-
‘Ju q**sha motrën, shkoni more!’ Gjejnë përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë në burgun e Pisa-s, videoja transmetohet në TikTok
Gjatë videos që pati rreth 15 mijë shikues para se të ndërpritej, të burgosurit, duke alternuar gjuhën italiane dhe atë shqipe, denoncuan se “janë rrahur me shkopinj gome” dhe se kanë “të drejtën të mos përgjohen dhe të mund të flasin lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikën se po na përgjojnë”.
1 Tetor, 07:52 -
Më 3 tetor koncert në Bergamo, Yll Limani në vëmendjen e Corriere: Artisti që ka frymëzuar një brez të ri, zëri që kapërcen kufijtë
Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull Yll Limanit dhe koncertit të tij që do të mbahet më 3 tetor në Bergamo, duke sjellë një përmbledhje të historisë së këngëtarit shqiptar, suksesit, stilit që e karakterizon dhe çfarë përfaqëson ai për të rinjtë e brezit të tij.
30 Shtator, 09:18 -
Gjendet i pajetë studenti shqiptar në Itali! Familja e kërkonte prej 20 ditësh, e identifikon nga tatuazhi në gjoks! Mesazhi i fundit: Jam ende gjallë
Trupi i Ferdinand Nokajt nga Colli al Metauro, u gjet në lumin Adige: ai ishte zhdukur prej një muaji. 25-vjeçari studionte në Rovereto për Psikologji. Para mesazhit të fundit, Ferdinandi i kishte treguar familjes se ishte sulmuar në Rovereto nga disa djem shqiptarë.
30 Shtator, 08:12 -
Itali/ 36-vjeçari shqiptar u vra nga pronari i shtëpisë ku tentoi të grabiste, ekspertiza zbardh detaje të reja, gjenden 12 gëzhoja
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar, Gjovalin Lazri në Itali. Sipas rezultateve paraprake të ekspertizës, distanca nga e cila u kryen të shtënat dyshohet të ketë qenë më pak se 14 metra.
29 Shtator, 22:42 -
Zbulohet skema me 'tax free', blinin mallra në Itali dhe dyshohet se i fusnin kontrabandë në Shqipëri! Mbi 1 mijë fatura me vlerë totale 2 mln euro
Mallrat bliheshin në Itali si për përdorim personal për të marrë rimbursimin e TVSH-së dhe dyshohet se më pas futeshin në Shqipëri pa u deklaruar, për t’u tregtuar. Nën hetim janë dy raste me mbi 1 mijë fatura dhe vlerë totale rreth 2 milionë euro.
29 Shtator, 18:44 -
Ishin eksportuar nga Shqipëria, Italia tërheq nga tregu açuget me histaminë dyfish mbi normën e lejuar
Sipas njoftimit të 22 shtatorit në RASFF, analiza e mostrave rezultoi me 800 mg/kg histaminë nga 400 mg/kg që është kufiri. Açuget ishin importuar në Shqipëri, më pas përpunuar dhe eksportuar drejt Italisë nga kompania “Poseidon.”
29 Shtator, 12:08 -
I dënuar me 12 vite burg për vrasje, arrestohet në Bolzano të Italisë Vanxhel Balla! Do të ekstradohet në Shqipëri
Balla është dënuar në vitin 2020 me 12 vjet burg, prej të cilave i kanë mbetur 9. Bashkë me të vëllain, Aleksandër Balla, vranë me thikë një 36-vjeçar në 2018, në Arras të Dibrës, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në një lokal, ku gjatë përleshjes, 36-vjeçari mori goditje të rënda me thikë në organet jetësore.
29 Shtator, 10:06 -
-
Një xhiro me Vespa rrugëve të Romës, kryeministri hungarez shijon ‘dolce vita’-n në Qytetin e Përjetshëm (VIDEO)
Magyar shfaqet i shkujdesur, duke shijuar kohën me të birin dhe atmosferën e Romës. Magyar iu dorëzua plotësisht atmosferës së qytetit, duke kërcyer mes turistëve dhe vendasve nën ritmet e “Sarà perché ti amo”.
28 Shtator, 09:17 -
-
U zhduk në Itali kur ishte 16 vjeçe, emisioni ‘Chi l’ha visto?’ publikon foton e Rajmonda Kotorrit në Milano! Motrat: Ngjan me nënën kur ishte e re
Një shikues i programit i është përgjigjur apelit të familjes shqiptare duke dërguar një foto të saj, të shkrepur në Milano që ai mendon se ngjan me Rajmonda Kotorrin. Sipas rrëfimit të motrës së saj, Lauretës, ajo i shkoi pas një burri që i kishte premtuar të martohej me të, si dhe një punë të mirë atje.
27 Shtator, 13:13 -
Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
47-vjeçari Ervin Dakoli është arrestuar në Tiranë pasi gjykata e Bolonjës, në maj të këtij viti ka lëshuar urdhër arrest pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Në Rinas u arrestua Hamdi Krasniqi, një 38-vjeçar nga Kosova i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg në 2022 nga Apeli i Pejës për falsifikimin e 15 mijë dollarëve.
27 Shtator, 12:10 -
Itali/ Hiri i vullkanit Etna paralizon aeroportin e Katanias për të dytën ditë radhazi, pezullohen të gjitha fluturimet deri në mesnatë
Ndalimi ishte parashikuar deri në mesditë, por është zgjatur deri në orën 23:59. Pasagjerëve u kërkohet të kontrollojnë fluturimin përpara se të nisen drejt aeroportit.
27 Shtator, 11:00 -
Itali/ Kufizimi i nxënësve të huaj në klasa, kryebashkiakja e Pieve di Cadore: Erdha nga Shqipëria kur isha në klasë të katërt, vitin tjetër ndihmoja shokët
Sindi Manushi, shqiptarja e cila është kryetare e bashkisë së Pieve di Cadore në Belluno, ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera ku ka folur për nismën e qeverisë Meloni lidhur me kufizimin e numrit të nxënësve të huaj në klasa.
25 Shtator, 19:03 -
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi-t, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe
Në Terminalin 1 u vendos një pllakë përkujtimore. Në ceremoni mori pjesë presidenti i Senatit Ignazio La Russa, ministrat Matteo Salvini dhe Antonio Tajani, ndërsa mungoi kryebashkiaku i Milanos i cili tha se ishte kundër këtij vendimi.
25 Shtator, 18:25 -
Goditet rrjeti neo-nazist në Itali! Arrestohen 14 adoleshentë dhe 3 të rritur, dyshohen se po përgatisnin sulme terroriste
Të arrestuarit jetonin në zona të ndryshme të Italisë dhe akuzohen për nxitje të kryerjes së veprave penale, propagandë dhe nxitje të urrejtjes mbi baza racore, etnike e fetare, si edhe përgatitje të veprimtarive me qëllime terroriste.
25 Shtator, 14:30 -
Ishte duke punuar, shqiptari bie në gropën e ashensorit në Itali dhe ndërron jetë! Trupi i viktimës u gjet pas sinjalit të celularit (EMRI)
Altin Kokici është 51-vjeçari shqiptar, që ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes të së mërkurës, ndërsa në objekt po kryheshin punime rikonstruksioni.
24 Shtator, 20:48 -
Miratohet dekreti i ri për shkollat në Itali! Ndalohet mbulimi i fytyrës, nxënësit që nuk dinë italisht jo më shumë se 30% në klasat e para! Gjoba deri në 1 mijë euro për prindërit që nuk ndjekin kursin e gjuhës
Qeveria italiane ka miratuar një dekret me rregulla të reja për shkollat. Ai vendos një kufi prej 30% në klasat e para për nxënësit e huaj që nuk kanë ndjekur për një periudhë të caktuar arsimin në Itali, ndalon burkën dhe hixhabin në aktivitetet shkollore dhe parashikon kurse të italishtes për prindërit kur pengesat gjuhësore vështirësojnë integrimin e fëmijëve.
24 Shtator, 18:47 -
Alarmi i CIA-s: Rusia po përgatitet për të sulmuar me dronë nga deti Spanjën, Francën ose Italinë
Ministrat e Jashtëm evropianë po punojnë për një raport të detajuar pas vizitës së drejtorit të CIA-s në Moskë. Sipas informacioneve të siguruara nga qeveria lituaneze, Rusia do të lëshojë nga anijet raketat e frikshme Gerbera, me një rreze veprimi prej 600 km.
24 Shtator, 08:46 -
Itali/ Shqiptari u vra teksa hyri për të vjedhur në një shtëpi, publikohet audio e pronarit: E qëllova sepse u frikësova
Trupi i Gjovalin Lazrit u gjet pranë daljes nga oborri i shtëpisë në fermë. 36-vjeçari mbante një maskë, doreza dhe një elektrik dore. Një kaçavidë dhe dy mijë euro u gjetën gjithashtu në pantallonat e tij.
23 Shtator, 21:56