-
Afera e dosjes ‘Partizani’/ Të hënën hidhet shorti për treshen gjykuese të çështjes në GJKKO! Të pandehur Berisha, dhëndri i tij Malltezi dhe 3 të tjerë
Javën e dytë të qershorit pritet seanca e parë, përballja e vërtetë me Drejtësinë, Berisha-Malltezi në gjyq! Thuajse 2 javë pas vendimit për kalim në gjyq, dosja e aferës Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë, do të njohë të hënën treshen gjykuese. Report Tv ka mësuar se shorti hidhet nesër, ndërsa të vetmet gjyqtarë të përjashtuar nga shorti janë Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi
1 Qershor, 09:38 -
GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe liron nga sekuestro 4 të tjera! Rrëzon pjesërisht kërkesën e SPAK-ut (LISTA+VENDIMI)
Konfiskohen 3 automjete të tonazheve të ndryshme dhe aksionet në dy kompani, teksa u liruan nga sekuestro 2 apartamente, një tokë arë dhe një automjet, nëpërmjet revokimit të masës
21 Maj, 17:04 -
Dhëndri Malltezi akuza gjyqtares Flojera Davidhi që u lavdërua nga Berisha kur e nxori nga arresti shtëpiak, qëndrimet e Familjes për drejtësinë sipas interesave të saj
Raporti hipokrit i Familjes Berisha me drejtësinë nuk ndryshon. Çdo gjyqtar dhe prokuror që mer një vendim në favor të saj, lavdërohet nga Sali Berisha si i pakapur nga narkoregjimi, me integritet dhe i panështruar.
19 Maj, 18:48 -
‘Partizani’ kalon për gjykim/ Beqiri për Report Tv: Zvarritja mori fund, Berisha rrezikon 12 vite burg, familja e tij ndër më të pasurat!
Dosja 'Partizani' ishte sot një temë analize dhe debati në “Studio Live”, ku u përballën dy juristët dhe avokatët Idajet Beqiri dhe Besart Logu, me argumente të kundërta. Beqiri shprehet se Gjykata nuk duhet ta lejonte zvarritjen, teksa tani kreu i PD-së rrezikon edhe burgosjen e gjatë. Logu: Vendimi i sotëm në kundërshtim me ligjin
19 Maj, 18:03 -
Seanca në GJKKO për aferën Partizani, avokatja e Berishës paralajmëron tjetër zvarritje: Gjoka e dënuar për falsifikim dokumentesh, nuk e deklaroi! Vendimi u sigurua nga Beleri
Avokatja e Sali Berishës, Klodiana Gjyzari ka folur për mediat para nisjes së seancës paraprake të aferës Partizani. Vetë ajo paralajmëroi se do t’i drejtohen gjyqtares Davidhi me kërkesa të tjera procedurale, duke vazhduar kështu me taktikat e zvarritjes. Avokatja tha se dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, ndërsa Gjyzari ka qenë edhe av
5 Maj, 11:35 -
Zvarritet sërish afera Partizani/ Seanca shtyhet pas zgjedhjeve, mbahet më 19 maj! Davidhi i rrëzon kërkesën për revokimin e vendimeve të Gjokës, avokati kërkon përjashtimin
Berisha ia del të shtyjë seancën paraprake të aferës Partizani pas zgjedhjeve të 11 majit. Davidhi duhej të jepte sot vendimin për kalimin e tij dhe dhëndrit për gjykim, por avokatët kërkuan përjashtimin e saj. Davidhi nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për revokimin e vendimit për pavlefshmëri të provave të marra nga Irena Gjoka. Ata kanë dorëzuar edhe një dokument ku pretendojnë se Gjoka, gjyqtarja e hetimit paraprak, rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh, por s’e ka deklaruar.
5 Maj, 10:18 -
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, më 5 maj vendimi nëse kalon ose jo për gjykim (VIDEO)
Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e Flojera Davidhit. Kjo e fundit më 5 maj duhet të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim, dosjen Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe 3 të tjerë.
28 Prill, 12:40 -
Dosja ‘Partizani’, përpjekjet e Berishës për t’i shpëtuar gjykimit, Doçi: Shpreson të fitojë më 11 maj dhe t’i bëjë presion drejtësisë! Gjyqtarja Davidhi ishte ajo që i hoqi ‘arrestin në shtëpi’
Gazetari Doçi tha kreu i Partisë Demokratike ka si synim të shtyjë vendimarrjen pas 11 majit, me shpresën që do të rikthehet në pushtet dhe do mund të ushtrojë presion mbi drejtësinë.
24 Prill, 19:02 -
VIDEO- Sot kërkon ta ‘heqë qafe’ për njëanshmëri, por 5 muaj më parë Berisha falënderonte publikisht gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak
Sali Berisha përdori sot një tjetër taktikë për të shmangur një vendim nga GJKKO për kalimin për gjykim ose jo të dosjes Partizani, ku është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi.
24 Prill, 14:32 -
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn përsëri seancën, kësaj radhe ‘sëmuret’ avokati i Begejas! Vijon taktika e zvarritjes, ja kur mbahet e radhës
Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani. Kësaj radhe shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të Begejas, i cili mësohet se kishte paraqitur raport si i sëmurë. Sot, në ditën e nisjes së fushatës elektorale, pritej vendim nëse Berisha dhe dhëndri do kalonin si të pandehur, por ata vijojnë me taktikat e zvarritjes prej 6 muajsh.
11 Prill, 07:57 -
5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”?! Të pandehurit për korrupsion Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund (VIDEO)
Kanë kaluar mbi 6 muaj kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe ende gjyqi nuk ka nisur. Seanca paraprake është shtyrë dhe zvarritur për rreth 5 muaj, ndërsa gjyqtarja Flojera Davidhi nuk e një vendim për kalim në gjyq themeli, që do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë. Një zvarritje pa kuptim, që shton dyshimet për taktikë të qëllimtë për ta shtyrë pa fund procesin.
18 Mars, 10:42 -
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
Gjykata e ka shtyrë përsëri sot seancën për në datën 4 prill, ku do të dëgjohen edhe pretendimet e prokurorëve të SPAK. Më pas gjyqtarja e çështjes, Flojera Davidhi, do të shprehet me vendim
13 Mars, 14:48 -
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon sërish Malltezin, mbetet në arrest shtëpie! Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim paraqitjeje
GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin, i pandehur për aferën partizani. Nga ana tjetër. Berisha i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë dhe kërkon heqjen e masës detyrim paraqitjeje.
5 Mars, 13:06 -
-
Afera Partizani/ Seanca paraprake në GJKKO, Malltezi kërkon pushimin e dosjes! I dhanë leje Berishës për të shkuar në Gjermani, Gjokutaj zbulon dokumentet që dorëzoi në SPAK
Në GJKKO u mbajt sot seanca paraprake për aferën Partizani, që ka si protagonist ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
31 Janar, 09:59 -
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
Edison Memolla deklaron se nuk do të largohet nga posti i kryetarit bashkisë së Rrogozhinës pa thënë fjalën e vet dhe Apeli i GJKKO-së, shkalla e dytë e gjyqësorit ku ka ankimuar dënimin me 1 vit burg të dhënë nga GJKKO.
26 Janar, 12:29 -
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
Në një deklaratë të shpërndarë në facebook nga avokati i tij, Beqaj thotë se ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake.
26 Janar, 09:31 -
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
GJKKO shpalli fajtor Edison Memollën për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe të dënojë Memollën me 1 vit burg e ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare. Memolla ndërhyri pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
24 Janar, 10:03 -
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen e koncesionit të Sterilizimit ku të pandehur janë ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj e 6 të tjerë.
23 Janar, 11:55 -
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
Pas 9 muajve gjykim paraprake, GJKKO vendosi sot kalimin e dosjes së koncesionit të sterilizimit për të kaluar në gjykim themeli. Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish zëvendësministri Klodian Rjepaj do të gjykohen për akuza më të rënda se ajo që SPAK kishte dërguar në GJKKO. Në bankën e të akuzuarve dhe biznesmeni Rrapaj dhe 6 të tjerë.
23 Janar, 11:08