-
A do bien çmimet? Eksperti në Report TV: Lufta në Iran ka ndryshuar tregun, pasojat janë afatgjatë, pensionistët më të goditurit
I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa shpjegon se tregu po shkon drejt një stabiliteti, por kjo nuk do të thotë se do të ketë kthim pas, të paktën për çmimin e naftës.
23 Prill, 18:45 -
Kompensim 50 lekë/litër karburanti për transportin publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës jep pëlqimin! Vendimi kalon në Qeveri
Projektvendimi i Qeverisë synon kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse në masën 50 lekë për litër karburanti, për një periudhë tre mujore, mars, prill, maj 2026.
22 Prill, 18:21 -
Lufta / BE bën parashikime të zymta për krizën energjitike, komisioneri Jørgensen: Pasojat e luftës do ndihen në vite
BE thotë se kriza energjetike e shkaktuar për shkak të luftës në Lindjen e mesme pritet të ketë efekte për disa vjet dhe në rast të mos përfundimit të luftës shpejt, skenarët janë seriozë.
22 Prill, 16:17 -
-
Lapaj bën kallëzim penal në SPAK për keqadministrimin e sektorit të naftës: Kemi prova dhe fakte, po trajtohet si 'mall pa Zot'!
Përmes një postimi në Facebook, Adriatik Lapaj njoftoi se ka bërë një kallëzim penal në SPAK për keqadministrimin e sektorit të naftës duke kritikuar gjthashtu faktin që shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të shtrenjta në botë.
20 Prill, 19:18 -
Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 mln € më shumë se në 2025-ën
Kriza e çmimeve të karburanteve pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme ka ndikuar pozitivisht për buxhetin e shtetit. Nga rritja e çmimit të naftës, në muajin mars, vetëm nga TVSH-ja në import janë mbledhur 8.7 milionë euro më shumë se vjet.
18 Prill, 13:46 -
-
-
Buxheti i shtetit arkëtoi të paktën 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars, nga shtrenjtimi i naftës
Në mars, të ardhurat nga TVSH mbi naftën, që mblidhen në doganë arritën në 1.93 miliardë lekë, me një rritje prej 22.%, ose 359 milionë lekë më shumë. Duke e zhveshur nga efekti i rritjes së importeve prej 2.8%, të ardhurat shtesë vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve në mars ishin rreth 320 milionë lekë, ose rreth 3.3 milionë euro.
17 Prill, 08:05 -
Spahiu ‘këshillon’ PD-në: Mbyllni makinat e shtrenjta dhe dilni me biçikleta për 6 muaj kundër rritjes së çmimit të naftës
Spahiu deklaroi se nëse opozita do të protestonte në bulevard për rritjen e çmimit të naftës, duhet të mbyllte makinat luksoze për 6 muaj dhe të lëviznin me biçikleta, në mënyrë që të sensibilizonin qytetarët.
16 Prill, 22:32 -
Dita e dytë me 40% më pak të flotës së autobusëve, operatorët e transportit publik presin subvencionet
Kjo është dita e dytë që situata vijon pas njoftimit të Shoqatës së Transportit për këtë vendim në mungesë të një reagimi nga qeveria për subvencionimin e naftës. Masat e pëshkallëzara të operatorëve parashikojnë shkurtimin më tej të numrit të autobusëve në shërbim apo pezullim linjash nëse situata nuk ndryshon.
16 Prill, 10:12 -
Pas takimit me Melonin, Zelensky i bën thirrje Europës: Askush s'është i sigurt nga lufta në Iran, të bashkohemi!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për koordinim më të fortë mes vendeve europiane për të mbrojtur interesat dhe stilin e jetesës, gjatë një konference të përbashkët me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
15 Prill, 19:21 -
Tiranë/ Transporti publik në kaos, sot 40% më pak autobusë! Qytetarët: Jemi në hall, s’dalim për qejf! Operatorët: Pezullim nëse nuk ka subvencione për naftën
Reduktimi me 40% i flotës së urbanëve në Tiranë, për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe mungesës së subvencionimit, ka sjellë pritje të tejzgjatura për qytetarët dhe kaos me transportin publik. Operatorët paralajmërojnë masa edhe më drastike, duke shkurtuar më tej numrin e autobusëve në shërbim apo pezullim linjash nëse situata nuk ndryshon.
15 Prill, 15:51 -
-
Rrëzimi i pr.ligjit të PL për naftën, reagon Meta: Kryeministri majmet nga krizat! I fabrikon edhe kur nuk ka, s’ngopet së vjedhuri!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për rrëzimin e projektligjit për naftën duke u shprehur se ishte i pritshëm dhe hodhi akuza se kryeministri Rama “majmet” e madje “i fabrikon qëllimisht&rdq
14 Prill, 18:53 -
Çmimi i naftës/ PD-PL të ndara në propozime, Bozdo: Ulje taksash! Blushi: Pezullim! PS i refuzon
Në Komisionin e ligjeve Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ngritën shqetësimin e çmimit të lartë të karburanteve, teksa propozuan ulje apo pezullim. Taksat e shumta që paguajnë qytetarët në çmimin e naftës për opozitarët janë problemi kryesor, ndaj ata propozuan ndryshime në skemën e taksave, por që u refuzuan nga socialistët.
14 Prill, 18:43 -
Lufta rrit çmimin, por s’ndal konsumin! Në mars, importi i karburantit arrin rekord, mijëra ton më shumë se në janar e shkurt
Muajin e kaluar u zhdoganuan 57 mijë tonë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në muajin mars. Rritja e importit tregon për më shumë konsum në vend edhe pse me çmim shumë më të lartë se para luftës në Lindjen e Mesme
14 Prill, 15:45 -
-
Kambanë alarmi nga aeroportet europiane: Karburant edhe për 3 javë! Nëse nuk hapet Hormuzi, rrezikohen fluturimet!
Aeroportet europiane paralajmërojnë për një mungesë të afërt të karburantit për avionë, nëse furnizimi nuk stabilizohet brenda javëve të ardhshme. Sipas një letre drejtuar Komisionit Europian, situata lidhet me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit dhe mund të çojë në reduktim të fluturimeve pikërisht në prag të sezonit veror.
10 Prill, 16:39 -
Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër! Benzina do tregtohet me 176 lekë/litër
Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, çmimi me pakicë i shitjes së naftës nuk mund të jetë më shumë se 217 lekë për litër, ndërsa i benzinës 176 lekë/litër.
10 Prill, 16:26