-
30 vjet nga Lëvizja Studentore/ Rama: Vite të jashtëzakonshme për shoqërinë tonë! Basha: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Meta: Koha për restart
Shënohen 30 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt qendrës së Tiranës.
8 Dhjetor 2020, 08:59 -
-
-
'Ç'drejtësie është kjo?', Rama sjell dëshminë e mjekes që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së: Më vranë vëllanë, aty ku punonte tokën sot ka varrin (VIDEO)
Nën nismën "Liria ka emër", kryeministri Edi Rama solli dëshminë e Gjylsere Berishës, e cila iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si motër medicinale, për t’i shëruar plagët e ushtarëve, por që u detyrua të merrte edhe armën për të luftuar ndaj masakrave të serbit, sidomos në Prizren, ku ajo ishte prezente.
7 Dhjetor 2020, 16:03 -
PD: Po vidhen fondet e rindërtimit! 1 shkollë me çmim 3 herë më të lartë se BE
PD përmes një deklarate të bërë nga ish-deputeti Luçiano Boçi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij po buzon me fondet e rindërtimit. Sipas Boçit, fëmijët e vegjël të klasave të para e të dyta, mësojnë me 2-3 e 4 turne dhe e lënë shkollën në orën 8 të darkës
7 Dhjetor 2020, 14:31 -
Topalli, akuza Bashës: Po bën opozitë selektive, për oligarkët të flasë me emra konkretë! Njerëzit kanë të drejtë të pyesin si i bëri vilat në kohë pandemie
E rikthyer në politikën aktive në krye të partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli flet me shqetësim për situatën ekonomike. Sipas saj, 40% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme. Për Klan, ish-kryeparlamentarja shprehet se buxheti i vitit 2021 është një buxhet elektoral dhe se e çon borxhin në 90%.
6 Dhjetor 2020, 20:44 -
-
Mediu: Vendi pa institucione! Qeveria shqiptare si asnjë qeveri tjetër në rajonin e Ballkanit, nuk po mbështet qytetarët gjatë pandemisë
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një takim me strukturat e Partisë Republikane në Paskuqan, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka më gjykata dhe prej kohësh nuk po respektohet Kushtetuta dhe liritë e të drejtat e qytetarëve.
6 Dhjetor 2020, 14:22 -
PD vijon akuzat për fshehjen e viktimave nga COVID: Qeveria po bën politikë! Raportoi 62 të vdekur në qark, por vetëm Bashkia Shkodër ka 80 vdekje (VIDEO)
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID. Sot me anë të një deklarate të bërë nga ish-deputeti Bardh Spahia, PD vijon me akuzat duke marrë si shembull konkret Shkodrës në të cilën sipas tij po fshihen shifrat.
6 Dhjetor 2020, 11:44 -
Rama mesazh qytetarëve me pamjet e Kishës së Shënkollit: Dashuri dhe kujdes për veten e të afërmit tuaj
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh për të gjithë ndjekësit, të cilëve u uron një ditë me më shumë dashuri dhe kujdes për të afërmit. Urimi i Ramës për qytetarët është që të kenë më shumë dashuri dhe kujdes për veten dhe të afërmit e tyre.
6 Dhjetor 2020, 10:39 -
1.1 milion doza vaksine anti-COVID, çfarë ka siguruar deri tani Shqipëria dhe për çfarë po lobon Rama në SHBA
Në një kohë kur rastet me koronavirus po rriten çdo ditë, teksa ekspertët flasin edhe për një valë të tretë në muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCOVID duket e vetmja shpresë për të frenuar pandeminë.
5 Dhjetor 2020, 22:17 -
-
Ligji i ri/ Meta nën mbrojtje nga Garda deri në 2027, Rama-Ruçi edhe 4 vjet pas mandatit, 6 zyrtarët e rinj që do ruhen, ja ç'ndodh me Bashën
Ligji i ri për Gardën e Republikës zgjeron kategorinë zyrtarëve të lartë që do të mbrohen gjatë mandatit, përfshihen krerët e drejtësisë dhe dy ministra, mbrojtja e kryetarit të opozitës dhe personaliteteve të tjera i lihet në dorë qeverisë, zgjatet e afati për mbrojtjen e presidentit, kryeministrit dhe kreut të Kuvendit pas mbarimit të mandati.
5 Dhjetor 2020, 16:11 -
'Prioritet i luftës sonë'/ Rama: Rrugës për në SHBA për të sjellë sa më parë në Shqipëri vaksinën anti COVID
Kryeministri Rama ka njoftuar pak minuta më parë ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri.
5 Dhjetor 2020, 13:27 -
'Urime Shqipërisë për drejtimin e suksesshëm të OSBE'/ Yuri Kim citon Ramën në angazhimin për integrimin dhe marrëdhënien me SHBA-BE
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për drejtim të suksesshëm sipas saj të OSBE-së përgjatë gjithë këtij viti që ka qenë më i vështiri.
5 Dhjetor 2020, 12:45 -
-
-
Rama batuta me Ndreun në shkollën e rindërtuar: I kam thënë vër gra kryetare njësish dhe më ka dëgjuar! Ahmetaj: Palestra s'ka top basketbolli, tmerr
Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë e cila është rindërtuar, ka bërë batuta me kryetarin e bashkisë Lezhë , Pjerin Ndreu dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj
4 Dhjetor 2020, 17:12 -
Kreu i PD në Durrës: Shkollat po rindërtohen me 2-fishin e çmimit
Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka bërë një denoncim lidhur me rindërtimin në Durrës, duke e quajtur aferë korruptive me rindërtimin e shkollave Sipas tij qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë. Ai thotë se Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, ndërsa qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.
4 Dhjetor 2020, 16:26 -