-
Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese
Rritja e kredisë për shtëpi është mbështetur nxitur nga oferta e lartë për financim nga sektori bankar, rikthimi i një cikli rënës të normave të interesit, por edhe nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.
31 Korrik 2025, 09:00 -
Bizneset po ‘trokasin’ më shumë tek bankat për kredi, BSH: Interesat e ulëta kanë shtuar kërkesën, shumica për investime
Sipërmarrja shqiptare po merr më shumë kredi për të bërë investime. Banka e Shqipërisë thotë se gjashtëmujori i parë i vitit u mbyll me rritje të kërkesës për kredi nga të gjitha llojet e bizneseve, i njëjti trend pritet të vijojë edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit, ku ndikim pozitiv kanë edhe interesat e ulëta.
27 Korrik 2025, 19:04 -
-
Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë
Gjysma e dytë e vitit 2025 pritet të ulë vlerën e kredisë që do të japin bankat për blerje banese, si dhe do të shoqërohet me rritje të kushteve për të dhënë hua. Kështu thuhet në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë, ku bankat kanë paralajmëruar ‘ngadalësim’ të kredisë për blerje pronash, ndikuar prej kufizimeve të huasë për qytetarët që duan të blejnë banesë.
21 Korrik 2025, 19:53 -
Monedha euro drejt një minimumi të ri, po zbret nën 97 lekë! Valutat po tkurren, por jo çmimet për produktet e importit
Valutat e huaja duken të pafuqishme përballë monedhës kombëtare. Banka e Shqipërisë thotë se euro po shkon drejt një minimumi të ri, teksa sot u këmbye në 97 lekë. Krahasuar me vjet është zhvlerësuar me 3%, por kjo rënie nuk po sjell çmime më të ulëta, ndërsa po dëmton eksportuesit dhe ata që kanë të ardhurat në euro.
17 Korrik 2025, 19:28 -
-
Rriten lehtë kreditë e këqija, Raporti i BSH: Në bilancet e bankave janë 362 mln euro kredi me probleme
Vlera e kredive me probleme është rritur lehtë në muajin maj, nga 4% që ishte në 4.12%. Banka e Shqipërisë thotë se vlera e huave të pashlyera në kohë arriti në 362 milionë euro. Por në raport me vjet kredia e keqe është më e ulët.
10 Korrik 2025, 15:57 -
-
Bujqësia e nënfinancuar/ Sejko kërkesë bankave: Shtoni kreditimin, sektor jetik për ekonominë! Malaj: Garanci sovrane 3 mld lekë
Në një kohë kur bujqësia po vuan kreditimin, Guvernatori Sejko dhe ministri i Financave Petrit Malaj kërkojnë nga bankat që të japin më shumë kredi për sektorin dhe të jenë të gatshme të zbatojnë garancinë sovrane prej 3 miliardë lekësh, të vendosur nga qeveria shqiptare.
8 Korrik 2025, 10:36 -
Guvernatori pret në takim ambasadorin e ri të Spanjës, Sejko: Ekonomia po rritet! Ventura: Ju mbështesim me integrimin
Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian.
7 Korrik 2025, 15:47 -
Mozaiku i fshehtë i qendrës së Tiranës! Shumë nga ne nuk e dinë këtë fakt! Copëza të reja në emisionin Amarcord
Udhëtim magjepsës në kujtesën historike, kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë. Shikoni “Amarcord”, çdo të diel në ora 21:00 në Report TV. Sepse kujtesa është si një mozaik, nëse mungon edhe një gur, historia nis të bëhet e pasaktë. Dhe Tirana, ky kryeqytet që ecën gjithnjë më shpejt, ka nevojë të ndalë ndonjëherë dhe të kujtojë..
6 Korrik 2025, 22:48 -
Tensionet tregtare dhe ushtarake po kërcënojnë ekonominë globale, BSH ul normën bazë të interesit në 2.5%
Ekonomia globale po rrezikohet nga tensionet tregtare dhe ushtarake. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Vendimi u njoftua nga guvernatori Gent Sejko i cili tha se këto pasiguri të shtuara mund të sjellin rritje të inflacionit.
2 Korrik 2025, 16:30 -
Tarifat që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrencës i kërkon BSH të ndërhyjë
Pas një monitorimi të tregut të shërbimeve ATM në Sarandë, ku u konstatuan problematika, Komisioni i Konkurrencës i kërkon Bankës së Shqipërisë që të marrë masa për këtë shërbim në të gjithë vendin.
2 Korrik 2025, 10:22 -
Nga sot, jo më kredi 100% për të blerë shtëpi! Kufizimet e Bankës së Shqipërisë (rastet e veçanta kur tejkalohet tavani)
Ka nisur zyrtarisht zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë që ndalon bankat të japin kredi 100% për blerje shtëpie. Asnjë bankë nuk do të lejohet të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpi më shumë se 85% e vlerës së saj. Për të blerë një apartament të dytë, vlera do të jetë edhe më e ulët.
1 Korrik 2025, 15:39 -
Mbledhjet e FMN e BB, Sejko: Tarifat doganore të SHBA ndikim të tërthortë në Shqipëri, por mund të rrisin çmimet e godasin tregtinë
Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.
27 Qershor 2025, 14:08 -
‘Frikë’ pas skandalit me mikrokreditë/ Bankat vjet nuk ‘shitën’ asnjë kontratë kredie me probleme
Vlera e kredive me probleme vijon të ulet në vend, duke zbritur në 347 milionë euro në fund të vitit të shkuar, dhe ndikim pozitiv thotë Banka e Shqipërisë ka dhënë ulja e interesave, zhvlerësimi i valutave edhe shlyerja e disa huave me probleme. Report Tv ka mësuar se të ndikuar nga skandali me mikrokreditë vitin e kaluar, asnjë bankë nuk shiti asnjë kredi të keqe në të gjithë 2024-n.
26 Qershor 2025, 21:52 -
Edhe 2025-a viti i 'superlekut'! Në tremujorin e parë BSH bleu 33 mln euro nga tregu por zhvlerësimi nuk u ndal
Banka e Shqipërisë ka blerë 33 milionë euro, me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit dhe për të rritur rezervën valutore. Me gjithë këtë sasi të tërhequr nga tregu, përsëri zhvlerësimi nuk ka ndalur, pasi valutat vijojnë të prekin nivele të ulta historike në raport me lekun.
26 Qershor 2025, 21:49 -
Takimi i Kolegjit të Mbikëqyrësve/ Zv.guvernatorja Ahmetaj: Stabiliteti financiar, kusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
U zhvillua takimi i Kolegjit të Mbikëqyrësve, i organizuar nga Banka Qëndrore Evropiane dhe i mikpritur nga Banka e Shqipërisë. Ky Kolegj zhvillohet çdo vit nga Banka Qendrore Evropiane, me qëllim vlerësimin e përbashkët të riskut për çdo grup bankar që mbikëqyret nga BQE-ja dhe për herë të parë një takim i tillë u mbajt në Shqipëri.
25 Qershor 2025, 16:04 -
Pronat 'gllabërojnë' paratë e të huajve në Shqipëri! Turqia, Holanda dhe Italia kryesojnë me investimet
Të huajit investuan 362 milionë euro në Shqipëri në tre muajit e parë të këtij viti, me rritje prej 2% krahasuar me vjet. Turqia, Holanda, Italia dhe Austria janë katër shtetet me vlerën më të madhe të fondeve të investuara në vend. Ndërsa Pasuritë e Paluajtshme, vijojnë të rrëmbejnë vlerën më të madhe të këtyre parave.
25 Qershor 2025, 15:31 -
Konferenca e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, Sejko: Kemi rol në integrim! Sfidë, monedhat dixhitale e Inteligjenca Artificiale
Në fjalën e tij, Sejko theksoi rëndësinë e Bankës së Shqipërisë në rrugën evropiane të vendit, me politikat dhe praktikat e përafruara me standartet e BE. Ai tha se janë të përkushtuar të forcojnë kapacitetin institucional dhe bashkëpunimin rajonal.
11 Qershor 2025, 10:59