Në nisje të fjalës së tij, para të rinjve në Lezhë gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së për qarkun, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama nuk i mungoi ‘thumbimet’ si për të rinjtë në sallë, ashtu edhe për kreun politik, ministrin Ulsi Manja.
Teksa ndjente se mikrofoni nuk kishte lirshmëri, ai iu drejtua Manjës me batuta.
“O Ulsi, mund të ma lësh mua mikrofonin! Kot nuk je prokuror, është profesioni jot, por s’ke çi bën, është sëmundje profesionale”, u shpreh Rama.
Ai ka vijuar më tej me diskursin e tij elektoral, duke shpjeguar përse Shqipëria ndodhet më pranë BE-së si kurrë më parë dhe kjo ishte mundësi që duhej shfrytëzuar.
Por përsëri është surprizuar nga një prej të rinjve në sallë. Ndërsa ka parë nga larg veprimet e tij, kryeministri e ‘ngacmoi’ po me batuta, duke e vënë edhe në siklet, pasi la të kuptohej se ishte pranë me një vajzë.
“Po për këtu e le këtë punë mo burrë? Ncncnc... i ka fut kokën një shoqes së vetë tek qafa dhe s’ka ku e kap tjetër dhe e ka gjet këtu te Shqipëria 2030... Të gjitha bashkë... Të trashëgoheni tani... Për ça m’i ngre ato dy gishtat ashtu... shih... Për ça mi ngre ato dy gishta, apo për të thënë që jeni dy? E morëm vesh. Do jesh i Lulit ti...! Ke ardh për të parë atmosferën! Shumë mirë ke bërë, ulu tani. Po karrige s’mund të kesh ti, ju jeni për të nejt në këmbë, për t'u ulur ulemi ne, kështu rri me ne, bëhu me ne, do e gjesh dhe ti një karrige. Ti në këmbë për momentin, puno me në dhe do ulesh e ti... Apo ke dhe atë para.. I ka lënë Luli si zogjt e korbit, dum karrige këtu, dum atje...!”, u shpreh kryeministri, duke ironizuar edhe kreun e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
5.6%
Vota total: 198
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët! Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit
26 Mars, 12:28
-
Prej vitesh i murosur pas shëmtisë së kaosit 'liridemokratik' shikoni si është transformuar hyrja e Shkodrës! Rama: Ishte kthyer në xhep falco, si Lana e viteve 2000
26 Mars, 12:14
-
Rama: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent! Tregon bisedën me Nanon
26 Mars, 11:43
-
Rama mesazh votuesve për ‘partitë e reja’: Futën në lista 'xhajet' dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hënkshin’ kokat! Kemi mundësinë e artë në 11 Maj të hyjmë në BE
26 Mars, 11:26
-
'Si Lenka Çuko!'/ Rama reagon ndaj sulmeve të 'Neomalsores': Bullizimi një 'pocaqi'! 'Këneta' me personazhe groteskë! Për të ndryshuar Shkodrën na duhet vota e demokratëve
26 Mars, 10:40
-
'Deputeti u hoq nga lista!....' Rama ironizon Klevis Balliun i paralajmëron fundin me bufin e kënetës
26 Mars, 09:38
-
Rama batuta me të riun në Njësinë 6: Po qielli, të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe sa i ngrohtë?
26 Mars, 08:03
-
‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE
25 Mars, 22:36
-
'Je pak pusht ti Fotaq', Rama krahason Lul Bashën me Koçin te filmi me teto Ollgën: Tek pull mbi qerre nëpër fshat (VIDEO)
25 Mars, 22:04
-
‘Repolitix’/ Konomi: Politika s’e respekton Kodin e Etikës! Bashës i janë shtuar klikimet! Muça: Rama po projekton opozitën! Dhuli: Klikimet nuk sjellin vota
25 Mars, 21:29
-
Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt
25 Mars, 21:09
-
Koalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave, në të dyja rastet duhet të largohesh
25 Mars, 20:32