-
Pogradec/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë (EMRI+VIDEO)
Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë". Një 34-vjeçar ndërroi jetë pasi makina që po lëvizte përfundoi në liqen.
10 Korrik 2025, 07:21 -
Pogradec/ Po kryente punime në banesë, djali gjen të murosura armatimet që kishte fshehur babai i ndjerë!
Një 32-vjeçar kallëzoi në Komisariat se duke kryer punime në shtëpinë e tij në fshatin Gurras, gjeti armën dhe municionin që kishte fshehur babai i tij, i cili nuk jetonte më
8 Korrik 2025, 15:22 -
Pogradec/ Një banesë përfshihet nga flakët, shkak një shkëndijë elektrike
Një banesë është përfshirë nga flakët, ditën e sotme në fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur menjëherë në të gjithë banesën. Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
7 Korrik 2025, 17:46 -
Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, Hafesllari: Bizneset janë paralajmëruar, pastaj ka ndërhyrë policia bashkiake
Në qytetin e Pogradecit ditën e sotme ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga subjektet të ndryshme të cilat zhvillojmë veprimtari ekonomike. Gjithashtu edhe për lirimin e hapësirave nga mjetet e parkuara gabim
7 Korrik 2025, 13:58 -
-
Gjendet i mbytur një 87-vjeçar në liqenin e Pogradecit, policia: Nuk ka shenja dhune
Policia thotë se dyshohet se i moshuari është mbytur pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Familjarët kanë deklaruar se i moshuari është larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit.
6 Korrik 2025, 10:36 -
Pogradec/ Familja në trafik droge, ‘Buçimasi’ prangos nënën 64-vjeçare, në kërkim i biri! Njëri nën hetim, sekuestrohen hashash, peshore e lekë (EMRAT)
Policia e Korçës godet grupin familjar që shiste kanabis sativa në doza tek klientët, 21-vjeçari kapet në flagrancë duke blerë drogë nga 64-vjeçarja. Zbulohen prova në banesë, 30-vjeçari arrin të shpëtojë dhe shpallet në kërkim
3 Korrik 2025, 13:37 -
Absurde/ Tushemishti si ‘Big Brother’, shëtitorja mbushet me dhjetëra kamera sigurie nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit! Disa pyetje pa përgjigje për Dritan Agollin (VIDEO)
Në anë rrugës që të çon në Drilon dhe Tushemishtit përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, janë vendosur një seri shtyllash rreth çdo 5 metra distancë. Në secilën prej tyre janë instaluar kamera, të cilat kanë ngjallur kureshtjen e të gjithë mbi motivin përse duhet “një Big Brother” në një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.
2 Korrik 2025, 13:20 -
Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane, thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore ku ndërthuret lashtësia dhe arti
Bazilika me sipërfaqe prej 158 metrash katrorë është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që ruan pothuajse të plotë planimetrinë dhe dyshemenë me mozaikë.
1 Korrik 2025, 08:38 -
Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 4 persona të plagosur (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. 2 mjete janë përplasur me njëra- tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.
28 Qershor 2025, 20:35 -
Lini në Pogradec konfirmohet si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë
Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë konfirmojnë se Lini, fshati Gadishull në Pogradec është vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Arkeologët thanë se daton nga periudha 8000 deri në 4000 vjet para erës sonë.
27 Qershor 2025, 17:13 -
Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, nuk ka reduktime në ndihmën për vendin
Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, dha një mesazh të qartë për vijimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin shkencor në fushën e arkeologjisë.
27 Qershor 2025, 12:42 -
Ambasadori i OSBE-së takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec: Program i ri, hapje zyrash informimi në çdo gjykatë
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec. Ai ka deklaruar se do të ketë një program të ri që do të parashikojë hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë.
26 Qershor 2025, 14:27 -
-
Sezoni turistik në Pogradec, Policia intensifikon kontrollet! Në fokus siguria e pushuesve
Me nisjen e sezonit të plazhit në Qytetin e Pogradecit, janë shtuar kontrollet e shumta për të parandaluar kryesisht incidentet ujore nga motorët e ujit dhe për të rritur sigurinë e pushuesve të cilët kanë zgjedhur Pogradecin si destinacion për të pushuar.
23 Qershor 2025, 13:12 -
-
Pogradec/ Sherr në lokal, goditen me gota dy persona! Shoqërohen në polici
Në Pogradec, një konflikt në një lokal përfundoi me dy persona të dëmtuar me gota, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Tre persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
21 Qershor 2025, 17:52 -
Pogradecarët kanë serenatat e tyre, ndryshe nga të Korçës! I sjell me mjeshtri grupi 'Nostalgjia' në një koncert buzë liqenit
Për herë të parë në qytetin e Pogradecit u mbaj koncerti “Serenatë mbi liqen”. Mbrëmë sheshi u mbush plot me artdashës, ndërsa sonte është nata e dytë, ku në skenë do të ngjitet grupi "Nostalgjia" dhe artistë të rinj.
21 Qershor 2025, 16:16 -
Pogradec/ Babë e bir u rrezikuan nga stuhia në liqenin e Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata kanë hasur probleme në qëndrimin e tyre në varkë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.
20 Qershor 2025, 20:13 -
Korçë/ Hajdutët nuk kursejnë as varret, arrestohet 47-vjeçari, i gjenden pllakat e mermerit të vjedhura
Policia ndaloi të dyshuarin nga fshati Vloçisht, që akuzohet se plaçkiti varrezat e reja të qytetit. Arrestohet edhe kosovari 33-vjeçar, ishte dënuar nga gjykata me 10 ditë burg për kalim të paligjshëm të kufirit
19 Qershor 2025, 13:00