-
Lëvizja “Për universitetin”, Ramës: Duam arsim publik falas dhe votë të barabartë me pedagogët
Reagimi i organizatws studentore pas komunikimit online të kryeministrit. Zgjidhja që propozojnë për tarifat e studimit, parrullë kryesore e studentëve në protestën përpara Ministrisë së Arsimit dhe përse duan që të kenë përfaqësim të barabartë për zgjedhjen e të gjitha strukturave universitare
10 Dhjetor 2018, 14:55 -
'Larvë politike'/ Rama sulmon Taulant Mukën: Donte banjo në zyrë dhe babain shofer në ministri. Muka: Jam shkencetar
Komentet e kryeministrit gjatë komunikimit online në 'Facebook' për akuzat e ish-zv/ministrit të Arsimit që dha dorëheqjen vetëm dy javë pas emërimit, duke akuzuar qeverinë për indiferencë ndaj arsimit dhe përgjigjja .e shkencëtarit.
10 Dhjetor 2018, 14:35 -
Rama 'live' në 'Facebook', PD: Lëri monologjet 2 orëshe, por plotëso kërkesat e studentëve
Partia Demokratike ka reaguar fill pas komunikimit “live” që realizoi kryeministri Edi Rama me studentët në rrjetin social “Facebook”, përkundrejt protestës që ata po zhvillojnë për të shtatën ditë radhazi ndaj politikave arsimore në vend.
10 Dhjetor 2018, 14:09 -
Refuzimi i dialogut nga studentët, Mazniku në Report Tv: Sot u kuptua dinamika, protesta po përdoret politikisht
Paketa e kryeministrit Edi Rama tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, është shumë më e gjerë se ajo që studentët kanë kërkuar në këto ditë proteste. Ai tha se zgjidhja e kësaj situate është në dorë të studentëve nëse do pranojnë të dialogojnë me qeverinë, apo do vijojnë refuzimin.
10 Dhjetor 2018, 15:44 -
Studentët pas 'lëshimeve' të Ramës: Mirëpresim heqjen e tarifës për të varfrit, por nuk ngrejmë përfaqësi për dialog
Studentët protestues kanë mirëpritur vendimin e Ramës për subvencionimin 100% të tarifës së studimeve për studentët e shkëlqyer dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, por kanë deklaruar se nuk do ngrejnë asnjë përfaqësi për të negociuar apo dialoguar me kryeministrin.
10 Dhjetor 2018, 13:48 -
'Tarifat'/ Rama kritika rektorëve dhe dekanëve: Nuk u konsultuat me studentët, këtë s'ua kishim borxh
Kryeministri Edi Rama ka bërë me faj drejtuesit e universiteteve për situatën e krijuar nga protestat e studentëve për tarifën mbi lëndët e mbartura dhe 8 kërkesat e reja. Gjatë komunikimit në Facebook, Rama tha se rektorët dhe dekanët nuk kanë informuar studentët për ndryshimet në ligj.
10 Dhjetor 2018, 14:17 -
Rama: 1 mijë studentë ekselentë do të fitojnë direkt vendin e punës në administratë
Kreu i ekzekutivit, Edi Rama deklaroi në komunikimin "live" në "Facebook" se, 1000 studentë ekselentë do të fitojnë në mënyrë të menjëhershme vendin e punës në administratë. Ai cilësoi se punësimi i tyre do të jetë pa konkurs, vetëm me meritën e notave. &l
10 Dhjetor 2018, 13:16 -
'Kërkojmë investime në universitete dhe konvikte', Rama: Kemi nisur me një program financimi prej 18 milionë eurosh
Kryeministri Edi Rama përmendi në komunikim "live" në "Facebook" edhe investimet që do të shtrihen në universitetet dhe konviktet e vendit, kërkesë tjetër kjo e shtruar nga studentët. Rama tha se qeveria ka një program financimi prej 18 milionë eurosh, për modernizimin e konvikteve. I kam k&
10 Dhjetor 2018, 13:02 -
Rama, studentëve: I gatshëm të plotësoj kërkesën për bordet, por më parë pranoni dialogun
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë komunikimit "live" në "Facebook" se, qeveria është gati të plotësojë një tjetër kërkesë të studentëve; të shkarkojë të gjithë anëtarët e qeverisë në bordet e administrimit të universiteteve. Ra
10 Dhjetor 2018, 12:26 -
Studentët kërkuan ulje të tarifës së studimit, Rama: Subvencionim 100%, për më të mirët dhe të varfërit
Kryeministri Edi Rama përgjatë fjalës së tij të mbajtur në rrjetin social "Facebook" u ndal edhe tek një prej kërkesave të studentëve, konkretisht tek tarifa e studimeve. Rama përsëriti se ato nuk i cakton qeveria, por vetë universitetet. E megjithatë, Rama shtoi se ekzekutivi është gati të mbështes&
10 Dhjetor 2018, 11:50 -
Thirrja e Ramës për dialog me studentët: Jam i gatshëm të flasim në çdo orë, jemi bashkë në këtë betejë
Edi Rama tha gjatë komunikimit në Facebook se protesta nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë, pasi edhe vetë qeveria edhe në ballë të frontit për të shëruar universitetet nga sëmundja e korrupsionit dhe keqadministrimit.
10 Dhjetor 2018, 13:21 -
Protesta e studentëve, ambasadori i BE-së: Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm
Shefi i Zyrës së Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca komenton protestën e të rinjve përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe akuzat e tyre për ndëshkimin e pedagogëve të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët për t’u bërë pjesë e KLP dhe KLGJ
10 Dhjetor 2018, 11:21 -
Protesta/ Rama 2 orë komunikim në Facebook: S'kërkoj negociata, por dialog - me studentët nuk jemi në konflikt
Për rreth dy orë me radhë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim në Facebook duke iu përgjigjiur pyetjeve të studentëve rreth 8 kërkesave të tyre për të cilat kanë nisur edhe protestën prej 7 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit. Kreu i qeverisë ka tejkaluar kërkesat e studentëve në dy prej pikave të tyre, subvencionim 100% tarifës për ekselentët dhe të varfrit si dhe atë për shkarkimin e bordit të universiteteve. Gjithashtu, Rama premtoi punësim në shtet pa konkurs për 1000 studentë ekselentë.
10 Dhjetor 2018, 11:13 -
Një pjesë e studentëve me fytyrë të mbuluar/ 'Mos kemi të bëjmë me militantë?' (VIDEO - FOTO)
Një pjesë e studentëve janë hasur në ditën e 7 të protestës së tyre ndaj MAS me fytyra të mbuluara. Ndryshe nga gjashtë ditët e para të protestës, ata kanë zgjedhur të shfaqen në këtë mënyrë. Kësisoj, lindin natyrshëm disa pyetje: Përse ata kanë z
10 Dhjetor 2018, 11:10 -
Protesta/ Studenti nga Korça: 'Politika të qëndrojë larg kauzës sonë, s'ka negociata deri sa të plotësohen kërkesat tona'
Henri Tare, një prej studentëve të univerisitetit të Korçës flet për Report tv duke thënë se nuk pranojnë asnjë lloj dialogu, deri sa të marrin përgjigje për kërkesat e parashtruara prej tyre, pasi ato sipas tyre janë artikuluar qartë.
10 Dhjetor 2018, 11:17 -
Protesta që po përpiqet 'të grabitet' nga politika/ 'Pse studentët kanë mbuluar sot fytyrën? Çfarë fshehin?' (VIDEO-FOTO)
Fotot nga dita e 7-të e protestës përpara Ministrisë së Arsimit. Disa prej protestuesve mbylojnë fytyrat me shami të zeza dhe vënë maska, një gjest që ngjall dyshime se kush fshihet pas tyre
10 Dhjetor 2018, 11:03 -
'Të mos guxojë kush të bëjë dialog me Ramën'/ Ultimatumi i studentëve: S'ka negociata, kryeministri ka afat deri nesër
Studentët paralajmërojnë edhe njëri-tjetrin që të mos ulen në bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama i paralajmëruar për sot në orën 11:00. Nga protesta përpara Ministrisë së Arsimit, studentët i dhanë afat kryeministrit deri nesër për realizimin e kushteve të tyre.
10 Dhjetor 2018, 11:28 -
Universitetet e rretheve, në Korçë, Vlorë dhe Durrës nuk ka protestë
Në rrethe protesta po zhvillohet vetëm në tre qytete si në Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër. Studentët e kryeqendrës së veriut janë nisur drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit.
10 Dhjetor 2018, 10:54 -
Zhvillimi Urbanistik i Tiranës, Veliaj: Studentët do t'i trajtojmë me dinjitet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar sot nga seminari për Zhvillimin Urbanistik të Tiranës sesi Bashkia e Tiranës ka transformuar Tiranën duke u fokusuar tek zhvillimi i urbanistikës, e konkretisht edhe tek gjelbërimi i mjedisit. Ai e nisi fjalimin e tij duke përmendur edhe investimet që priten të bëhen ndaj studentëve, në mënyrë që këta të fundit të arsimohen sipas standardeve evropiane.
10 Dhjetor 2018, 10:28 -
Studentët protestë në 10:00, Rama i fton sërish në bashkëbisedim në Facebook në orën 11:00
Përmes një postimi në Facebook, duke uruar mirëmëngjes, kryeminsitri Edi Rama u kujton studentëve se i pret për bashkëbisedim në orën 11:00 live në Facebook. Nga ana tjetër studentët kanë paralajmëruar protestë edhe sot përpara Ministrisë së Arsimit.
10 Dhjetor 2018, 08:41 -
Protesta e studentëve/ Rama u ofron më shumë se çfarë kërkuan: Por duhet dialog
Studentët protestuan sot në ditën e shtatë për 7 orë kundër politikave arsimore. Në një dialog virtual nepermjet Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë disa propozime konkrete, duke tejkaluar në disa raste edhe vetë kërkesat e studentëve. Por si kusht të vetëm, kryeministri kërkoi që gjithë këto lehtësira të diskutohen në një tryezë bashkë me studentët.
10 Dhjetor 2018, 08:19 -
Edvin Prifti: Universitet për studentët dhe intelektualë për Universitetin
Studentët tanë duhet të ishin në ballë të diskutimit të ligjit të arsimit të lartë në vitin 2014-2015 dhe fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, studentët duhet të ishin në ballë të parashtrimit të problematikave të tyre në senate dhe në borde dhe kjo nuk ka ndodhur, studentët duhet të kërkonin vazhdimisht të drejtat e tyre ashtu sikurse edhe detyrimet që pedagogët kanë ndaj tyre, dhe kjo nuk ka ndodhur!
10 Dhjetor 2018, 08:01 -
Bordet e administrimit të universiteteve publike duhen shkarkuar brenda ditës dhe të pezullohet sot funksionimi i tyre
Çfarë duan pushtetarë lokalë nënkryetarë bashkish ta zemë si ai i Tiranës që të jetë në bordin drejtues të Universitetit të Tiranës. As në kohën e Enver Hoxhës nuk mund të ndodhte që nënkryetari i komitetit ekzekutiv që ta zemë merrej me ulluqet e qytetit të drejtonte edhe Universitetin e Tiranës. Deri në këtë poshtërim të UT nuk është arritur kurrë.
9 Dhjetor 2018, 23:07 -
'Kush po kërkon negociata?', Vokshi: Ramës i ka hasur 'sharra në gozhdë', studentët nuk duan lëmoshë
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e komenton postimin e pasdites së sotme të kryeministrit Edi Rama në "Twitter" si dëshmi të tërbimit që po ndjen ai karshi studentëve të vendosur, të cilët, sipas saj, kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.
9 Dhjetor 2018, 21:04 -
S’po kërkohen negociata me PD dhe LSI, por dialog me studentët...
Po kërkohet dialog, me cilindo djalë apo vajzë-studente, pedagog e pedagoge që realisht është i shqetësuar dhe ka një ide për ndryshime të thella në sistemin universitar të vendit. “Tarifat” janë një çështje tërësisht e plotësueshme, madje e tejkalueshme, por këtë herë mbi bazë meritë, kurrë më si qokë për parazitë partie.
9 Dhjetor 2018, 21:03 -
PD kërkon të përdorë protestën e studentëve, ja thirrja në rrjetet sociale që i nxjerr zbuluar (FOTO)
Dega e Partisë Demokratike në Kavajë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që studentët dhe gjimnazistët t'i bashkohen protestës, edhe pse vetë studentët kanë kërkuar të mbajnë larg politikën nga kauza e tyre për kushte më të mira universitare dhe akomoduese.
9 Dhjetor 2018, 19:37 -
Studentët refuzuan ftesën për bashkëbisedim, Rama: Po kërkoj dialog, jo negociata. Kush po i pengon?
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Twitter pasi studentët refuzuan ftesën për bashkëbisedim duke shkruar se frikën nga dialogu e ka parë tek politikanët që sot presin t'i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart...
9 Dhjetor 2018, 18:27 -
Protesta, Rama: Mekanizëm bashkëqeverisje me studentët, universitetet të 'sëmura' nga korrupsioni (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ftesë të rinjve përmes rubrikës "Përgjigjja ime" në Facebook. Thirrje për një zgjidhje largpamëse për të zgjidhur problemet në arsimin e lartë. Kreu i qeverisë i ftoi sërish studentët në një bashkëbisedim live në Facebook nesër në orën 11:00.
9 Dhjetor 2018, 16:43 -
Ftesa e Ramës për dialog, studentët refuzojnë sërish: S'ka negociata, plotëso kërkesat
Studentët kërkojnë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama plotësimin e tetë kërkesave. Ata i cilësojnë të panegociueshme kërkesat e tyre dhe thirrjes së dytë të kryeminitrit Edi Rama për të negociuar i janë përgjigjur sërish negativisht.
9 Dhjetor 2018, 16:21 -
Ftesa e Ramës për dialog, studentët refuzojnë sërish: S'ka negociata, plotëso kërkesat
Studentët kërkojnë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama plotësimin e tetë kërkesave. Ata i cilësojnë të panegociueshme kërkesat e tyre dhe thirrjes së dytë të kryeminitrit Edi Rama për të negociuar i janë përgjigjur sërish negativisht.
9 Dhjetor 2018, 16:17 -
Rama i fton nesër në 11:00 në bashkëbisedim live në Facebook, studentët refuzojnë: Jo negociata, plotëso kërkesat
Kjo është festa e dytë që kryeministri Edi Rama u ka përcjellë studentëve pas asaj për të negociuar ditën e dytë të protestës. Këtë herë kreu i qeverisë i fton për të biseduar live në rrjetin social Facebook.
9 Dhjetor 2018, 15:57