-
Policia greke shkatërron fermën e marijuanës në Peloponez, sekuestrohen 2,189 rrënjë kanabis, trafikantët humbin 3.3 milionë euro
Në zonën e pyllëzuar, policia zbuloi dhe shkuli 2,189 rrënjë kanabisi që arritnin një lartësi deri në 2.1 metra. Gjatë bastisjes së policisë, në pranga ra një 27-vjeçar i huaj, i cili u kap mat duke ujitur dhe pastruar bimët e marijuanës.
3 Shtator, 17:24 -
Hodhën nga makina qesen me kanabis, arrestohen dy të rinj në Devoll (EMRAT+VIDEO)
Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me kanabis.
1 Shtator, 09:12 -
Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
Një rast i trafikimit të lëndës narkotike kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë është goditur në Durrës. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë nga Kosova. Kanabisi ishte i ndarë në 127 pako me emrin “Gelato”. Sekuestrohen 3 automjete dhe 11 mijë euro.
22 Gusht, 14:54 -
‘Heqim gjurmët e ADN-ve’, shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit! Media: Shqiptarët kanë më shumë se 450 ferma kanabisi
Prestgjozja britanike e nis artikullin me një situatë ku bandat shqiptare po përlesheshin në një rrugë për kontrollin e një shtëpive ku kultivohej kanabis.
22 Gusht, 12:45 -
-
Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën
Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe prokurores Elida Kaçkini, Hoxha nuk ka folur në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shteti Arben Peçi i cili kërkoi një masë më të butë sigurie.
17 Gusht, 11:37 -
-
Dështon përpjekja për mbjelljen e kanabisit, sekuestrohen 2500 fidanë në një furgon në Vaun e Dejës! 2 të rinj në pranga
Policia e Shkodrës u vu në ndjekje të një furgoni nga Hajmeli deri në Vaun e Dejës, prej dyshimeve lidhur me ngarkesën. Gjatë kontrollit, policia kuti kartoni me 2500 fidanë kanabisi, ndërsa arrestoi 2 të rinjtë që i transportonin.
15 Gusht, 12:48 -
Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita pret në takim delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s
Në kuadër të bashkëpunimit për monitorimin e hapësirës ajrore kundër kultivimit të bimëve narkotike, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka pritur në takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s.
3 Gusht, 17:27 -
-
‘Mos lëviz’, momenti kur arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis! Do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë (VIDEO)
Tre persona janë arrestuar në Sarandë të cilët po trafikon lëndë narkotike. Në pamje dëgjohet momenti kur efektivët ndalojnë tre të dyshuarit me thirrjet “Mos lëviz!”, ndërsa i neutralizojnë dhe u vendosin prangat.
1 Gusht, 10:28 -
24-vjeçari shqiptar kapet në Francë me 158 kilogramë kanabis në makinë: Gjyshja është e sëmurë, kam nevojë për para! Dënohet me 3 vite burg dhe 529 mijë euro gjobë
I riu, i cili identifikohet me emrin Leonardo si i lindur në Itali dhe i rritur në Shqipëri, u ndalua pasi kishte rënë në sy për udhëtimet e rregullta mes Francës dhe Spanjës. Gjatë kontrollit rutinë të BMW-së me të cilën udhëtonte, doganierët gjetën në çanta 54 kilogramë bar kanabisi dhe 104 kilogramë rrëshirë kanabisi.
31 Korrik, 08:40 -
Kishte shkuar me vizë turistike në Britani dhe kultivonte kanabis, dënohet me 20 muaj burg i riu shqiptar (EMRI)
Vlera e bimës narkotike arrin deri në 88,500 paund. Qaushi ishte "kopshtar rezident" që kujdesej për bimët në këmbim të pagesës dhe strehimit. Paralelisht, Qaushi studion në një universitet në Tiranë dhe është në vitin e dytë.
24 Korrik, 17:02 -
-
-
-
Lezhë/ Kishte kthyer banesën në parcelë për kultivim kanabisi, arrestohet pronari dhe një tjetër! Nën hetim 4 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
Pesë parcela me kanabis në ambiente të mbyllura dhe të hapura janë zbuluar nga policia e Lezhës pas një aksioni antidrogë në fshatin Velë.
15 Korrik, 10:24 -
Ditën kur mbyllen 3 kapituj për integrimin, Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Bruksel: Narkoshtet, eksportuesja më e madhe e kanabisit në Europë (VIDEO)
Në Bruksel është edhe kreu i opozitës Sali Berisha i cili para partive të qendrës së djathtë, e paraqiti të errët situatën në Shqipëri.
14 Korrik, 11:00 -
-