-
Në Kallmet të Lezhës zjarri i rënë në mal ka marrë përmasa të mëdha duke iu afruar banesave. Ndërsa në mbarë vendin janë aktive 7 vatra zjarri, që po djegin masivet pyjore në Kukës, Mirditë, Vaun e Dejes e Dibër. Afro 500 forca ushtrie e zjarrfikese si dhe helikopteri “Cougar” janë angazhuar në shuarjen e tyre
28 Gusht 2024, 07:51 -
Vijon situata e vështirë me zjarret në Lezhë, shfaqen disa vatra në Malin e Velës dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë
27 Gusht 2024, 22:42Vijon të jetë e vështirë situata e krijuar nga zjarret në Qarkun e Lezhës. Gjatë orëve të pasdites janë shfaqur dhe disa vatra të tjera zjarri konkretisht në Malin e Velës në Lezhë dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë.
-
FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni i pagoi drekën dhe i gjeti makinë me qira
27 Gusht 2024, 22:14Britanikja Harriet Bridgeman është një prej personave që akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në Shëngjin. Imazhi i saj i vetëm deri më sot, ishte ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të Hotel Coral, ku britanikja ishte kamufluar si turiste dhe po qëndronte në hotelin e Nikulajt, por në fakt ishte një prej anëtareve të grupit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit.
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja e tij: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin
27 Gusht 2024, 21:17Gruaja e biznesmenit të ndjerë Ardian Nikulaj ka thyer heshtjen për herë të parë, në një rrëfim për britaniken “Daily Mail”, Vera dhe djali i saj Luis kanë rrëfyer se si i kishin mikpritur bashkëpunëtorët e vrasjes së Ardianit, duke menduar se ishin thjesht turistë.
-
Zjarri në Vaun e Dejës përhapet në drejtim të Lezhës! Rrezikohen zonat e banuara
27 Gusht 2024, 15:34Zjarri i rënë prej dy ditësh në pyjet e Vig Mnelës në Vaun e Dejës, është përhapur ditën e sotme në territorin e Bashkisë Lezhë.
-
Zjarri shkrumbon banesa e dhjetëra hektarë pemëtari në Zadrimë! Pamjet me dron nga tokat e djegura (VIDEO)
27 Gusht 2024, 12:09Banesa e stalla të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemëtari. Ky është bilanci i zjarrit masiv që përfshiu 4 fshatra në zonën e Zadrimës në Lezhë. Flakët vijojnë ende që të jenë aktive në zonë, ku po digjet linja hekurudhore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të mëdha
-
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive! Në 24 orë u shuan 43
27 Gusht 2024, 11:05Gjatë 24 orëve të fundit në vend është bërë e mundur shuarja e 43 vatrave zjarri nga 48 të tilla. Në operacione janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore
-
Zjarri në Zadrimë! Iu dogj shtëpia nga flakët, banorja flet për Report Tv: U shkrumbua gjithçka! Shteti të na ndihmojë
27 Gusht 2024, 09:48Banesa e stalla të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemtari.
-
Lezhë/ Vihet në kontroll zjarri në fshatrat e Zadrimës, flakët përshkuan mijëra hektarë tokë! U dogjën 4 stalla
26 Gusht 2024, 16:05Pas disa orësh është vënë në kontroll zjarri i rënë ditën e sotme në fushën e Zadrimës, që përfshiu mijëra hektarë tokë, bimësi e pemë të ndryshme. Flakët përshkuan edhe traversën e linjës hekurudhore si dhe u dogjën 4 stalla.
-
VIDEOLAJM/ Shpërthen në flakë mjeti në Lezhë, shkrumbohet totalisht
23 Gusht 2024, 11:35Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Milotit.
-
-
Trattoria Meloni, hapet në Shëngjin! Mediat italiane jehonë hapjes së restorantit të Gjergj Lucës dedikuar kryeministres italiane
22 Gusht 2024, 11:33Mediat italiane i bënë jetonë hapjes së restorantit të Gjergj Lucës dedikuar kryeministres italiane që u hap në Shëngjin. Një ekspozitë të tillë do e kishin zili shumë kryeministra të botës.
-
-
-
Marrëveshja me Italinë, kampi i emigrantëve ende nuk është gati për t’u testuar! Në Gjadër vijojnë punimet, pa afat përfundimi (VIDEO)
20 Gusht 2024, 09:06Kampi i emigrantëve në Gjadër e Shëngjin nuk është ende gati për t’u testuar. Ndonëse ishte parashikuar data 20 gusht për kryerjen e kësaj procedure, në Gjadër vijojnë ende punimet për t’u bërë gati sa më shpejt për pritjen e emigrantëve.
-
-
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngjin, makina humb drejtimin nga shpejtësia e lartë! Ndërron jetë i riu, palgoset një tjetër
20 Gusht 2024, 08:10Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Teksa nga shpejtësia e lartë ka humbur jetën një i ri rreth 30 vjeç që po drejtonte automjetin e tij në aksin Lezhë-Shëngjin.
-
Lezhë/ Makina godet autobuzin e linjës Shkodër- Tiranë! Mjeti më pas përplaset nga një kamion
19 Gusht 2024, 17:49Një aksident i cili ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, përgjatë superstrades Shkodër -Lezhë ka shkaktuar bllokim të trafikut.
-
Lezhë, 24 vjeçari përplas me makinë 72 vjeçaren, e moshuara vdes
19 Gusht 2024, 13:41Aksidenti u shënua rreth orës 12:20 në Laç.
-
Kurbin/ Dy familje sherr me armë e sende të forta për tokën! Babë e bir plagosin 3 vëllezër, njërin e qëllojnë me armë, 2 të tjerë i dhunojnë fizikisht
19 Gusht 2024, 13:13Dy familje janë përfshirë në një konflikt familjar për cështje pronash që pasoi me përdorimin e dhunës e të armës në fshatin Fushë Milot të Kurbinit. Për pasojë një person është plagosur me armë, ndërsa dy të tjerë me sende të forta.
