-
-
Rrëzimi i pr.ligjit të PL për naftën, reagon Meta: Kryeministri majmet nga krizat! I fabrikon edhe kur nuk ka, s’ngopet së vjedhuri!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për rrëzimin e projektligjit për naftën duke u shprehur se ishte i pritshëm dhe hodhi akuza se kryeministri Rama “majmet” e madje “i fabrikon qëllimisht&rdq
14 Prill, 18:53 -
Çmimi i naftës/ PD-PL të ndara në propozime, Bozdo: Ulje taksash! Blushi: Pezullim! PS i refuzon
Në Komisionin e ligjeve Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ngritën shqetësimin e çmimit të lartë të karburanteve, teksa propozuan ulje apo pezullim. Taksat e shumta që paguajnë qytetarët në çmimin e naftës për opozitarët janë problemi kryesor, ndaj ata propozuan ndryshime në skemën e taksave, por që u refuzuan nga socialistët.
14 Prill, 18:43 -
Lufta rrit çmimin, por s’ndal konsumin! Në mars, importi i karburantit arrin rekord, mijëra ton më shumë se në janar e shkurt
Muajin e kaluar u zhdoganuan 57 mijë tonë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në muajin mars. Rritja e importit tregon për më shumë konsum në vend edhe pse me çmim shumë më të lartë se para luftës në Lindjen e Mesme
14 Prill, 15:45 -
-
Kambanë alarmi nga aeroportet europiane: Karburant edhe për 3 javë! Nëse nuk hapet Hormuzi, rrezikohen fluturimet!
Aeroportet europiane paralajmërojnë për një mungesë të afërt të karburantit për avionë, nëse furnizimi nuk stabilizohet brenda javëve të ardhshme. Sipas një letre drejtuar Komisionit Europian, situata lidhet me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit dhe mund të çojë në reduktim të fluturimeve pikërisht në prag të sezonit veror.
10 Prill, 16:39 -
Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër! Benzina do tregtohet me 176 lekë/litër
Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, çmimi me pakicë i shitjes së naftës nuk mund të jetë më shumë se 217 lekë për litër, ndërsa i benzinës 176 lekë/litër.
10 Prill, 16:26 -
Akciza e karburanteve, “taksa e artë” që mbush buxhetin! Në 6 vite u arkëtuan 2.6 miliardë €. Në 1 litër naftë paguajmë 69 lekë taksa (+20% TVSH sipas çmimit)
Në çdo litër naftë apo benzinë, shqiptarët paguajnë për akcizën, taksën e qarkullimit, atë të karbonit, dhe 20% TVSH mbi çmimin. Në 1 litër naftë akciza është 39.2 lekë, taksa e qarkullimit 27 lekë dhe karboni 3 lekë. Në fund, mbi çdo litër shtohet edhe TVSH-ja 20%, që sa më e shtrenjtë të jetë nafta/benzina, aq më shumë paguhet edhe Tatim mbi Vlerën e Shtuar.
9 Prill, 15:48 -
-
Regjia kineze, heshtja e arabëve, çfarë fshihet pas armëpushimit SHBA-Iran dhe cilët janë hapat e mëtejshëm
Në qendër të zhvillimeve u vu shefi i ushtrisë pakistaneze në Islamabad, ndërsa roli i presidentit turk Erdogan u zbeh. Vendet e Gjirit nuk u përfshinë në negociata. Në sfond qëndron Rusia e Putinit. Nga e shtuna rifillon samiti mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad, ku do të diskutohet një draft i ri me dhjetë pika i paraqitur nga Teherani
9 Prill, 12:08 -
Marina iraniane kërcënon anijet në Gjirin Persik: Ata që kalojnë pa leje në Hormuz do të shkatërrohen
Mesazhi, i transmetuar përmes kanaleve ndërkombëtare të emergjencës detare, u është dërguar anijeve në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit, duke bërë të qartë se kalimi në Hormuz mbetet i ndaluar pa miratimin e Gardës Revolucionare.
8 Prill, 19:28 -
Rritja e çmimit të naftës, Shehi në Report TV: Këtë hall duhet ta mbajë qeveria dhe jo populli
Gjatë një interviste në emisionin Studio Live në Report TV, Shehi argumentoi se ulja me 20% e akcizës nga çmimi i naftës është një masë e pamjaftueshme për të parandaluar impaktin tek shtresat më të varfëra të vendit.
8 Prill, 18:54 -
Çmimi i naftës, Lapaj nga Mallakastra: Derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta
Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër lidhur me situatën e sektorit të naftës në Shqipëri, duke denoncuar atë që e cilëson si keqmenaxhim dhe abuzim nga institucionet shtetërore.Sipas tij, në zonën e Mallakastrës, nafta po derdhet “si lum”, nd&
8 Prill, 18:47 -
Armëpushimi SHBA–Iran ul çmimet e naftës, Vengu: Të garantojmë që askush të mos përfitojë nga kriza
Në një postim në rrjete sociale, ish ministri i mbrojtjes, tha se çmimi i ulur i naftës në tregjet ndërkombëtare duhet të reflektohet në tregun vendas dhe garantoi që qeveria nuk do të lejojë përfitime të padrejta nga kriza
8 Prill, 16:03 -
Braçe për çmimin e naftës: Duhet të nxisim kursimin, puna nga shtëpia do ishte një zgjidhje
Në postimin e tij Braçe ngriti edhe shqetësimin për faktin që shoqëria shqiptare nuk e njeh kulturën e kursimit, sepse ndonëse çmimi i karburantit është rritur ndjeshëm, sërish në qarkullim sheh një numër të shtuar automjetesh
8 Prill, 15:47 -
-
Lufta rrit inflacionin në 2.6%, nafta arriti çmimin më të lartë prej 2022-shit me +9.5%! Ushqimet të shtrenjta në treg por jo në ‘raporte’
Lufta në lindjen e Mesme ka rritur inflacionin në Shqipëri në nivelin më të lartë në dy vite. Shifrat e INSTAT tregojnë se në mars inflacioni ishte 2.6% i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimit të karburantit, energjisë dhe të qirave. Shtrenjtim i lehtë sipas raportit është regjistruar edhe tek grupi i ushqimeve.
8 Prill, 13:10 -
-
Nafta 224 lekë/litri, Konfindustria: Rrezik për recesion ekonomik, rishikoni politikën fiskale të karburanteve
Konfindustria kërkon uljen e menjëhershme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat e automjeteve, duke theksuar se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon pa masa lehtësuese konkrete.
7 Prill, 10:43 -