Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e sotme të mos merret me deklarata politike apo me fushatë zgjedhore ashtu siç bën gjithmonë, duke u relaksuar në Liqenin e Xhebrahimeve në Sauk.

"Një e diel e mrekullueshme te Liqeni i Xhebrahimeve, Sauk", shkruna Meta krahas fotos që poston.

Foto e postuar nga Ilir Meta

Edhe kryetarja e LSI-së. Monika Kryemadhi ka zgjedhur ta bëjë pushim këtë të diel edhe pse janë në fushatë elektorale duke ia dedikuar familjes.

"E diela është e familjes ndaj kudo të jeni, kujdesuni të shpërndani emocion pozitiv për nënën, babain, të dashurit tuaj. Ditë të mbarë!", shkruan Kryemadhi.

Postimi i Monika Kryemadhit

Ndërkohë që nga krahu tjetër Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë në Kombinat dhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili ishte në Elbasan, kanë qenë aktiv me fushën ku nuk kanë munguar edhe përplasjet mes tyre me deklarata.