-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
Më 17 mars, në orën 10:00, është njoftuar zhvillimi i seancës plenare parlamentare. Do zgjidhet edhe Bordi i Institutit të Kërkimeve për Krimet e Komunizmit, diskutohet gjithashtu struktura dhe organika e INSTAT
15 Mars 2025, 15:45 -
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
Punësimi në vend është rritur ndërsa papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik prej 8.8%. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha për mediat se kontribut kryesor në rritjen e punësimit ka dhënë sektori i shërbimeve ku përfshihet turizmi. Në uljen e papunësisë ka ndikuar edhe tkurrja e popullsisë.
12 Mars 2025, 15:16 -
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
Rritja e pagave për sektorin publik si dhe aksioni anti-informalitet kundër nëndeklarimit të pagave, kanë dhënë ndikim në rritjen e pagës mesatare në vend.
11 Mars 2025, 17:00 -
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
Edhe pse inflacioni po ulet, shtrenjtimi i ushqimeve nuk po ndalet. Në shkurt produktet e mishit, zarzavatet dhe bulmeti kushtuan më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. INSTAT thotë se çmimi i mishit u rrit me 4%, ndjekur nga zarzavatet. Shkak për këtë shtrenjtim është tkurrja e numrit të bagëtive por edhe e bujqësisë.
10 Mars 2025, 15:00 -
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
Prej 11 vitesh, Vjollca Bala jeton e vetme. Që kur i shoqi u nda nga jeta, ajo është përpjekur të gjejë mënyra për të "mbytur" vetminë. Një nga shoqërueset e saj më të mëdha është teknologjia, duke u harruar për pak orë në rrjetet sociale.
9 Mars 2025, 19:19 -
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
Janari 2025 solli shitje produktesh bujqësore jashtë vendit 34 për qind më shumë dhe me vlerë 14.5 për qind më të madhe. Nuk kishte ndodhur në njëzet vitet e fundit. 52 milionë euro subvencion shtetëror vitin e kaluar. U mbështet fort nafta në bujqësi
5 Mars 2025, 20:00 -
-
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €
Bumi i ndërtimeve ka regjistruar rekord të ri vitin e kaluar. Në total bashkitë miratuan mbi 1300 leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2.4 milionë metër katror, ku mbizotërojnë lejet për rezidenca me vila apo me pallate shumëkatëshe. Vlera e lejeve të dhëna në vitin 2024-ën sipas INSTAT arriti në mbi 1 miliardë euro.
28 Shkurt 2025, 14:55 -
Bumi i turistik po shtyn bizneset drejt bankave, vjet morën 128 mln euro kredi për investime dhe shtim kapacitetesh në hoteleri
Afro 128 milionë € është vlera e kredisë që kanë dhënë bankat për turizmin gjatë vitit të kaluar, në rritje prej 26 milionë € krahasuar me 2023. Shtimi i kredisë për këtë sektor është ndikuar nga bumi turistik, që ka shtuar nevojë për rritje të kapaciteteve pritëse. Ndërsa qeveria synon dyfishim të kapaciteteve deri në 2030-ën.
23 Shkurt 2025, 20:04 -
Bie prodhimi, turizmi e ndërtimi ‘motorët’ e punësimit dhe rritjes ekonomike! INSTAT: Një në tre biznese bënte tregti në 2023
Shqipëria ka në total 117 mijë biznese aktive sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2023. Referuar të njëjtit raport evidentohet se ekonomia po ikën gjithnjë e më shumë nga industritë prodhuese dhe po fokusohet tek turizmi dhe ndërtimi. Këto dy sektorë janë kthyer në motorët kryesor të punësimit dhe të rritjes ekonomike.
19 Shkurt 2025, 19:14 -
Shtyhet për në 2026-ën Censi i bujqësisë! Ende nuk është përfunduar projektligji për të nisur procesi
Shtyhet për të disatën herë censi i bujqësisë në vend. Këtë të martë në komisionin e Ekonomisë, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli u shpreh se është drejt përfundimit projektligji i vendit dhe më pas do të vijojë censi i bujqësisë. Praktikisht ky proces nuk do të realizohet këtë vit por në 2026-ën.
18 Shkurt 2025, 18:10 -
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
Viti 2025 nis mbarë për eksportet të cilat janë rritur lehtë pas 10 muajsh në rënie. INSTAT thotë se në janar janë eksportuar mallra me vlerë 31 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se vjet. Ndikim pozitiv dha energjia elektrike dhe grupi i produkteve ushqimore.
17 Shkurt 2025, 16:04 -
Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri
Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti. Në shkallë kombëtare bebet e lindura me 2024 shënuan rënie vjetore me 5 për qind, por në disa qarqe ishte shumë fish më e lartë.
14 Shkurt 2025, 09:35 -
Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë
Zvogëlimi i tufave të bagëtive po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve. Tkurrja e numrit të bagëtive (lopë, dhi, dele) me afro 160 mijë nga viti në vit, po shtrenjton shpejt produktet e mishit por edhe bulmetin.
13 Shkurt 2025, 16:47 -
-
Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? Nga shpenzimet për shtatzëninë tek rritja
Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja për familjet, duke filluar nga nevojat bazë si ushqimi për fëmijë dhe pelenat, e deri te faturat e spitalit, që shpesh mbeten një barrë e rëndë financiare.
8 Shkurt 2025, 10:20 -
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
Afro 35% e familjeve shqiptare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet mujore pa marrë borxh. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se qytetarët në vend janë më pak rezistent ndaj shpenzimeve të papritura në raport me mesataren e BE-së.
4 Shkurt 2025, 19:26 -
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sot në rubrikën e tij “Sy m’Sy” komentin e një qytetari lidhur me turizmin në vend, ku sipas tij në Shqipëria është më shumë për të huajt sesa për shqiptarët.
22 Janar 2025, 10:58
