plotësimin e tetë kërkesave të parashtruara. Një pjesë vijoi të qëndronte përpara Ministrisë së Arsimit, aty ku filloi protesta e sotme, një tjetër në “Zog të Zi”, ku u bllokua qarkullimi rrugor, e një tjetër përpara Kryeministrisë. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të vijojnë të protestojnë edhe përgjatë natës. Karshi protestës masive ka patur reagime si nga ana e kryeministrit, i cili ka bërë sërish thirrje për dialog, ashtu edhe nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
11 Dhjetor 2018, 08:09 -
'O me Erionin, o me Monikën', Rama publikon pankartën e studentëve për deputetin Braçe
Rama ka postuar pankartën e një studenti, i cili kërkontë tarifat si "Erion Braçe". Në një status të mëparshëm, deputeti i PS, Erjon Brace ka ngritur pyetjen se përse nuk shkojnë të marrin zgjidhje dhe të diskutojnë.
10 Dhjetor 2018, 22:37 -
'Protestues nga Kamza shishe drejt Nikollës'/ Mziu- Ramës: Bashkia gati për të rrëzuar qeverinë
Kryebashkiaku Xhelal Mziu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama sot se protestues nga Kamza dhe Unaza e Re hodhën shishe drejt Nikollës tre ditë më parë para Ministrisë së Arsimit.
10 Dhjetor 2018, 19:56 -
Protesta, Bido: Kasta universitare duhet shporrur, studentët kanë të drejtë
Pedagogu dhe njëkohësisht Kreu i Arkivës së Shtetit Ardit Bido u shpreh në studion e Report Tv duke i konsideruar plotësisht të drejta kërkesat e studentëvedhe tha se sipas tij, qëllimi kryesor i protestës së studentëve, është kundërshtimi i klikës së kastave të korruptura në universitete dhe se në thelb sistemi arsimor sot ka nevojë për reformim.
10 Dhjetor 2018, 20:00 -
Thirrja në protestë e gjimnazistëve, Rama: Teta Monika fton nesër të miturit e Tiranës t'u bashkohen të rriturve të Bashkisë së Kamzës
Në rrjetet sociale po përhapen disa njoftime që bëjnë thirrje për bojkot të mësimit dhe organizim të protestave nesër nga gjimnazistët në Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke akuzuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe PD-në.
10 Dhjetor 2018, 18:48 -
Rudina Hajdari flet për lënien e mandatit: E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda PD-së
Deputetja e PD-së, vajza e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari,i përmes një statusi në 'Facebook' kritikon ashpër Partinë Demokratike, pse donte që të ishte me studentët, ndërsa shprehet se po mendon seriozisht lënin e mandatit.
10 Dhjetor 2018, 17:52 -
Protesta e studentëve, analisti Roland Lami për Report TV: Kërkesat ekonomike nuk shpëtojnë cilësinë e arsimit
Analisti Roland Lami, komentoi protestën e organizuar nga studentët të cilët kanë paraqitur prej disa ditësh kërkesat e tyre në tetë pika për reformim të sistemit arsimor, duke thënë se të gjitha këto kërkesa në thelb të drejta janë të karakterit ekonomik dhe nuk zgjidhin realisht problemin cilësor që ka arsimi sot.
10 Dhjetor 2018, 17:01 -
'Dhjetori i Dytë'/ Rama u shuan shpresat Bashës dhe Kryemadhit: Ky nuk është dhjetori im i fundit në qeverisje
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë të hënë, në komunikimin "live" në "Facebook" me studentët, paralelizmit që i është bërë së fundmi protestës së tyre me atë të studentëve të dhjetorit të '90-ës. Më tej, Rama u shpreh se për të ky nuk do të jetë dhjetori i fundit në qeverisje
10 Dhjetor 2018, 16:42 -
'Protestues nga Kamza dhe Unaza e Re hodhën shishe drejt Nikollës'/ Rama-studentëve: Prisja t'i kërkonit ndjesë Nikollës
Ditën e djeshme pasi ministrja doli nga zyra për të biseduar me studentët, ata nuk e pranuan. Ndërsa ajo kthehej në zyrë, studentët kanë lëshuar sende në drejtim të saj.
10 Dhjetor 2018, 15:59